Çfarë ndodh gjatë çasteve magjike kur dy persona puthen

    Share
    avatar
    e.Xtract
    Moderator
    Moderator

    Postimet : 83
    Pikët : 163
    Thanks : 0
    Location : Hajvali
    Join date : 15/05/2009

    (N) Çfarë ndodh gjatë çasteve magjike kur dy persona puthen

    Mesazh nga e.Xtract prej Sat May 16, 2009 2:52 am


    Të dashurit që e "eksplorojnë" në mënyrë reciproke gojën me gjuhë, do të vinin re më pas mirëqenien arkaike, ndjenjën e kënaqësisë dhe besimin e të ushqyerit gojë më gojë. Por, kënaqësia e puthjeve është edhe një fakt kimik. Në rastin e "puthjes së parë" (me dikë që na pëlqen shumë) tek individi shfaqet në fakt një "stuhi" e vërtetë, që shkencëtarët i atribuojnë një molekulë feniletilamina (Pea), e cila shkakton efekte të ngjashme me amfetaminat dhe vepron mbi sjelljen dashurore, duke dhuruar prodhimin e dy hormoneve, dopamina, një neurotransmetues që prodhon ndjenja shpërblyese e të këndshme dhe noradrenalina që provokon ngacmimin dhe euforinë. Antropologët, nga ana e tyre, shikojnë te puthja simbolin e një shkëmbimi, ushqyerje, dashurie, por edhe diçka më shumë: pothuajse njësoj si një transfuzion shpirtëror.

    Frojdi thoshte se anatomia është fat dhe në hartën e trurit goja ka një pozicion shumë më të rëndësishëm në lidhje me organet e tjera seksuale (vetëm dora dhe gishtërinjtë zënë një hapësirë analoge në tru). Por një shpjegim më racional i puthjes e cilëson atë si një veprim që përfshin 29 muskuj të fytyrës, ku 17 janë vetëm për gjuhën: veç të tjerash vë në lëvizje 9 miligramë ujë, 0.18 lëndë të yndyrshme, 0.45 kripëra minerale, mijëra baktere dhe miliona mikrobe. Klasiket

    Është një etapë e detyruar. Të gjithë pak a shumë praktikojmë këto lloj puthjesh. Por fakti që këto janë puthje klasike nuk do të thotë t'i lëmë pas dore. Në qoftë se janë kaq të njohura dhe të praktikueshme sepse janë sensuale? Atëherë le të shfrytëzojmë rastin?!

    Tek buzët.....

    Është më klasikja që praktikohet dhe në kinema, më pak klasike dhe imagjinare përsa i përket botës reale. Në fakt të puthesh si në Hollyëood është një shpikje e hershme. Para se të mendosh për puthjen franceze ose puthjen e thellë duke u ndalur tek buzët, t'i shijosh, kafshosh, të vlerësosh kontaktin e parë elektrik…. Fillimi i puthjes është i rëndësishëm sa fillimi i raportit seksual. Një ushtrim shumë sensual, thith vetëm ajër të pastër që del nga buzët e tija, dhe ai duhet të thithë vetëm ajrin, që del nga buzët e tua.

    Përse kjo puthje të bën të dridhesh?

    Pse nënat i puthin fëmijët e tyre në qafë, për t'u dhënë atyre të gjithë dashurinë e mundshme. Kështu që zona e qafës mëson që tani ndjeshmërinë dhe domethënien e sensualitetit.Dhe kjo kujtohet në momente intimiteti.

    PUTHJE EROTIKE

    Këto puthje stimulojnë dhe bëjnë të shtohet dëshira seksuale. Trupi përgatitet të shkojë më larg se fillimi i aktit seksual. Dhe dëshira në vetvete është gati një kënaqësi. Do të ishte mëkat të shkoje direkt tek ''gjërat serioze''. Serioze është të përfitosh nga të gjitha kënaqësitë gjatë rrugës për në parajsë!

    Tek buzët.....

    Është puthja franceze, një puthje shumë erotike që belbëzon aktin seksual. Mukozat takohen, ujërat e trupit bashkohen tamam si në një raport seksual. Për këtë arsye kjo puthje është shumë sensuale dhe tërheqëse. Përfitoni të eksploroni shijen e buzëve të saj!

    Tek gjoksi.....

    Gati gjithmonë të lënë pas dore! Por jo vetëm femrat dëshirojnë të puthen tek gjoksi, të përkëdhelen... por dhe burrat. Përse të privohesh nga një kënaqësi efikase? Mjaftojnë pak minuta dhe nëse të pëlqen kjo pjesë e trupit, mund të zbulosh gjithmonë kënaqësi të reja!

    Tek barku....

    Është një zonë shumë delikate. Nuk është e mbrojtur me kocka si kraharori dhe legeni, kështu që është një vend shumë delikat. Kur lejon partnerin që të puthë do të thotë, që ke besim tek ai. Të të puthin tek barku do të thotë që ke nxjerrë në pah sensualitetin tënd.

    Pjesët e harruara të trupit

    Janë disa pjesë të trupit fatlume: puthen shpesh dhe zhvillojnë shumë shpejt sensibilitetin dhe kënaqësitë e këtyre pjesëve. Por janë disa pjesë të tjera të trupit që quhen pjesë të harruara që shpesh lihen pas dore, kalon shumë afër por asnjëherë nuk ndalemi asnjëherë por është një mëkat sepse mund të zbulohen kënaqësi të reja, duke provokuar kënaqësi të papritura.......

    Fytyra

    Duke kaluar puthjet në faqe midis miqve dhe puthjet në buzë midis dy të dashuruarve, fytyra shpesh lihet pas dore. Fytyra është një zonë shumë sensibile dhe komunikative. Tek pjesa e syve aty ku lëkura është e hollë dhe delikate është një zonë sensibël e përkëdheljeve, ashtu si rrënja e flokëve dhe veshët. Fytyra është si një univers për t'u zbuluar, dhe fjalët e dashurisë janë të qarta dhe të kuptueshme dhe kjo bën të të shtosh dëshirën, tamam si shikimet që shoqërojnë puthjet.

    Tek këmbët

    Disa njerëz mendojnë se i gjithë trupi është i prezantuar nga këmbët. Çdo centimetër korrespondon me një zonë. Këmbët janë të forta por edhe delikate, të ndjeshme ndaj ngacmimeve. Në qoftë se luan me këmbët kënaqësia do të përhapet në të gjithë trupin. Në qoftë se ngrihesh drejt kavilies, pulpat e këmbëve, gjunjët, kofshët.....do të arrish tek zonat erogjene që kanë kohë që të presin.

    Tek duart....

    Duart ashtu si dhe buzët janë shumë të ndjeshme. Duart analizojnë dhe vlerësojnë shumë mirë kontaktet, ashtu si dhe buzët. Buzët dhe duart janë instrumentet tanë: duart përkëdhelin buzët dhe buzët puthin. Të puthësh duart do të thotë t'u thuash të ndalojnë një çast, mbase para se të përkëdhelin. Sepse duart jane magjike…
    avatar
    3agLe
    Fillestar
    Fillestar

    Postimet : 21
    Pikët : 26
    Thanks : 0
    Join date : 17/05/2009

    (N) Re: Çfarë ndodh gjatë çasteve magjike kur dy persona puthen

    Mesazh nga 3agLe prej Sun May 17, 2009 7:19 am

    shum fort bahet a
    avatar
    e.Xtract
    Moderator
    Moderator

    Postimet : 83
    Pikët : 163
    Thanks : 0
    Location : Hajvali
    Join date : 15/05/2009

    (N) Re: Çfarë ndodh gjatë çasteve magjike kur dy persona puthen

    Mesazh nga e.Xtract prej Mon Jun 01, 2009 9:14 am

    kallet atmosfera ehehe

    Sponsored content

    (N) Re: Çfarë ndodh gjatë çasteve magjike kur dy persona puthen

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Sat Mar 25, 2017 3:40 am