AS FTI 1.0 - Fjalor i termave të informatikës

    Share

    ZeRo_CooL
    Fillestar
    Fillestar

    Postimet : 6
    Pikët : 21
    Thanks : 0
    Join date : 08/05/2009

    (N) Ndim rreth dc++

    Mesazh nga ZeRo_CooL prej Sat May 09, 2009 4:03 am

    avatar
    loti the hacker
    WebMaster
    WebMaster

    Postimet : 522
    Pikët : 1499
    Thanks : 7
    Location : TeToVa
    Join date : 07/05/2009

    (N) AS FTI 1.0 - Fjalor i termave të informatikës

    Mesazh nga loti the hacker prej Sun Jun 14, 2009 6:41 am

    Duke u nisur nga mungesa e theksuar e fjalorëve në fushën e informatikës, Qendra për Edukim dhe Përparim në bashkëpunim me organizatën Alba-Soft hartuan fjalorin - softuer të teknologjisë së informacionit. Ky është një fjalor shpjegues anglisht – shqip – anglisht që përmban rreth 2500 terma, për realizimin e të cilit është dashur puna e vyeshme e një numri të madh gjuhëtarësh dhe inxhinierësh.

    Pjesa më e madhe e atyre që punuan në hartimin e këtij softueri / fjalori kanë marrë pjesë dhe në procesin e lokalizimit të Windows XP dhe Office 2003, proces ky tepër i komplikuar si rrjedhojë e mungesës së përvojave në nivel kombëtar në lokalizime, e për më tepër si rrjedhojë e mungesës së një fjalori të tillë.

    Tash e tutje të gjithë përdoruesit e këtij softueri / fjalori do ta kenë më të lehtë lokalizimin e softuerëve, përkthimin në përgjithësi, si dhe përdorimin e terminologjisë së saktë në fushën e teknologjisë së informacionit.

    Falënderojmë shumë për ndihmën e dhënë bashkëpunëtorët e mëposhtëm: Emil Lafe (Akademia e Shkencave), Enver Hysa (IGjL), Gudar Beqiraj (INIMA), Neki Frasheri (INIMA), Betim Çiço (UT, Fakulteti i inxhinierisë elektrike), Fitore Muçolli, Zinaide Kuqi-Gruda, Jeta Rugova-Plakolli, Anila Çepani (IGjL) etj.

    Kontribut të veçantë me pjesëmarrje të përhershme në hartimin e këtij softueri / fjalori kanë Adelina Çerpja (IGjL) dhe Vehbi Neziri (Alba-Soft), të cilët kanë udhëhequr tërë procesin e hartimit të fjalorit / softuerit.

    Tashmë kur kompjuteri është pjesë e pandarë e jetës sonë të përditshme, edhe shqiptarëve u ofrohet mundësia që me kompjuterin “të flasin” shqip. Le të urojmë që kjo gjuhë të pasurohet me të njëjtin ritëm me të cilin po ecën teknologjia e informacionit.

    Alba-Soft



      Ora është Tue Oct 24, 2017 1:47 am