Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Ofert Per Forum Me Vb

    avatar
    ZeRo_CooL
    Fillestar
    Fillestar


    Postimet : 6
    Pikët : 21
    Thanks : 0
    Join date : 08/05/2009

    (N) Si ta konfiguroni DC++ në formë aktive

    Mesazh nga ZeRo_CooL Sat May 09, 2009 4:18 am

    Si ta konfiguroni DC++ në formë aktive?

    Forma aktive kërkon TCP dhe UDP në të njëjtin port hyrës dhe të gjitha portet dalëse që të punoj DC++ si duhet

    Nëse nuk jeni pas routerit:

    Klikoni në File dhe pastaj Settings. Klikoni në Connection settings.
    Zgjedhni pullën direct connection. Leni katrorin IP të zbrazët.
    Kjo e bën DC++ të përdor IP e përcaktuar për kartelën e rrjetit tuaj. Që kjo të funksionoj, nuk guxoni të keni IP interne.
    Poashtu, leni të zbrazët TCP/UDP/TLS portet. Kjo bën që DC++ të zgjedhi portin secilën herë.
    Vendosni konfigurimet OUtgoing Connection në Direct Connection. Klikoni OK.
    Nëse nevojitet atëherë e lejoni DC++ në murzjarrin tuaj. Shikoni në udhëzimet e tij se si bëhet kjo.
    Testoni formën aktive duke u kyëur në disa huba dhe bëni kërkim. Kërkimi duhet të sjellë rezultate. Nëse jo, d.m.th. se jeni pas routeri, keni IP adresë interne, ose nuk e keni konfiguruar si duhet murzjarrin.

    Nëse jeni pas routerit:

    Mund ta thjeshtësoni procesin e konfigurimit të formës aktive nëse routeri dhe sistemi juaj operativ janë UPnP kompatibil. Lexoni këtë temë për më shumë info. Nëse UPnP nuk funksionon apo nuk e keni këtë mundësi, bëni si vijon.
    Së pari ta konfiguroni routerin që ti drejtoj lidhjet tek kompjuteri me DC++ . Kjo quhet port mapping, port redirecting, port forwarding ose ngjashëm. Lexoni se si bëhet kjo, në udhëzimet e routerit/NAT tuaj.
    Duhet ta caktoni një port. Zgjedhni një numër nga 1024 - 65535, zakonisht shumica janë në dispozicion. Sigurohuni se UDP dhe TCP janë duke u drejtuar në portin që keni zgjedhur.
    When you have mapped a port on the router, in DC++ click on File and then Settings. Click on Connection Settings.
    Zgjedhni Firewall with manual port forwarding.
    Në katrorin e portit, shënoni numrin e portit ku jeni duke e drejtuar routerin.
    Në katrorin External / WAN IP , duhet të shënoni IP adresën e jashtme të routerit tuaj.
    Vendosni Outgoing Connection settings në Direct Connection. Klikoni OK.
    Forma aktive tash duhet të funksionoj. Nëse funksionon për një kohë, ndërsa herën tjetër që përdorni DC++, vazhdimisht paraqitet Connection Timeout ose nuk ka rezultate gjatë kërkimit, IP juaj (i jashtëm apo intern) ka ndryshuar.
    Nëse IP e jashtme vazhdimisht ndryshon (përdoruesve të DSL shpesh ju ndodh kjo), mund ta regjistroni një emër dinamik (p.sh. emriim.no-ip.info), me no-ip ose DynDns dhe shënoni atë adresë në katrorin për IP. Duhet ta përdorni një update client, i cili e përtërit adresën tuaj vazhdimisht me IP aktuale.
    Për testim nëse e keni konfiguruar si duhet apo jo portin në DC++, përdorni www.canyouseeme.org. DC++ duhet të jetë hapur. Në atë faqe, shënoni portin që keni caktuar dhe klikoni në Check. Nëse e keni konfiguruar si duhet, faqja do tu përgjigjet me Success. Nëse tregon Error, atëherë duhet të kontrolloni portin e drejtimit në router, DC++ konfigurimet dhe konfigurimet e murzjarrit tuaj.

    Keni Zone Alarm?
    Verzionet e vjetra të Zone Alarm kishin problem me DC++, që ka shkaktuar shkarkime/ngarkime të korruptuara. Kjo rezulton në 'Rollback Consistency' porosi gabimi. Shpeshherë ZA e bllokon fare DC++ edhepse i është dhënë leja. Në këtë rast duhet hequr plotësisht, sepse vetëm paaftësimi i tij nuk mjafton, e pastaj mund ta riinstaloni murzjarrin sërish.

    Windows XP?
    Service Pack 1: Ju rekomandojmë të mos e përdorni SP1 firewall e në vend të tij përdorni ndonjë tjetër. Nëse vendosni të përdorni një tjetër paaftësoni XP firewall. Nëse patjetër do ta përdorni, keni kujdes se si i konfiguroni TCP & UDP sepse ju nevojiten që të dy.

    Alcatel SpeedTouch 510?
    Bëni Login dhe shkoni tek Advanced > NAT në routerin tuaj.
    Zgjedhni New dhe shkruani IP lokale për kompjuterin dhe portin që do të përdor DC++. Shënoni portin e njëjtë në të dy katrorët e Portit. Klikoni apply. Bëni këtë për që të dy TCP dhe UDP si Protocol të zgjedhur.

    D-Link DI-604 or DI-704?
    Hapeni browser dhe shkruani si adresë (zakonisht 192.168.0.1) adresën e routerit dhe bëni login.
    Shkoni tek Advanced dhe klikoni në Virtual Server. Varësisht nga firmware version, mund të shënoni vetëm emrin, IP ose portin. Verzionet e tjera mundësojnë të përcaktoni cilin protokol specifik e drejtoni. Nëse ekrani juaj nuk duket kështu, provoni të përtëritni firmware. Gjithmonë drejtoni TCP ose UDP (ose zgjedhni të dy).

    D-Link DI-804?
    Hapeni browser dhe shënoni si adresë (zakonisht 192.168.0.1) IP adresën e routerit tuaj dhe bëni login që të konfiguroni routerin tuaj (nëse keni harruar fjalëkalimin tuaj, lexoni se si duhet ndryshuar emërpërdoruesi/fjalëkalimi i routerit, në udhëzimet e routerit)
    Shkoni tek Advanced Features
    Zgjedhni Open Ports
    Zgjedhni një numër në dispozicion (kurrsesi 1 ose 2, këta përdoren nga routeri për konfigurimin e programeve specifike)
    Zgjedhni Enable Open Ports dhe shënoni IP e kompjuterit që përdor DC++ ose klikoni Choose PC për ta theksuar. Shënoni numrin e saktë të portit, numri i portit është i njëjtë sikurse shënuar në DC++.

    D-Link (modelet e tjera)?
    Për të gjitha modelet D-Link që nuk janë në listë, lexoni D-Link udhëzimet për port forwarding.

    Netgear DG814, RP614, RP614v2, MR814, MR814v2, or WGT624ë
    Hapeni browser dhe shkoni tek webfaqja e routerit
    Shkoni tek Advanced > Port Forwarding

    Netgear RM356, RH340, RH348, RT388, RT311, or RT314ë
    Hapeni browser dhe shkruani si adresë (zakonisht 192.168.0.1) adresën e routerit dhe bëni login.
    Shkoni tek Advanced > Ports

    Netgear router? (modelet e tjera)
    Për të gjitha modelet Netgear që nuk janë në listë, lexoni Netgear udhëzimet për port forwarding.

    ZyXEL Prestige 310 or 314?
    Hapeni browser dhe shkruani si adresë (zakonisht 192.168.0.1) adresën e routerit tuaj dhe bëni login.
    Shkoni tek Advanced > SUA/NAT

    Linksys router?
    Hapeni browser dhe shkruani si adresë (zakonisht 192.168.1.1) adresën e routerit tuaj dhe bëni login.
    Shkoni tek Applications & Gaming. Nënseksioni Port Range Forwarding

    Me konfigurimin e drejte te DC++ e lehtesoni punen e hubave qe
    vizitoni ( forma pasive e ngarkon hubin pa nevoje ).
    e.Xtract
    e.Xtract
    Moderator
    Moderator


    Postimet : 83
    Pikët : 163
    Thanks : 0
    Location : Hajvali
    Join date : 15/05/2009

    (N) Re: Ofert Per Forum Me Vb

    Mesazh nga e.Xtract Mon Jun 01, 2009 6:54 am

    Flm Man Shum Very Happy:D
    _________________________
    wWw.PhK-FoRuM.MyGoo.Org

      Ora është Fri Apr 19, 2024 12:09 pm