Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Porosia ime për ty

    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Porosia ime për ty

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 11:40 am

    [color:1e6f="Red"]

    Porosia ime për ty
    O babai im…



    Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

    Babai im I dashur…

    Esselamu alejkum ve rrahmetullahi ve berekatuhu

    Dhe më pas…

    Me të vërtetë këtë porosi e kam drejtuar drejt zemrës tënde të mbushur
    përplotë me thesar të mëshirës dhe dashurisë .. Zemrës tënde, e cila
    mua më shfaq kuptimin e dashurisë, dhe ndikimi i saj në shpirtin tim
    është mahnitës, saqë nuk mund ta përshkruaj një gjë të tillë … Zemra
    yte e cila sikur donte që të fluturon nga kënaqësia, kur në fytyrën
    time shihje shenja gëzimi dhe hareje, dhe ndonjëherë sikur donte që të
    pëlciste nga mërzia kur të më ndodhte ndonjë gjë e pa pëlqyer, po edhe
    nëse ishte një therë e vogël në këmbën time…

    Porosia ime kushtuar ty o babai im…

    Nuk ta kam dërguar vetëm se duke qenë I sigurtë dhe i bindur se ti me
    të vërtetë ma dëshiron të mirën, e sikur All-llahu t'I kishte dhënë ty
    të gjitha të mirat e kësaj bote me siguri nuk do të ishe koprac ndaj
    meje. Por përkundrazi do t'i kishe vënë të gjitha para duarve të mia,
    dhe tek ti do të mbizotëronte gëzimi duke më shikuar mua se si kënaqem
    me këto të mira …
    E pse jo, kur ti je ai I cili e ke nxjerr kafshatën e bukës nga goja
    yte duke lënë veten të urritur, vetëm e vetëm që të më ushqeje mua ?!
    E xhveshje rrobën tënde në të ftoht vetëm e vetëm të më mbuloje mua?!

    Porosia ime kushtuar ty…

    O ti që dashuria ime mbuloi zemrën tënde, me një pamje që nuk mund ta
    përshkruajn dot pendat … O ti që ma don të mirën mua, dhe dëshiron të
    më shohësh në vendin më të mirë si dhe në pozitën më me famë … Porosia
    ime kushtuar ty o babai im I dashur…

    Babai im…

    Ti ma dëshiron mua të mirën … A ka mirësi më të madhe se sa të më
    drejtosh në të mësuarit përmendësh Librin e All-llahut s.v.t., dhe që
    të jem nga bartësit e tij? A ka mirësi më të madhe se sa të ma mësosh
    Librin e All-llahut të Lartmadhëruar, apo të më dërgosh tek ai I cili
    më mëson?

    Babai im I shtenjt …

    [color=Black]Me të vërtetë kuptimi I imanit dhe bindjes ndaj
    All-llahut gjithsesi kanë lënë tragje në zemrën time që prej atëherë
    kur isha foshnje, me të mësuar fjalët e Zotit tim, derisa u shfaqën në
    gjuhën time dhe gjymtyrët e mia… O babi im ti je duke e parë rreth teje
    një ambient të mjerueshëm, me një rini të çoroditur, dhe pa vlerë, në
    rrugë të rebelizmit, në mes të pamoralshmive, të vajzave, të
    narkomanisë, dhe më pas burgu dhe humbje e ardhmëris?...
    Ah sikur të më kishe mbrojtur që nga fëmijëria ime?
    Ah sikur të ma kishe mbushur zemrën time me dritën e Kur'anit dhe
    urtësit e tij para se të më kaplonin nyjet e mëkateve dhe epsheve?
    A nuk e ke ditur -babai im I dashur- se me të vërtetë All-llahu e ka
    bërë Librin e Tij (Kur'anin) litarë të fort I cili kush kapet për të
    shpëton?... Ndëgjova unë o babai im hadithin e Pejgamberit s.a.v.s.:
    "Përgëzim se me të vërtetë ky Kur'ani, një nga skajet e tij është në
    Dorën e All-llahut, kurse skaji tjetër në duart tuaja, dhe kapuni fort
    për të (Kur'anin). Se me të vërtetë ju nuk do të shkatërroheni dhe nuk
    do të devijoni pas tij asnjëherë."
    E ndëgjova këtë hadith dhe përnjëher o babai im më ra ndërmend që ti
    kalon natë të tëra I zgjuar duke planifikuar ardhmërinë time, dhe veç
    se më të ka mbuluar frika për të ardhmën time.
    E pse nuk më vendos në Duart e Mbrojtësit të Lartmadhëruar?
    E pse nuk më nxit në mësim përmendsh të Kur'anit dhe kuptimit të tij
    dhe të kapurit për të, derisa ta meritoj këtë premtim: "Dhe kapuni fort
    për të (Kur'anin), se me të vërtetë ju nuk do të shkatërroheni dhe nuk
    do të devijoni pas tij asnjëherë"?

    Babai im…

    Gjithashtu kam ndëgjuar edhe fjalën e All-llahut Fuqiplotë në Librin e
    Tij: { All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në
    shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. }, dhe fjala e të
    Dërguarit s.a.v.s.: ( “Vërtet All-llahu me këtë Libër do t'i ngrit disa
    popuj, ndërsa do t'i ulë disa të tjerë”.), dhe mendova se si ma
    dëshiron ti mua të mirën dhe ngritjen përgjitmonë, dhe si shpreson që
    unë të jem në gradën më të lart …
    Atëher pse nuk më nxit në hifz (të bërit përmendësh Librin e
    All-llahut) dhe për ta mësuar fjalën e Tij, nën sundimin e të Cilit
    është çdo gjë ... dhe ngrit kënd të don Ai dhe e mposht kënd të don Ai ?
    A nuk dëshiron që unë të jem në pozitën më të lart në dunja ?
    Dhe më pas ti e din se kjo botë nuk do të zgjas shumë, përpos disa
    viteve të numëruara ... Sikur ajo të ishte një ëndërr e cila mbaron
    atëherë kur të zgjohemi, dhe ta gjejmë vetveten tonë në momentet e para
    të ahiretit dhe fillimit të një jete të përhershme, dhe All-llahu vetëm
    se i ka ngritur bartësit e Librit të Tij, jo vetëm në këtë botë por
    edhe në ahiret gjithashtu.

    Babai im i dashur ...

    Dua që të jem nga hafizat e Kur'anit, bartësit e këtij emaneti të cilët
    i nderon All-llahu në botën tjetër dhe u thuhet atyre: "Lexo dhe
    ngritu,recito". Vetëm se e kam ndëgjuar fjalën e të dërguarit s.a.v.s.:
    " Do t'i thuhet bartësit të Kur'anit : Lexo,ngrtiu dhe recito ashtu siç
    recitove në dunja, se me të vërtetë vendbanimi yt do të jetë aty ku do
    ta përfundosh ajetin e fundit ". Babai im ... dua që të jem prej tyre.

    Babai im...

    A nuk dëshiron që në Ditën e Rringjalljes të më shohësh në një nga vendet më të larta në Xhennet ?
    A nuk dëshiron që të jem me melekët më të mirë të All-llahut me engjëjt udhëtues, të nderuar e të ruajtur?
    I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Ai që e din Kuranin ( që e
    lexon atë me lehtësi) do të jetë me engjëjt udhëtues (engjujt udhëtues
    mes All-llahut e njerëzve), të nderuar e të ruajtur."

    Babai im ...

    Çfarë mendon ti për ata të cilët, në kokat e tyre All-llahu do tu
    vendon kurorën dhe petkun e nderit,dhe do të jet i kënaqur me ta. E
    tërë kjo si dhe shpërblimi i të gjithë atyre që kanë ndëgjuar nga
    krijesat?
    A nuk shpreson që të më shohësh kështu në Ditën e Rringjalljes ? A e din se sa është vlera e kësaj ?
    Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: "Do të vjen lexuesi i kur'anit
    në Ditën e Rringjalljes, dhe do të thotë kur'ani: "O Zot im
    mbështjelle," dhe do t'i vishet kurora e nderit, e pastaj thotë
    (Kur'ani): "O Zot im shtoja", dhe i vishet petku i nderit, e pastaj
    thotë (Kur'ani): "O Zot im bëhu i kënaqur me të", dhe All-llahu bëhet i
    kënaqur me të, dhe i thuhet atij: "Lexo dhe ngritu,dhe në çdo ajet i
    shtohet një e mirë."
    Dhe e mira nuk është vetëm për mua o babai im, se me të vërtetë i
    Dërguari i All-llahut s.a.v.s. na ka lajmëruar ngase lexuesi i
    kur'anit: "Vishen prindërit e tij me dy rroba, me të cilat rroba nuk
    barazohet e gjithë bota dhe çka ka në të, dhe do të thonë (prindërit):
    "O Zoti ynë ! Prej nga kjo?" Dhe u thuhet: "Prej të mësuarit e fëmijës
    tuaj Kur'an".
    A nuk dëshiron që të nderon All-llahu ty dhe nënën time me këta dy
    rroba në ditën kur njerëzit do të jenë të xhveshur pa rroba lakuriq ?
    Mund të ndodh që ti nuk ke mundësi që të bëhesh hafiz i kur'anit dhe
    bartës i këtij emaneti. Atëherë mos e privo veten nga kjo mirësi dhe
    nxitëm mua drejt hifzit dhe mësimit të tij, e ndoshta All-llahu do të
    më nderon mua dhe ju në Ditën e Rringjalljes ku do të dëshmojn dhe
    prezentojn të gjitha krijesat.
    Ka qenë Zejd bin Amru i cili kishte ndëgjuar për të Dërguarin s.a.v.s.,
    mirëpo e gjeti vdekja para se ta takonte të Dërguarin s.a.v.s., dhe ka
    thënë: "O Zoti im nëse më privove mua nga kjo mirësi mos e privo djalin
    tim Saidin,dhe ishte Said ibn Zejd, i biri i tij një nga dhjetë të
    përgëzuarit me Xhennet.

    Babai im i dashur...

    Ma mëso mua Kur'anin apo më dërgo tek ata të cilët kanë mundësi që të ma mësojnë...
    Ja ku janë xhamitë dhe kurset për mësimin e Kur'anit përmendësh si dhe
    kuptimin e tij, të hapura për çdo kënd që dëshiron të mëson...
    Dërgom drejt tyre o babai im ... dhe mos mendo se je duke më dërguar
    vetëm se për ta mësuar përmendësh kur'anin dhe kaq... dije se me të
    vërtetë je duke më dërguar në një rrugë ku mblidhen dhe tubohen melekët
    drejt një kopshti nga kopshtet e Xhennetit, dhe veq se ka thënë i
    Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: "Çdo grup njerëzish që mblidhen në një
    shtëpi nga shtëpiat e All-llahut për të lexuar Kur'an dhe e mësojnë atë
    mes tyre, u zbret atyre qetësia dhe i mbulon ata mëshira dhe i përmend
    All-llahu tek ata që i ka tek Vetja "
    O babai im, me të vërtetë mexhlisi i Kur'anit është kopsht në të cilin
    nuk ka vend shejtani ... kopsht në të cilin zbret mëshira e Zotit tonë
    Mëshirues ... Me të vërtetë ai është kopsht i cili më mbronë që të jem
    larg nga egërsirat e kësaj bote të mallkuar, si dhe nga epshet e saj të
    turpshme që ta ngurojnë zemrën ...

    Babai im ...

    Dua që të më don Zoti im ... të më rrethojn melekët ... e të më zbret
    qetësia ... e të më mbuloj mëshira... babai im ... dua që të më kujtoj
    All-llahu tek ata që janë pran Tij ... dhe të lutem mos më ndalo ...
    Mos më ndalo se më të vërtetë unë jam emanet në duart tua, dhe do të pyetesh për mua në Ditën e Rringjalljes ...
    Dhe nuk mendoj që ti do të bëhesh egoist dhe jo aktiv në këtë çështje:
    dhe nuk kam parë prej teje përveç se mirë, dhe nuk kam parë prej teje
    përveç se kujdes të madh për të mirën time, për botën time dhe ahiretin
    tim...

    E lus All-llahun- babai im – që të më nderon në këtë botë dhe botën
    tjetër, dhe të më ngrit në grada të larta, dhe ty të të vesh me petkun
    e nderit ngase unë do të jem prej atyre inshaAllah që do tu thuhet:
    "Lexo dhe ngritu dhe recito" ...

    Dhe premtimi i takimit tonë - babai im i dashur - në Xhennet inshaAllah !!!

    Biri yt ...

      Ora është Thu Mar 28, 2024 5:58 pm