Përhapja e Islamit

    Share
    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Përhapja e Islamit

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 12:01 pm

    Në emër të All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

    Falënderimi i qoftë All-llahut xh.sh. i cili ka thënë: "Te Zoti fe (e
    vërteta dhe e pranuar) është vetëm Islami" (Kur'ani, III:19),
    përshëndetja, paqja e shpëtimi (i All-llahut) qofshin mbi zotëriun tonë
    Muhammedin, njeriun më të mirë, mbi familjen dhe shokët e tij të
    spikatur dhe mbi ata që i udhëhoqën muslimanët pas tyre; halifët,
    udhëheqësit dhe dijetarët e mëdhenj, të cilët fenë e Zotit e sollën në
    viset e botës dhe i përhapën dritat e saj me shpatë e penë, e kështu u
    largua errësira e mosbesimit nga popujt; posaçërisht mbi atë që tash
    është udhëheqës i besimtarëve (emiri-l-mu'minin) dhe mbrojtës i tyre në
    Perëndim dhe në Lindje. Lumturia e tij ende vazhdon pandërprerë, halifi
    i kohës, krenaria e osmanlinjve, sulltani Abdu-l-Hamid Hani, i biri i
    sulltan Abdu-l-Mexhid Hanit. O Zot, ruaje se ai është ndihmë e Islamit
    në çdo gjendje dhe kohë, e Ti (o All-llah) je fatprurës dhe të kërkojmë
    ndihmë!

    Robi i ngratë i nevojshëm për mëshirën e All-llahut të tij të fuqishëm, Shemsudin SAMI FRASHËRI thotë:

    Përse e shkrova në gjuhën arabe?

    Pasi që gjuha arabe është gjuhë e përgjithshme për të gjithë muslimanët
    dhe gjuhë e përbashkët shkencore midis dijetarëve unik, pata dëshirë që
    këtë traktat të shkurtër ta shkruaj në këtë gjuhë, përkundër përvojës
    sime të vogël në te, për arsye të shoqërimit tim me gjuhën turke. Andaj
    kërkoj ndjesë nga lexuesit e ndershëm për gabimet e ndodhura dhe
    eventualisht për ndonjë lëshim me harresë, sepse unë nuk kam synuar
    demonstrimin e diturisë e as shfaqjen e aftësive, por qëllimi im është
    që dobia e saj të jetë e përgjithshme, për të gjithë vëllezërit tonë të
    fesë.

    Dije, All-llahu të shpëtoftë, se në këtë traktat hulumtohet mënyra e
    përhapjes së Islamit nëpër krahina, gjendja e popujve islamë, vendeve
    në të cilat popujt e tyre herët e vonë e pranuan Islamin, e dobia e saj
    është e qartë, kurse domosdoshmëria për secilin besimtar është e
    dukshme.

      Ora është Sun Mar 26, 2017 4:55 pm