Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    70 Porosi të Muhammedit s.a.v.s.

    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) 70 Porosi të Muhammedit s.a.v.s.

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 12:02 pm

    70 Porosi të Muhammedit s.a.v.s.

    Të nderuar lexues !


    Porositë e Pejgamberit a.s. duhet lexuar me vëmendje sepse ai ka qenë
    shumë i kujdesshëm për ne bile më i kujdesshëm se ne për vetveten tonë.
    Këtë na e dëshmon All-llahu në Kur’an ku thotë:

    “Pejgamberi është më i ndieshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre”
    (Ahzab, 6)

    Mu për atë, ai që e respekton të Dërguarin e All-llahut e ka respektuar
    All-llahun, dhe ai që i zbaton porositë e tij ka shpëtuar vetveten.
    Për të qenë kjo çështje më e qartë do të përmendim ajetin Kur’anor ku
    All-llahu urdhëron që besimtari për ç’do çështje të jetës së tij duhet
    të konsultojë librin e All-llahut (Kur’anin) dhe të Dërguarin e Tij
    Muhammedin a.s. edhe pse Muhammedi a.s. nuk është në mesin tonë, por ai
    na ka lënë hadithet dhe porosit e tij trashegim që na sqarojnë dhe na
    ndriqojnë rrugën ton për të arritur shpëtimin dhe rrugën e drejtë dhe
    atë që dëshirojmë. All-llahu në Kur’anin fisnik thotë:

    “Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te
    All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni
    All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi
    më i mirë”.
    (Nisa, 59)

    Porositë dhe gjykimin e Pejgamberit a.s. duhet pranuar me bindje dhe zemërgjërësi, duke marrë mësim nga Kur’ani fisnik.
    Shih se ç’thot All-llahu për këtë në Kur’an:

    “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as
    të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë
    konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë
    pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht”.
    (Nisa, 65)

    Porositë e Pejgamberit a.s. duhet respektuar sepse ato nuk janë porosi
    të njeriut të rëndomtë, por ato janë porosi të njeriut të frymëzuar nga
    All-llahu Fuqiplotë.











    __________________
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: 70 Porosi të Muhammedit s.a.v.s.

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 12:02 pm

    Porosia 1.



    Pejgamberi a.s na bënë me dije se njeriu gjithmonë është nën kontrollin e All-llahut Fuqiplotë andaj ai nuk duhet të bëjë keq
    Prej Ebu Derdasë r.a. transmentohet se Pejgamberi alejhis-selam i ka thënë:
    Puno për All-llahun sikur ti e sheh Atë,numeroje veten në radhët e të
    vdekurve ,kij kujdes, mbrohu nga lutja e të demtuarit sepse kur i
    dëmtuari i lutet All-llahut kundër teje, lutjet e tij ngrehen tek
    All-llahu sikur flaka e zjarrit.
    Transmeton Ibni Asakir prej ibni Derdasë.












    __________________
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: 70 Porosi të Muhammedit s.a.v.s.

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 12:02 pm

    Porosia 2.



    Nga kjo porosi besimtari kupton se zullumqarin duhet penguar nga zullumi.
    Prej Enesit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

    Ndihmo vellaun tënd kur ai ben dëm, ose kur i behet dëm. Një njeri tha:
    O i dërguar i All-llahut, do t’i ndihmoj kur i bëhet dëm, por si t’i
    ndihmoj kur ai bën dëm. Pejgamberi a.s. tha: Do t’a pengosh nga të
    bërit dëm (tjerëve), atëherë e ke ndihmuar dhe ajo është ndihma jote
    ndaj tij.
    Transmeton Buhariu.
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: 70 Porosi të Muhammedit s.a.v.s.

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 12:02 pm

    Porosia 3.



    Pejgamberi a.s. me këtë porosi na tërheq vëmendjen që të jemi të kujdesshëm e mos të na mashtrojë dunjaja.
    Prej Ebu Seid El-Hudrit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

    Dunjaja është e ëmbël dhe e gjelbër. Në të vërtetë All-llahu juve ju ka
    bërë mëkëmbës në të, Ai ju përcjell, ju sheh se si punoni.
    Andaj keni frikë dunjanë dhe frigohuni nga kurtha e grave sepse sprovimi i parë i Beni israilëve ka qenë prej grave.
    Transmeton Muslimi.
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: 70 Porosi të Muhammedit s.a.v.s.

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 12:02 pm

    Porosia 4.



    Me këtë porosi Pejgamberi a.s na bën me dije se çdonjëri që kërkon në emër të All-llahut mos ta refuzojmë.
    Prej Ibni Omerit r.a transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

    Kur dikush kërkon ndihmë në emër të All-llahut atë ndihmoje, kur lyp
    diqka në emer te All-llahut atij jepni, kush ju fton përgjigjuni ftesës
    së tij,
    Kush ju bën ndonjë të mirë kompenzoni atij.
    Po që se s’keni me çka të kompenzoni atëherë lutuni për të, ngase lutja do të konsiderohet kompenzim.
    Transmeton Ebu Davudi dhe Nisaiu me sened të vërtetë.
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: 70 Porosi të Muhammedit s.a.v.s.

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 12:03 pm

    Porosia 5.



    Pejgamberi a.s. me këtë porosi na bënë me dije se për namaz duhet ecur qetë e jo duke vrapuar.
    Prej Ebu Hurejres r.a transmetohet se ka thënë:

    Kam dëgjuar Pejgamberin a.s duke thënë: Kur jeni nisur për në namaz e
    të tjerët kanë filluar, ju mos vraponi, por ecni qetë. Çka të arrini,
    falni e ato rekate që u kanë kaluar plotësoni.
    muttefekun alejhi.
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: 70 Porosi të Muhammedit s.a.v.s.

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 12:03 pm

    Porosia 6.



    Pejgamberi a.s. me këtë porosi na bënë me dije që të kemi kujdes për
    plotësimin dhe drejtimin e safëve (rreshtave) gjatë namazit.
    Prej Ibni Omerit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë: (Para se të filloni namazin)

    - Drejtoni radhët,
    - Ngjitni supet me njëri tjetrin,
    - Plotësoni vendin e lirë në saf,
    - Lironi vend atij që don të hyjë në saf,
    - Mos i leni vend shejtanit ndërmjet jush
    - Kush e plotëson safin, All-llahu është me atë, e kush e këput safin All-llahu këput lidhjen me të.
    Transmeton Ebu Davudi me sened të vërtetë.
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: 70 Porosi të Muhammedit s.a.v.s.

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 12:03 pm

    Porosia 7.


    Nga kjo porosi mësojmë se sunnetet e rëndomta dhe namazet e tjera nafile duhet falë në shtëpi.

    Prej Ebu Dher-rit transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

    O njerëz faluni në shtëpitë tuaja, ngase namazi në shtëpi është më i
    pranuar dhe më i vlefshëm përpos farzeve.(sepse farzet është më mirë të
    fallen në Xhami).
    Transmeton Daremiu.
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: 70 Porosi të Muhammedit s.a.v.s.

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 12:03 pm

    Porosia 8.



    Nga kjo porosi mësojmë se dita e xhuma është dita më e vlefshme për t’i dërguar salavat Pejgamberit a.s.
    Prej Aus bin Ausit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

    Dita më e lavdëruar është dita e xhuma, andaj sa më shumë më çoni salavat ngase salavati juaj më paraqitet mua.
    Transmeton Ebu Davudi me sened të vërtetë.
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: 70 Porosi të Muhammedit s.a.v.s.

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 12:03 pm

    Porosia 9.



    Pejgamberi a.s. me këtë porosi na bënë me dije se besimtari më shum duhet të punojë se sa të bëjë pyetje e të polemizojë.
    Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se ka thënë: E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. duke thënë:

    - Nga gjërat që ju kam ndaluar largohuni,
    - gjërat që ju kam porositur zbatoni sa të keni mundësi.
    Ata që ishin para jush u bënë helaq (u zhdukën), sepse bënin shumë pyetje dhe kundërshtonin Pejgamberët e vet.
    Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: 70 Porosi të Muhammedit s.a.v.s.

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 12:04 pm

    BY eKurAn

    Sponsored content


    (N) Re: 70 Porosi të Muhammedit s.a.v.s.

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Fri Apr 19, 2024 4:50 am