Lexoji keto Letra (Tregime) C'lodhje

    Share
    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Lexoji keto Letra (Tregime) C''lodhje

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 12:04 pm

    Lexoji keto Letra (Tregime) C'lodhje

    --------------------------------------------------------------------------------

    Ne kete temë Perpos qe mund te lexoni tregime Interesante,mund edhe te
    kontriboni me ndonje tregim apo ndonje ngjarje interesante duke
    Postuar...


    ----------------------------------------------------------------------------------------
    Dielli përcëllonte me rrezet e tij, ndërsa plaku mjekërbardhë nisej për
    faljen e namazit të drekës.Rrudhat e tij në ballë tregonin vuajtjet e
    tij në jetë, duke filluar që nga fëmijëria e tij e deri në ditët e
    sotme. Por, për çudi, në sytë e tij vërehej krenaria dhe brendia e
    shpirtit të lumtur, e nganjëherë ajo lumturi manifestohej me buzëqeshje
    e cila rrënjët I kishte në besimin e tij në Allahun, besim I kultivuar
    me një ndjenjë të veçantë.

    Derisa po kalonte skajin e rrugës, rastisi në një çun me një çantë në
    dorë I cili duke vrapuar goditi plakun dhe u rrëzua përtokë. Plaku I
    habitur nga ky takim I papritur me një njeri me të cilin e dallonin 70
    vite, filloi ta ngrisë fëmijën e rrëzuar I cili filloi të qajë nga
    dhembjet e shkaktuara. Duke ia shkundur pluhurin nga rrobet e tij të
    mira, duke e vendosur gishtin afër buzëve për të heshtur, preku syrin
    dhe lëvizin dorën djathtas e majtas për të ndërprerë qarjen. Beshiri I
    vogël menjëherë e kuptoi se plaku me të cilin u ndesh është
    shurdhmemec. Filloi ta shikojë me sy të mbushur me lot, derisa plaku ia
    prekte mjekrën e tij të butë dhe duke e puthur në faqe, duke ia bërë me
    shenjë se a dëshiron të shkojë diku me të.



    Beshiri me një lëvizje të kokës ia bëri me shenjë se u pajtua me
    propozimin e tij. U nisën dhe mbërritën te dera e oborrit të xhamisë.
    Aty Beshiri e kuptoi se plaku e kishte ftuar që të shkojnë në xhami.
    Mirëpo, çfar të bëjë Beshiri I vogël në xhami, kur nuk kishte mësuar se
    si të falej dhe po I thotë plakut se nuk di të falet. Plaku I urtë I
    tha se do ta mësojë të falet. Morrën abdest dhe hynë në xhami.Ezani
    ushtoi duke lajmëruar kohën e namazit të drekës, ndërsa Beshiri
    shikonte ne lartësitë e xhamisë përbrenda duke u habitur dhe duke
    menduar se sa është kjo xhami e lartë.



    Plaku filloi ta mësojë Beshirin vetëm me lëvizjet e namazit e pasi që
    ishte shurdhmemec, nuk kishte mundësi tia mësojë edhe duatë përcjellëse
    të namazit.

    Pas faljes së namazit, plaku dhe Beshiri u nisën për në shtëpi, mirëpo
    ende pa mbërri në destinacion, plaku hyri në një dyqan dhe I bleu atij
    disa bombone dhe ia futi në çantë, sërish duke ia bërë me sy dhe me
    gisht si shenjë që të heshtë.

    Kjo pamje vazhdoi edhe ditëve tjera sa që Beshirit iu bë shprehi
    shkuarja me plakun për të falë namazin, mirëpo kësaj here në shtëpi të
    plakut e cila nuk ishte edhe aq larg shtëpisë së Beshirit. Beshiri edhe
    kur luante me shokët futboll, lojë kjo shumë e dashur për të, kur
    shihte plakun që po kalonte andej pari, linte lojën dhe vraponte pas
    tij, sepse ishte koha e namazit..

    Kaluan shumë vjet dhe Beshiri pas kryerjes së shkollës fillore, udhëtoi
    për në Xhidde, qytet bregdetar në Arabinë Saudite, për të vazhduar
    shkollimin e mesëm dhe atë universitar.

    Beshiri që atje filloi të mësojë se si falet namazi me duatë
    përcjellëse, kuptoi esencën e namazit, mësoi leximin e Kuranit, sepse
    të gjitha këto ishin shumë problem të mësohen në një vend sikur Tunisi
    për shkak të qëndrimit të shtetit me laicizëm ndaj Islamit. Shkurt
    Beshiri dhe bashkëkombasit e tij ndjeheshin të huaj sa I përket islamit
    në atdheun e tyre.

    Pas disa viteve qëndrim në Arabinë Saudite, Beshiri u kthye në shtëpi,
    por kësaj here jo si një Beshir I vogël, por I rritur me shtat të
    lartë, me një fytyrë të rrumbullakët, me sy të kthjellët dhe me një
    buzëqeshje të madhe.Mirëpo, ende pa shkuar për të vizituar familjen e
    tij, së pari shkoi të vizitojë plakun e fëmijërisë së tij, I cili
    kishte mbjellur te ai dashurinë e Islamit, namazit edhe pse me gjuhën e
    gjesteve.

    Takoi plakun I cili kishte qenë në shtëpi përbrenda. Shtëpia ishte
    shumë e vogël, me një korridor të vogël dhe me dy dhoma të vogla. Plaku
    u gëzua shumë për ardhjen e Beshirit, saqë I pikuan lotët nëpër faqe.
    Ndejti pak me të dhe u nis për te familja e tij.

    Pas një kohë kuptoi se plaku ishte sëmurë dhe Beshiri shkoi për ta
    vizituar atë. Kur hyri brenda, pa se plaku ishte shtrirë në shtrat dhe
    po flinte. Por për çudi, në momentin kur hyri Beshiri në dhomë, ai hapi
    sytë dhe ktheu kokën kah ai. Beshiri iu afrua plakut dhe u ul afër
    tij.Kapi dorën e tij dhe e puthi në shenjë dhimbjeje për të që është I
    sëmurë, ndërsa plaku shtrëngoi dorën e Beshirit. Beshiri me shenja të
    dorës po e pyet se si është me shëndet dhe se do të bëjë më mirë,
    ndërsa plaku duke ngritur mesin e buzëve dhe duke ulur skajet e tyre,
    ia bëri me shenjë Beshirit se për të ka ardhur fundi. Por plaku I tha
    se që një javë nuk ka bërë namaz, ndërsa Beshiri I çuditur e pyeti se
    pse. Ai I tha se pa abdest si të falet.Beshiri u mendua pak dhe doli
    përjashta ku në një qoshe gjeti një gur deri diku të madh, ia afroi dhe
    I tregoi se si merret tejemmumi. Plaku mori tejemmum ndërsa Beshiri
    tash po e meson se si të falet kur është I shtrirë. Kështu, derisa
    plaku po falte namazin, pasi mbaroi, filloi të ndjehet edhe më keq,
    kështu që ndjente se fundin e ka shumë afër. Plaku shikonte Beshirin mu
    në sy, duke I treguar atij se fundi është, ndërsa Beshirit filluan tI
    pikojnë lotët nga dhembja. Ashtu në atë moment, Beshiri me gjeste po I
    thotë plakut se: Kur isha unë fëmijë, ti ma mësove namazin ndërsa unë
    po ta mësoj në pleqëri. Plaku me dhembje të mëdha, buzëqeshi dhe I tha
    Beshirit (me gjeste): Unë ta mësova namazin në fillim të jetës, ndërsa
    ti po ma mëson namazin në fund të jetës , dhe menjëherë pas kësaj,
    drejtoi sytë kah tavani I shtëpisë dhe dha shpirt.

    Njerëzit e mëdhenj njëherë vdesin por gjithmonë jetojnë. Plaku të cilit
    as unë nuk arrita tia mësoj emrin, ishte mësuesi dhe thirrësi më I mirë
    në islam. Dinte të dojë dhe ta dojnë. Unë isha ai që e kam dashur më së
    shumti, sepse iu gjeta në momentin e vdekjes, tha Beshiri me lotë në sy
    duke na treguar neve ngjarjen e tij të vërtetë në jetë. Edhe unë isha
    ai njëri prej shumë vetëve që e dëgjuam këtë të ngjarë të cilit as pa e
    njohur plakun e Beshirit, mu mbushën sytë me lot.

    Muzdelifeja ishte vendi I bekuar sepse takuam njerëz të bekuar me jetë interesante të bekuar, siç ishte jeta e Beshirit.

    Ndërsa sa për të ngjarat tjera, tjetër herë..












    __________________
    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Lexoji keto Letra (Tregime) C'lodhje

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 12:04 pm

    Letër e një luftëtari të UÇK-së nga Shqipëria

    Bija ime!

    Aq e kisha dashur që të jem afër teje, të shoh se sa je rritur. Por
    edhe pse jam larg, larg saqë na ndajnë dy botëra, unë e ndjej veten
    krenar dhe shumë afër teje, kur e di se për cka u sakrifikova, e ti
    bija ime e dashur, duhet të jesh shumë krenare, gjithmonë të ecësh me
    kokë të ngritur lart, të mos dorëzohesh edhe pse disa të mendojnë për
    jetime.

    Unë jam larg, thash sa dy botëra, por shpirti im cdo mbrëmje vie në
    natë, në dhomën tënde ti përkdhel flokët e arta, flokët e gjata, që aq
    shumë i desha.

    Pas ca kohësh me anë të kësaj letre, nuk dëshiroj që të të arsyetohem
    për ikjen time pa fjalë, pa gjurmë, por të të them se edhe pse unë
    vdiqa, këtij populli të përvuajtur duhej t'i dalë dikush në krah.

    Unë isha i fundit që mora këtë guxim, sepse shokët e vëllezërit e mi,
    mu atëherë kur u paraqita për në luftë, ata vetëm se kishin ujitur
    tokën me gjakun e tyre, e lulet e lirisë sa vijnë e rriten.

    Bija ime! Ngre kokën lart, se nuk dëshiroj të të shoh se si e ndjen
    veten jetime. Ta lash nënën, e cila ishte frymëzimi im për të shkuar në
    luftë, zemra e cila gjakoi për mua, që juve t'ju shoh të lirë, të
    kënaqur në atdheun tonë të shkelur nga cizma e fëlliqur. Ajo prej tani
    do të jetë udhëzimi yt, por të përkujtoj, kujdesu shumë për të.

    Bija ime! Letrën që po e lexon, është shkruar mu në front, ku dominon
    fryma e barotit, fryma e lirisë, sepse llomotitjet e askujt nuk vlejnë,
    e as shitjet e patriotëve nuk bëjnë para, nëse nuk je në front të
    luftës, e të shikohesh me armikun nëpërmjet shënjestrës. Kjo është
    kënaqësia e vetme, që mund ta përjetojë secili që dëshiron të vdesë e
    jo të luftojë me shpresë që të kthehet në familje.

    Të lutem bija ime! Mos ma kërko varrin se nuk do të ma gjeshë. Dije
    edhe mbaje mend se varri im është në Sllupcan, në Tanushë, në Kalanë e
    Tetvës. Këtu prehen eshtrat e mia. Të lutem mos ngurro, dhe thuaju të
    gjithëve që mos të ngurrojnë që të më ngrisin përmendore, sepse nuk
    dhashë jetën për përmendore e për strofa këngësh, por vetëm e vetëm që
    të fitoj kënaqësinë e Zotit që e falënderoj shumë që më gatoi aq mirë.

    E di se tash duke i lexuar këto rreshta të pikojnë lotët, por më vie
    shumë e qartë se ato janë lotët e krenarisë, e jo lotët e dhimbjes për
    babanë e vdekur, për babanë i cili flijoi veten sikur shumë baballarë
    tjerë.



    Bija ime!
    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Lexoji keto Letra (Tregime) C'lodhje

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 12:05 pm

    Bija ime!



    Janë këto fjalët e mia të fundit, sepse pas kësaj nisem në një betejë
    në të cilën nuk ka mbrapa. Bëhu vajzë e mirë, e ndershme, e dëgjueshme
    ndaj nënës, bëhu vajzë e diturisë, e sinqertë. Mos lejo që kjo botë
    mashtruese të të kapë me thonjtë e saj të fëlliqur e të të cojë ku janë
    shumë vajza të mbetura rrugëve të Italisë e Evropës. Nëse bija ime nuk
    përfundon kjo luftë e ti rritesh, do të kisha dashur që edhe ti të jesh
    në rradhët e ushtrisë së popullit, sepse vdekja nuk është asgjë për ata
    që i ofrohen vullnetarisht.

    Ajo është fazë që kërkon haracin e saj, por që shpërblehet me një botë,
    me një jetë tjetër për të cilën po ta dinte mirë bota, do të ngarendnin
    të gjithë që ta marrin me shpatë.

    Të lutem bija ime, përshëndeti të gjithë njerëzit që më kanë njohur, të
    gjithë miqtë. Përshëndete nënë tënde dhe ruaje si sytë e ballit, sepse
    shumë e respektova dhe më respektoi.

    Mirë u pafshim në botën e amshuar, në botën ku nuk ka më brenga.
    Dhashtë Zoti që të jemi të gjithë bashkë, në njërin kopsht të Xhenetit.



    P.S. E dashur, mos ia trego dhe mos ia lexo letrën cupës tonë deri sa të rritet e deri sa t'i mësojë shkronjat. Ju dua shumë.











    __________________
    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Lexoji keto Letra (Tregime) C'lodhje

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 12:05 pm

    SOFRA E SYFYRIT



    Atë natë Aburrahmani nuk vuri gjumë në sy deri në syfyr. Shumë mendime, shumë trazime iu sollën në kokë.
    Ashtu duke qëndruar, afër koftorit I cili bubullonte
    nga zjarri fort I ndezur, papritmas iu kujtua t'I dërgojë një falënderim Zotit për të gjitha të mirat që ia kishte dhënë.
    - O Zot, o Allahu im, falënderimet të qofshin Ty, ti je Mëshirues, Ty
    të falënderoj për të gjitha të mirat që mi ke dhuruar. Pas kësaj lutje
    Abdurrahmani duke thënë besmelen, tentoi të flejë. Por, iu kujtua lutja
    që sapo e kish përfunduar..Ty të falënderoj për të gjitha të mirat që mi ke dhuruar. Kjo frazë e fundit i përsëritej.
    - Eh Zot, sa shumë të mira që mI ke dhënë e që dikush nuk i ka.
    Menjëhere filloi ti fiksohet në kokë fjala e fundit që dikush nuk i ka!
    Ngriti kokën nga jastëku derisa bubullima dhe drita e zjarrit që dilnin
    nga koftori e përkujtuan: - Ndoshta dikush sonte as zjarr nuk ka
    ndezur, ndoshta dikush sonte ka rënë për të fjetur, me dert sepse nuk
    ka meçfarë ta shtrojë sofrën e syfyrit?!

    Kështu duke u menduar e kujtuar, i mbushur përbrenda me një mërzi që e
    kishte kapluar, vonë vërejti se nëpër faqet e tij lëshohen lotë të
    nxehtë, lotë që dalin jashtë e që kroin e tyre e kishin në zemrën e
    Abdurrahmanit, emri i të cilit tregonte se vërtetë ai ishte rob I
    Mëshiruesit. Ashtu qëndroi deri në cingërrimën e sahatit të kurdisur
    për syfyr. U zgjua, u vesh dhe derisa po bëhej gati për të ngrënë
    syfyr, i puthi dy çupat e tij të vogla që ishin duke fjetur ëmbël. Por,
    prapëseprapë nga koka e tij ende nuk ishte larguar brenga për njerëzit
    që agjërojnë pa syfyr për shkak se nuk kanë me çka ta gëzojnë syfyrin.
    Pasiqë buka ishte gati, u ul dhe filloi të hajë por kafshata e parë i
    lidhet në fyt dhe nuk mundet ta përpijë. Mezi arriti ta çojë kafshatën
    e parë ndërsa sytë e tij ishin ngulitur në një qoshe të sofrës.
    - Abdurrahman, çfar ke? E pyeti e shoqja.
    - Asgjë, asgjë! U përgjigj Abdurrahmani. Pas një heshtje të shkurtër, foli edhe njëherë:
    - Grua, a ke menduar ndonjëherë për sofrën e syfyrit?
    - Si mendon?- e pyeti Eminja.
    - A ke pyetur veten se sofra jonë përplot me të mira,ndërsa sofra e dikujt asgjë nuk ka, apo vetëm bukë të thatë?!!
    Duke I thënë fjalët e fundit, iu drodh buza dhe lotët filluan ti dalin,
    thuaja se shpërtheu ujë nga sytë e tij. U ngrit nga sofra, piu pak ujë
    dhe veshi rrobet e trasha për të dalë jashtë. Gruaja menjëherë doli pas
    tij dhe e pyeti: - Ku po shkon?!
    - Do të kthehem menjëherë. Abdurrahmani tashmë ishte nisur drejt një
    vendi të caktuar. Ai ishte nisur te dyqani më I afërt, ndërsa dyqanet
    gjatë Ramazanit punonin deri në përfundim të syfyrit. Ishte nisur me
    një qëllim të vetëm. Kishte vendosur që t?I blente syfyrin dikujt. Po
    kujt se?!!
    - Selamu alejkum.
    - Alejkum selam Abdurrahman, urdhëro.He, ke mbetur pa bukë për syfyr a?
    - Jo, ngrëna syfyr, por dua të blej diçka Bajram. Të lutem më shërbe më shpejtë se nuk kam kohë.

    - Po, menjëherë, urdhëroni çfar po doni?
    Pasiqë bleu gjërat e duhura, Abdurrahmani në atë natë të ftohtë me borë
    ishte nisur drejt një shtëpie gatitë rrëzuar, e cila gjendej në skaj të
    qytetit. Pullazi
    I shtëpisë I shtrembëruar, ndërsa nga lagështia shiheshin tullat e
    kuqërremta pasiqë I kishte rënë pjesa e lyer e mureve nga jashtë.
    Trokiti në derën kryesore, e cila me të hyrë të çonte në një oborr të
    vogël. Nga plasat e derës vërejti se në shtëpi nuk ishte e ndezur asnjë
    dritë. Por, pas një kohë të shkurtë dëgjohet një zë I çirrur I një
    plaku:
    - Kush është?
    - A je këtu o xha Brahim?
    - Po, po bujrum, urdhëroni- u përgjigj xha Brahimi,
    një I moshuar që I kishte arritur të tetëdhejtat, vite këto që
    vëreheshin në ballin e tij plot rrudha dhe mjekrrën e bardhë. Me të
    parë se kush po e thërret, xha Brahimi lëshoi zë:
    - Oooo Abdurrahman, ti je a?!! ? Eja, eja me shpejt se mërdhimë.
    Abdurrahmani hyri Brenda në shtëpinë e tij, e cila ishte e vogël por e kishte pronarin me zemër të madhe.
    - Xha Brahim, po pse dritat I ke të fikura, a nuk është koha e syfyrit?-pyeti Abdurrahmani.
    Xha Brahimi lëshoi një ofshamë të shkurtër dhe pastaj heshti.
    - Ah, Abdurrahman, me ta thënë të drejtën, isha duke fjetur e as që
    kisha ndërmend të zgjohem. - Pse?-pyeti Abdurrahmani. - Po, si të
    them?..pasoi heshtja?.- nuk kisha se me çka të bëj syfyr u përgjigj xha
    Brahimi. Abdurrahmani ndjeu një barrë shumë të rëndë në shpirtin e tij
    pas këtyre fjalëve, dhe shkurt u thellua në mendime:?. Unë sa syfyre I
    kam ngrënë me begati ndërsa ky plaku I shkretë ku ta dij se sa ditë I
    ka agjëruar pa syfyr?-I thoshte vetes. Nga sytë e tij filluan t?I dalin
    lotët pandalë dhe me zë të mekur I shtriu duart përplot me të mirat që
    I kishte blerë.
    Kur e pa xha Brahimi se çfar kishte bërë Abdurrahmani tha:- Allahu nuk
    e humb këtë popull derisa ka njerëz si ti?. Por loti e tradhëtoi.
    Abdurrahmani bashkë me xha Brahimin hëngrën syfyr dhe pas një ore u
    kthye në shtëpi. Të nesërmen pasiqë kishte përfunduar punën pak më
    herët për shkak të namazit të xhumasë, me të arritur afër xhamisë takoi
    Islamin dhe merr vesh se xha Brahimi, plaku me të cilin kishte ngrënë
    syfyrin , kishte vdekur po atë mëngjes. Abdurrahmani me dy ndjenja ia
    fail namazin e xhenazes; ndjenja e parë e dhimbjes për xha Brahimin,
    ndërsa ndjenja e dytë, ndjenja e kënaqësisë shpirtërore se arriti që
    t?I bëjë një të mirë xha Brahimit, duke mos e ditur askush përveç
    Allahut.











    __________________
    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Lexoji keto Letra (Tregime) C'lodhje

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 12:05 pm

    TREGIMI PËR PENDIMIN E VËRTETË



    Ky është një tregim interesant për fuqinë e teubes, pendimit të
    sinqertë te Allahu xh.sh. Një vajzë marokene Leila El Heuli ishte
    sëmurë nga kanceri dhe mjekët nuk ishin në gjendje që ta shërojnë.
    Specialistët më të mirë të Europës nuk kishin më shpresa për shërimin e
    saj, madje edhe vetë Leila kishte humbur çdo shpresë, mirëpo Allahu, I
    lartmadhëruar qoftë Ai, I sheh gjendjet. Në vazhdim do ta lëmë vetë
    motrën tonë Leila që të tregojë për veten e saj.

    Tregimi për shtimin e imanit, e treguar me fjalët vetiake, është marrë
    nga libri Ata të cilët iu penduan Allahut, të botuar në gjuhën fringe
    ndërsa autor është Ibrahim Abdullah el Hazemi. Leila tregon: Para nëntë
    vjetëve më kanë treguar se kam një sëmundje shumë të rëndë- kancerin,
    të gjithë e dinë se vetëm të përmendurit e këtij emir është tmerrues.
    Besimi im në Allahun ishte I dobët. Në përgjithësi kasha lënë anësh të
    përmendurit e Allahut dhe kam menduar se bukuria dhe shëndeti do të
    zgjasin tërë jetën. Kurrë nuk kam menduar se do të sëmurem nga kanceri.
    Kështu, kur jam njoftuar për sëmundjen që kasha, aq shumë u trondita
    nga brendia e shpirtit. Mendoja që të iki. Mirëpo ku? Ku mund të ik nga
    sëmundja e cila gjendet në mua? Madje kam menduar edhe për vetëvrasje!
    Mirëpo, shumë kam dashur burrin tim dhe fëmijët e mi. As që kam menduar
    për dënimin e Allahut nëse e bëjë atë mëkat, sepse ashtu siç thashë,
    kam qenë larg të përkujtuarit të Allahut. Dëshira e Allahut ishte që
    kjo sëmundje të jetë shkaku I udhëzimit tim, gjithashtu edhe shkak për
    udhëzimin e shumë njerëzve Shkova në Belgjikë ku vizitova shumë mjekë.
    Ata I thoshnin burrit tim se së pari duhet të ma largojnë gjinjtë,
    pastaj të shkoj në terapi të caktuara. E dija se terapitë do të bëjnë
    që të më bien flokët, vetullat dhe qerpikët do të humbin, se do të
    shkaktojnë paraqitjen e mjekrrës në fytyrën time dhe që thonjtë dhe
    dhëmbët do të më biejnë. Kështu që përgjithësisht e hodha poshtë këtë
    zgjidhje. Më mirë do të vdes me gjinjtë e mi, dhëmbët dhe me të gjitha
    të cilat Allahu më ka krijuar sesa pa to- thosha me vete. I luta mjekët
    që të më japin terapi tjetër e cila ka efekt më të vogël dhe atë e
    bënë. U ktheva prap në Maroko. Shkoja në terapi dhe nuk kam pasur
    kurrfarë pasojash në trupin tim që më bënte shumë të lumtur. Mendoja:
    ndoshta mjekët kanë gabuar e ndoshta nuk e kam kancerin. Mirëpo, pas
    gjashtë muajve fillova të dobësohem, ngjyra ime filloi të ndryshojë dhe
    ndjenja dhembje të vogla. Mjeku im në Maroko më këshilloi që të kthehem
    në Europë dhe atë e bëra. Atje në Belgjikë arrita në katastrofë! Mjekët
    I thanë burrit tim se sëmundja është përhapur në tërë trupin tim, se
    mushkëritë janë tërësisht të infektuar, dhe se nuk kanë kurrfarë
    zgjidhje për rastin tim. Thoshin: Më mirë është të merrni gruan tuaj
    dhe ta çoni në vendin tuaj që të vdesë atje. Burri im ishte I shokuar.
    Dhe në vend që të kthehet në Maroko, shkuan në Francë, duke menduar se
    atje do të gjejmë ndonjë zgjidhje. Mirëpo, në Francë asgjë më shumë se
    atë që e dëgjuam në Belgjikë. Në fund, vendosëm që të shkojmë në spital
    dhe të shkoj në operacion për largimin e gjinjve dhe të vazhdoj me
    terapi të fortë (të cilën ma përshkruan më herët mjekët). Mirëpo, burri
    im mendonte për diçka për të cilën moti kohë kishim harruar- për fat të
    keq, në diçka që ishte shumë larg nga mendjet tona. Allahu xh.sh.
    frymëzoi burrin tim që të më çojë në shtëpinë e shenjtë të Allahut në
    Mekke. Ndoshta do të mund të dalim para Allahut dhe ta lusim që të na
    ndihmojë të gjejmë zgjidhje prej këtij problemi. Lëshuam Parisin duke
    thënë: Allahu Ekber, La ilahe il-lall-llah Isha shumë e lumtur sepse
    ishte hera e parë që po vizitoj shtëpinë e Allahut Qaben. Morra një
    Kuran nga Parisi, më parë as që e kisha afër vetes. U nisëm për në
    Mekke. Kur kam hyrë në shtëpinë e Allahut, së pari herë e pashë Qaben,
    qava shumë- pamje vend në të cilin janë falur të Dërguarit e Allahut,
    Xhamia e shenjtë, shumë muslimanë, madhëri, dhunti dhe mëshirë e pastër
    e Allahut tim, Allahut Qava sepse me të gjitha këto nuk kam mundur të
    ballafaqohem, sepse më vinte keq për vitet e shkuara pa namaz dhe pa
    kërkimin e ndihmës së Allahut. Thoja: O Zot, mjekët ishin të pafuqishëm
    të më shërojnë Ti ke ilaçin për çdo sëmundje, të gjitha dyert para mua
    janë të mbyllura. Asgje nuk më ka mbetur vetëm të kërkoj para Derës
    tëndë, të lutem o Zot, mos mI mbyll dyert e Tua. Vazhdova të falem dhe
    tI lutem Allahut deri sa sillesha rreth Qabes. E luta që të mos më
    dëshpërojë dhe kthejë me duarthatë. Ashtu siç thashë edhe më herët, në
    përgjithësi isha larguar nga feja e Allahut.
    Atje shkova edhe te dijetarët dhe I kam lutur të më udhëzojnë për disa
    libra dhe dua të cilat mund lehtë tI mësoj. Më këshilluan që të mësoj
    gjithçka prej Kuranit. Poashtu më këshilluan që sa më shumë të bëj
    Tedhalle me ujin e zemzemit. (Tedhalla është pirja e një sasie të madhe
    të ujit deri sa uji nuk arrinë në brinjë). Gjithashtu më këshilluan që
    të përmendi shumë Allahun dhe të çoj salivate pejgamberit s.a.v.s. Në
    vendin e shenjtë të Allahut ndjeja veten shumë të qetë dhe të
    rehatshmë. E luta burrin tim që të më lejojë të mos kthehem prap në
    hotel dhe të qëndroj në Harem tërë kohën. Ai më lejoi. Në Harem afër
    meje ishin edhe disa motra nga Egjipti dhe Turqia të cilat më panë se
    shumë po qaj. Më pyetën për shkakun e qarjes time. U thashë se para se
    të vij në shtëpinë e Allahut, kurr nuk kam menduar se aq shumë do ta
    dua. Gjithashtu u thashë se kam kancerin. Ato tërë kohën ishin me mua
    dhe nuk më linin të vetme. Gjithashtu kishin marrë leje nga burrat e
    tyre që të qëndrojnë me mua në xhami. Rrallë flinim. Kemi ngrënë sasi
    të vogla të ushqimit, mirëpo kemi pirë shumë ujë zemzemi. Ashtu siç ka
    thënë Muhammedi a.s.: Uji I zemzemit është për atë që pihet, nëse e pi
    me qëllim të shërimit, Allahu xh.sh. do të të shërojë. Nëse e pi për
    shkak të etjes, Allahu xh.sh. do ta shuajë etjen etj. Atëherë nuk ka
    ndier uri. VAzhduam të bënim tavaf dhe të lexojmë shumë Kuran. Ashtu
    kemi kaluar ditë dhe netë. Kur erdha në shtëpinë e Allahut isha shumë e
    dobësuar, ndërsa pjesa e sipërme e trupit tim dhe gjinjtë e mi ishin
    mbushur me enjtësira gjaku dhe qelbi. Ajo ishte për shkak se kanceri
    ishte përhapur në tërë pjesën e gjinjëve të mi. Motrat më lutnin që të
    pastroj pjesën e sipërme të trupit me ujë zemzemi, ndërsa unë kasha
    frikë që atë pjesë ta prek. Kisha frikë të kujtoj sëmundjen, sepse
    atëherë sëmundja do të prëokuponte mendjen time, në vend që të kujtohem
    në Allahun dhe tI dorëzohem tërësisht. Prej atëherë rregullisht laja
    gjoksin tim, pa prekje direkte të pjesës me kancer. Pas pesë ditëve,
    shoqet e mia insistuan që tërë trupin ta lajë me ujë zemzemi. Në fillim
    refuzova. Mirëpo, diçka më shtynte që atë ta bëj. Ngadalë kam tentuar
    të kaloj nëpër pjesët të cilat nuk I kam larë, mbi gjoks. Sërish kasha
    frikë, mirëpo sërish ndjeva fuqinë e cila më detyroi që edhe njëherë të
    tentoj. Isha në hamendje. Pas tentimit të tretë, detyrova dorën time që
    të kalojë mbi pjesën e sipërme të trupit, dhe në fund, mbi gjoks.
    Ndodhi diçka e pabesueshme- nuk kishte më enjtje të gjakut dhe
    qelbit!!! Nuk mundja të besoja në atë çka ndjeja. Preka edhe një herë
    gjoksin tim, ishte e vërtetë! Po, ishte e vërtetë! U dridha. Më ra
    ndërmend se caktimi I Allahut ishte që të bëjë çfarë të dojë Ai. E luta
    një shoqe timen që të prekë trupin tim me dorën e saj a ka enjtje. Ajo
    e bëri këtë dhe pastaj bërtiti: Allahu Ekber!Allahu Ekber! Vrapova te
    burri im në hotel, e ngrita këmishën time dhe thashtë: Shiko mëshirën e
    Allahut! I tregova se çfarë kishte ndodhur dhe ai nuk mund të besonte.
    Qante pandërprerë. Tha: A e di se mjekët janë betuar se do të vdesësh
    për një afat prej tri javëve? Unë iu përgjigjesha : Fati është në duart
    e Allahut, qoftë Lartësuar Ai, askush nuk di se çfarë na sjell
    ardhmëria përveç Atij. Qëndruam në shtëpinë e shenjtë të Allahut një
    javë, duke falënderuar Allahun për Mëshirën e Tij të pafundme. Pastaj
    shkuam të vizitojmë xhaminë e Pejgamberit a.s. në Medine. Pas kësaj,
    udhëtuam në Francë. Atje, mjekët u habitën dhe u befasuan shumë. A je
    ti personi I njëjtë- më pyetnin. Me krenari përgjigjesha: Po, ky është
    burri im, ne iu kthyem Allahut, dhe tash nuk I frikohem askujt përveç
    Allahut. Fati vjen prej Tij. Më thonin se unë jam një rast I veçantë.
    Ata shprehën dëshirë që të më shikojnë përsëri. E bëmë sërish, dhe nuk
    gjetën asgjë. Më përpara, mezi merrja frymë nga të enjturit. Mirëpo kur
    shkova në shtëpinë e Allahut dhe e luta që të më shërojë, kanceri u
    zhduk tërësisht. Kërkova librat për biografinë e Muhammedit a.s.,
    lexova shumë dhe qaja. Kam qarë duke më ardhur keq për atë që lëshova
    në jetë. Kam lëshuar të kem dashurinë e Allahut dhe të Pejgamberit.
    Unë, rob I Allahut, e cila është dashur të dojë Allahun me tërë
    shpirtin tim, kam harxhuar dashurinë time, tërë këto vjet, në gjëra të
    kota të kësaj bote. Kam qarë për kohën e harxhuar larg Allahut,
    Krijuesit tim, për kohën të cilën të gjithë duhet ta harxhojmë në
    adhurimin e TIj, duke e dashur sinqerisht, duke shprehur dashurinë ndaj
    të Dërguarit të Tij, pasimin e sunnetit të tij. Lusim Allahun që të më
    falë mua, burrintim dhe të gjithë muslimanët dhe të më pranojë si robe
    e sinqertë e Tij. Amin!
    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Lexoji keto Letra (Tregime) C'lodhje

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 12:05 pm

















    Leximi i Kur'anit & Dobite e Tij .

    Një amerikan i moshuar musliman, jetonte në një fermë në lindje të maleve Kentucky së bashku me nipin e tij.
    Çdo mëngjes gjyshi zgjohej herët në mëngjes, ulej në tavolinën e
    kuzhinës dhe lexonte Kur’an. Nipi i tij, dëshironte të bëhej sikur ai
    dhe e imitonte atë në të gjitha mënyrat e mundshme.
    Një ditë nipi e pyeti gjyshin, “Gjysh, kam provuar të lexoj Kur’an
    sikurse ti por nuk mund ta kuptoj atë, edhe atë çfarë e kuptoj e harroj
    sapo ta mbyll librin. Çfarë të mira ka nga leximi i Kur’anit?”
    Gjyshi, me qetësi ndaloj së mbushuri stufën me qymyr dhe iu drejtuar
    nipit, “merre këtë shportë të qymyrit, mbushe në lum me ujë dhe ma
    sjell prapë”. Djaloshi veproi si i tha ai, por i tërë uji i rrjedhë nga
    shporta para se të vinte në shtëpi.
    Gjyshi qeshi dhe i tha, “duhet të ecësh pak
    më shpejtë herën tjetër; e dua shportën me ujë. Nuk po provoni sa
    duhet”, dhe e dërgoi atë përsëri. Kësaj radhe djaloshi vrapoi shpejtë,
    por përsëri shporta ishte e zbrazët para se të kthehej në shtëpi.
    Me gjysmë frymë i tha gjyshit se ishte e pamundur të barte ujë me
    shportë dhe shkoi ta merrte një kovë. Plaku i tha, “nuk dua një kovë
    ujë, por dua një shportë ujë. Ti vetëm nuk provon sa duhet”, dhe doli
    jashtë ta shikonte djaloshin tek po provonte përsëri. Kësaj radhe,
    djaloshi e kuptoi se ishte e pamundur por dëshironte ti tregonte
    gjyshit të tij se edhe nëse do të vraponte sa më shpejt që të mundte
    nuk do t’ia arrinte, uji do të rridhte para se të kthehej në shtëpi.
    Djaloshi, përsëri e zhyti shportën në lum dhe vrapoi shpejtë, por kur arriti të gjyshi i tij shporta ishte e zbrazët.
    Me gjysmë fryme tha, “E sheh gjysh, është e padobishme”.
    Plaku ia ktheu, “shikoje
    shportën”. Djaloshi shikoj shportën dhe për herë të parë e vërejti se
    shporta ishte ndryshe. ishte transformuar nga një shportë e vjetër e
    ndyrë në një shportë të pastër, brenda dhe jashtë.
    Gjyshi iu pergjigj nipit te tij me fjalet :
    “ kështu ndodhë kur e lexon Kur’anin. Mund të mos kuptosh dhe të mbash
    mend asgjë, por kur e lexon atë, do të ndryshosh brenda dhe jashtë. Kjo
    është puna e Allahut në jetët tona”.
    __________________












    __________________










    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Lexoji keto Letra (Tregime) C'lodhje

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 12:06 pm

    Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe me këshillë të mirë!'


    Në një vend në France diku para 50 viteve jetonte një plak turk
    pesëdhjetë vjeçar. Emri i tij ishte Ibrahim dhe punonte në një dyqan
    ushqimor. Dyqani ishte në një ndërtesë ku në njëren prej banesave të
    asaj ndertese jetonte një familje jehude. Kjo famlije jehude kishte një
    djalë shtatë vjeçar, që e quanin Xhad. Xhadi jehudi. Fëmiu kishte zakon
    që çdo ditë të shkonte tek dyqani i xhaxhit Ibrahim për të blerë
    nevojat shtëpiake. Çdo herë kur merrte të dilte nga dyqani vidhte nga
    një çokolatë, e xhaxhi Ibrahimi bëhej sikur s'di gjë.
    Një ditë, Xhadi harroi ta vidhte çokolatën duke dalur e xhaxhi Ibrahimi
    e thirri dhe i tregoi se kishte harruar ta merrte çokolatën të cilën e
    merrte çdo ditë! Xhadi u tremb ngase kishte menduar se xhaxhi Ibrahimi
    nuk di asgjë për vjedhjen e tij. Kërkoi nga ai që ta falte dhe i
    premtoi se nuk do te vidhte më asnjë çokolatë. Xhaxhi Ibrahim i tha:
    'Jo, premtom se nuk do vjedhësh asnjë gjë në jetën tënde, e çdo ditë
    kur të dalësh nga dyqani merre nga një çokolatë se është e jotja. Xhadi
    pranoi i gëzuar.
    Kaluan vitet e xhaxhi Ibrahimi për Xhadin ishte si baba, si shok dhe si
    nënë. Kur Xhadit i ngushtohej ndonjë punë ose haste ndonjë problem,
    vinte tek xhaxhi Ibrahimi dhe ia paraqiste problemin. Kur ai mbaronte,
    xhaxhi Ibrahimi nxirrte nga një sirtar në dyqan një libër, ia jepte atë
    Xhadit dhe kërkonte prej tij ta hapte një faqe kudo në libër. Pasi ai e
    hapte atë, xhaxhi Ibrahim i lexonte dy faqet që ishin hapur pastaj e
    mbyllte librin dhe e zgjidhte problemin. Xhadi u largonte i qetësuar,
    atij iu kishte larguar preokupimi, i ishte rehatuar truri dhe problemi
    ishte zgjidhur. Kalonin vitet kurse raportet vazhdonin mes Xhadit dhe
    xhaxhi Ibrahimit, muslimanit turk i moshuar e i pashkolluar.
    Xhadi u bë djalosh njëzet e katër vjeçar kurse xhaxhi Ibrahimi gjashtëdhjetë e shtatë.
    Xhaxhi Ibrahimi vdiq. Para vdekjës, u la bijve të tij një kuti e në atë
    futi librin të cilin e shihte Xhadi sa herë që e vizitonte atë në
    dyqan. I porositi bijtë e tij që pas vdekjës së tij t'ia jepnin Xhadit
    librin si dhuratë për të, djaloshin jehud!
    Xhadi mori vesh për vdekjën e xhaxhit Ibrahim. U mërzit shumë kur
    djemtë e xhaxhit ia dorëzuan kutin, ngase xhaxhi Ibrahim për të kishte
    qenë shok shoqërues dhe ai e shpëtonte nga zjarri i problemeve!
    Një ditë, Xhadit i ndodhi një problem. Në moment iu kujtua xhaxhi
    Ibrahimi e bashkë me të iu kujtua edhe kutia, të cilën ia la atij.
    Shkoi tek kutia dhe e hapi, kur papritmas aty gjeti librin të cilin e
    hapte çdo herë kur vizitonte xhaxhain në dyqanin e tij!
    Xhadi e hapi një faqe nga libri, mirëpo libri ishte në gjuhën arabe e
    ai nuk e dinte atë. Shkoi tek një shok i tij tunisian dhe kërkoi prej
    tij që t'ia lexoj dy faqe nga libri e ai i lexoi ato!
    Pasiqë Xhadi ia shpjegoj problemin e tij shokut tunisian, ky tunisiani gjeti zgjidhjen për Xhadin!
    U habit Xhadi dhe e pyeti: Ç'është ky libër?
    Tunisiani i tha: Ky është Kur'ani Kerim, libri i muslimanëve!
    Xhadi ia ktheu: E si të bëhëm unë musliman?

    Tunisiani tha: Ta shqiptosh shahadetin dhe ta pasosh sheriatin.
    Xhadi tha: Esh-hedu en La ilahe il-lallah ve enne Muhammeden resulullah.

    Xhadi u bë musliman dhe për vete zgjodhi emrin Xhadullah el-Kur'ani. E
    zgjodhi këtë emër si madhërim për këtë libër mahnitës dhe vendosi që
    pjesën e mbetur të jetës së tij t'ia kushtoi këtij libri fisnik. Xhadi
    e mësoi Kur'anin, e kuptoi atë dhe filloi thirrjen për tek Allahu në
    Evropë derisa pranuan islamin në duart e tij shumë njerëz, diku rreth
    gjashtë mijë jehudë dhe krishterë.
    Një ditë, derisa ai po shfletonte kujtimet e tija të vjetra, e hapi
    Kur'anin të cilin ia kishte dhënë xhaxhi Ibrahim dhe në fillim të tij
    gjeti hartën e botës. Kurse mbi kontinentin e Afrikës ishte nënshkrimi
    i xhaxhit Ibrahim e nën të ishte shkruar ajeti: ' Thirr në rrugën e
    Zotit tënd me urtësi dhe me këshillë të mirë!' Xhadullahi menjëherë
    vërejti dhe u bind se kjo ishte porosia e xhaxhit Ibrahim andaj vendosi
    ta realizoi atë.
    Braktisi Evropën dhe shkoi për t'i ftuar njerëzit tek Allahu në Kenia,
    një jugë të Sudanit, Ugandë si dhe shtetet fiqnje. Vetëm në fiset e
    Zulu pranuan Islamin në duart e tij më shumë se gjashtë milion njerëz!
    Vdekja e tij Xhadullah el-Kur'ani, ky musliman i vërtetë, thirrës i
    inspiruar, i harxhoi në islam 30 vite, të gjitha ia nënshtroi thirrjës
    tek Allahu nëpër vendet e panjohura të Afrikës dhe u bë shkak që
    islamin ta pranojnë miliona njerëz. Xhadullah el-Kur'ani vdiq në vitin
    2003 si pasojë e sëmundjeve të cilat e goditën në Afrikë në rrugën e
    thirrjës për tek Allahu.
    Atëbotë kishte pesëdhjetë e katër vite të cilat i shpenzoi në thirrjën islame.
    Ngjarja nuk ka mbaruar ende!
    Nëna e tij, jehude fanatike dhe mësuese universitare e edukative,
    pranoi islamin vitin e kaluar, në vitin 2005, dy vite pas vdekjes së
    djalit të saj- thirrësit islam.
    Pranoi islamin në moshën shtatëdhjetë vjeçare. Ajo tregon se ka luftuar
    për tridhjetë vite sa ishte biri i saj musliman që ta kthej në fenë
    jehude. Ajo edhe përkundër përvojës, mësimit dhe aftësisë së saj për
    t'i bindur njerëzit nuk arriti ta bind birin e saj që të kthehët.
    Ndërsa xhaxhi Ibrahim, ky musliman i pashkolluar e i moshuar, arriti që
    ta lidhë zemrën e birit të saj për islamin! Kjo është feja e vërtetë. E
    lus Allahun që ta ruaj atë dhe ta forcojë në punë të mira.
    Mirëpo, pse Xhadullahu pranoi islamin?
    Xhadullah el-Kur'ani tregon se xhaxhi Ibrahim për gjatë shtatëmbdhjetë
    vite asnjëherë nuk ka thënë 'o qafir' apo 'o jehudi', bile nuk i ka
    thënë as edhe 'pranoje islamin!'
    Paramendo, shtatëmbdhjetë vite nuk i ka folur atij as për fenë, as për islamin e as për jehudizmin!
    Një plak i moshuar e i pashkolluar e diti si ta bëj zemrën e këtij djaloshi që të lidhet për Kur'ani!
    Shejhu kur e takoi atë njëherë e pyeti se si ndihej kur me miliona
    njerëz kanë pranuar islamin në duart e tij, ai ia ktheu se nuk ndihet
    edhe aq krenar ngase -sipas tij- ai i kthen një pjesë të mirësisë së
    xhaxhit Ibrahim!
    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Lexoji keto Letra (Tregime) C'lodhje

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 12:06 pm

    ËNDËRRA E NJË DJALOSHI


    Nuk falja namaz rregullisht dhe harrova se ku gjendet xhamia. Disa netë
    para fillimit të muajit të Ramazanit të vitit 1999 rashë të flejë si
    zakonisht. Isha në shtëpinë time. Pashë qudi në gjumë. Isha në shtrat
    dhe flija. Pastaj më erdhi gruaja ime dhe filloi të më zgjojë. Bërtita:
    “Çfarë don!” Por befasia ishte se ajo nuk mund ta dëgjonte zërin tim.

    U mundua të më zgjojë përsëri, e unë përsëri parashtroja pyetjen e
    njejtë, kurse ajo edhe më tutje nuk më dëgjonte. Shkoi e frikësuar dhe
    thirri motrat dhe vëllezërit e mi. Shkuan dhe u kthyen me një mjek.
    Befasia tjetër ishte se edhe ai nuk kishte mundësi të më dëgjojë. Më
    kontrolloi dhe u tha se kam vdekur. Ata filluan të qajnë dhe të
    mërziten për mua edhe pse unë nuk kisha vdekur. Por nuk e dëgjonin
    zërin tim. Kështu i shikoja gruan time dhe vëllezërit e mi duke u folur
    atyre, por ata edhe më tutje nuk më dëgjonin.

    Dëgjoja se si bisedonin për xhenazen time. Më dërguan drejtë varrezave,
    kurse unë i bërtitja secilit që kalonte pranë meje se jam i gjallë dhe
    se nuk kam vdekur, por asnjëri prej tyre nuk më përgjigjej. Pastaj më
    përgatitën dhe më pastruan dhe shkuan pas meje në xhami që të ma falin
    namazin e xhenazes. Atëherë i fola imamit dhe i thashë se jam i gjallë
    dhe se nuk kam vdekur, por imami nuk u përgjigj. Unë madje i dëgjoja
    ata dhe i shikoja, kurse ata më injoronin. Pas namazit më dërguan drejt
    varreve dhe filluan ta përgatisin varrimin tim. Më futën në një gropë.
    I bërtita të fundit që pashë, ndërmjet tij dhe mua ishin dërrasat… I
    thashë se nuk kamë vdekur dhe “mos më varros”. Nuk mu përgjigj. Mbi mua
    hudhnin dhe.

    Mu kujtua fjala e të Dërguarit sal-lallahu alejhi ve sel-lem “Me të
    vërtetë i vdekuri i dëgjon hapat”. Dëgjova hapat e tyre deri sa
    largoheshin prej meje. Atëherë u vërtetova se jamë në një hapësirë të
    errët. Më erdhën dy njerëz dhe njëri u ulë te këmbët e mija, kurse
    tjetri te koka. Më pyetën: “ Kush është Zoti yt?” Nisa të them: “Zoti
    im është... Zoti im është... “E di se kushë është Zoti im, por nuk di
    se si kam harruar. Gjithashtu më pyetën: “ Kush është i Dërguari yt?”
    Prap nuk munda të kujtohem se kush është i dërguari im. Dhe gjithashtu
    më pyetën se cila është feja ime, kurse unë e përsërisja të njëjtën gjë
    por nuk mundesha të kujtohem. Në koken time më silleshin familja,
    vetura dhe shitorja ime. Pastaj erdhen me një qekanë të madh dhe më
    goditen aq shumë në ballë, sa që bërtita dhe i zgjova ata që flinin në
    shtëpi…”Çke, pse po bërtet? Zgjohu!”, filloi të më thërrasë gruaja ime.
    E kuptova se krejt kjo kishte qenë vetëm ëndërr dhe menjëherë pas
    zgjimit dëgjova ezanin e sabahut. Mu përcaktua edhe një jetë, kurse kjo
    ëndërr qe shkak për udhëzimin tim dhe të kapurit fort për fenë,
    zvogëlimin e haramit dhe të gjërave që më largojnë nga Xheneti.
    Elhamdulil-lah, pranova nënshtrimin ndaj All-llahut! Tani jetoj në
    lumturi dhe rehati të plotë së bashku me gruan, fëmijët dhe vëllezërit
    e mi. Lus All-llahun që të më merr shpirtin duke qenë i nënshtruar ndaj
    Tij!
    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Lexoji keto Letra (Tregime) C'lodhje

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 12:06 pm

    DASHURIA DHE KOHA


    All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:

    “Betohem në kohën!” (Asr, 1)

    Njëherë në një ishull jetonin të gjitha llojet e ndjenjave: lumturia,
    mërzia, dituria dhe dashuria. Një ditë të gjithëve ju njoftuan se
    ishulli do të fundoset dhe të gjithë ndërtuan aniet e shpëtimit përveç
    dashurisë. Dëshiroj të mbetet deri në momentin e fundit.

    Kur ishulli gati u fundos dashuria vendosi të kërkoj ndihmë: Pasuria kaloi pranë saj në një anije të madhe.

    Dashuria e pyeti:

    “Pasuri, a më merr me vete?”

    “Jo, nuk mundem” u përgjigj pasuria. “Kam aq shumë ar dhe argjend në anije, sa që nuk ka vend për ty”.

    Dashuria e luti mërzinë që ta marrë:

    “Mërzi më merr me vete në anijen tënde!”

    “Oh dashuri, aq jam e mërzitur, dhe më duhet të jem vetëm”.

    Lumturia kaloi pranë dashurisë por meqë ishte aq e gëzuar nuk e dëgjoi fare thirrjen e dashurisë.

    Papritmas, dikush pëshpëriti:

    “Eja dashuri, unë do të marrë.” Ishte ky një plak i moshuar.

    Aq e lumtur dhe e gëzuar dashuria harroi ta pyes plakun se ku po
    shkojnë. Kur arritën në vendin e caktuar plaku shkoi rrugës së tij. E
    vetëdijshme sa i kishte borxh plakut dashuria e pyet një dijetar:

    “Kush më ndihmoi dhe shpëtoi?”

    “Ishte koha” u përgjigj dijetari

    “Koha?” u habit dashuria. “përse më ndihmoi ajo?”

    Dijetari qeshi dhe me urtësi iu përgjigj:

    “Sepse vetëm koha është e aftë të kuptoj vlerën e vërtetë të dashurisë”.

    Muhammedi, a.s. e kishte dërgua një njeri në udhëtim i cili shokëve të
    tij ju kishte bërë imam gjatë namazit dhe e fillonte dhe mbaronte
    namazin me kaptinën Ihlas (Kul Huvull-llahu). Kur u kthyen i treguan
    për këtë Pejgamberit a.s. i cili tha:

    “Pyeteni, përse ka vepruar kështu”

    Ata e pyetën dhe ai u përgjigj:

    “Sepse kjo është kaptinë e atributeve të Gjithëmëshirshmit dhe unë e dua ta lexojë”

    Pejgamberi a.s. tha:

    “Lajmëroni se edhe All-llahu e donë atë!” (Transmeton Aisha, shënon Buhariu)
    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Lexoji keto Letra (Tregime) C'lodhje

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 12:06 pm

    PSE NUK MË PRANOHET DUAJA?

    Një njeri nga banorët e Basrës e takoi Ibrahim Ed’hemin dhe i tha duke iu ankuar:

    Allahu xhel-le shanuhu në Kur’anin Famëlartë thotë:

    “UD’UNI ESTEXHIB LEKUM” - “Më thirrni mua (kërkoni prej meje), Unë ju përgjigjem.” (Gafir, 60)

    E ç’është me ne, i lutemi Allahut, por duaja s’na pranohet, kërkojmë
    nga Allahu xhel-le shanuhu, kurse përgjigje s’marrim dot. Vallë pse
    kështu?!

    -Për atë se zemrat e juaja janë të vdekura, - u përgjigj Ibrahimi.

    -E kush i ka vdekur ato? – pyeti ai.

    -Dhjetë cilësi – u përgjigj Ibrahim Ed’hemi.

    -Cilat janë ato? – pyeti përsëri ai.

    Ibrahim Ed’hemi iu përgjigj duke i thënë se ato dhjetë cilësi janë:

    1. E dini se Allahu xhel-le shanuhu është Një dhe se e njihni Atë, por
    obligimet ndaj Tij nuk jeni duke i kryer dhe nuk jeni duke e adhuruar.

    2. E lexoni Kur’anin Famëlartë, por s’jeni duke vepruar sipas tij, e as që doni të kuptoni nga ai (Kur’ani).

    3. Thoni se e doni të Dërguarin e Allahut, por në bazë të sunneteve të tij s’jeni duke vepruar.

    4. Thoni se shejtani është armiku I juaj I madh dhe se e mallkoni atë,
    kurse ju përsëri jeni duke e mbajtur dhe e dëgjoni me plotë bindje.

    5. Thoni se i frikësoheni vdekjes dhe se ajo është e vërtetë e pamohueshme, por për këtë s’keni përgatitur asgjë.

    6. Thoni se i frikësoheni zjarrit të Xhehenemit, ndërsa trupin tuaj e keni lodhur me punë që çojnë në zjarr.

    7. Thoni se e doni Xhenetin, kurse për këtë s’jeni të përgatitur,
    pasiqë dëfrimet i keni shijuar në këtë botë dhe nuk keni bërë vepra që
    ju dërgojnë në të.

    8. Kur zgjoheni nga gjumi, të metat e juaja i hidhni pas shpinës (veten
    tuaj e harroni), kurse të metat dhe veprat e turpshme të njerëzimit i
    zbuloni dhe i përgojoni. Nuk i shiqoni punët tuaja, por i shiqoni punët
    e të tjerëve.

    9. I shfrytëzoni begatitë (nimetet) e Allahut dhe nuk e falënderoni Atë.

    10. Shpesh i përcillni të vdekurit për në varreza, por nuk po mësoni nga kjo.

    Andaj, s’do t’iu përgjigjet duaja!
    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Lexoji keto Letra (Tregime) C'lodhje

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 12:07 pm

















    NAMAZI I PAKUJDESSHËM


    E kujton gjyshën dhe vërejtjet e saja që namazin e tij ta kryen me
    kohë: »Djali im, nuk duhet lënë namzin deri në momentin e fundit!«
    Gjyshja e tij ishte shtatëdhjet vjeçare, por, sa herë që e dëgjonte
    ezanin, menjëherë ngrihej dhe i përgjigjej thirrjes së myezinit.

    Ai, përkundrazi, kurrë nuk mundi ta mposhtë egon e tij, të ngritet
    menjëherë e të falet. Çfarëdo pune të bënte, namazi ishte në rend të
    fundit dhe çdo herë e kryente me shpejtësi të madhe që të arrijë me
    kohë. Duke menduar për këtë, u ngrit dhe e kuptoi se i kishin mbetur
    vetëm pesëmbëdhjetë minuta deri në ezanin e jacisë. Shpejtë morri
    abdest dhe filloi të falë namazin e akshamit.

    Derisa bënte tesbih, sërish e kujtoi gjyshën e tij dhe filloi t’i vie
    turp nga lutjet e veta. Ajo u falte me aq përulësi dhe qetësi. Filloi
    me duanë e tij, pastaj e lëshoi kokën në sexhde dhe për një kohë
    qëndroi në atë pozitë. Kishte qenë tërë ditën në shkollë dhe ishte
    shumë i lodhur…

    Papritmas, e zgjoi një zë i çuditshëm, zhurmë dhe bërtimë. Filluan ta
    kaplojnë djersët e ftohta. Shikoi rreth vetes, në secilën anë që
    shikonte – shihte shumë njerëz. Turmë e madhe. Disa qëndronin të
    ngrirë, duke shikuar rreth vetit, disa vraponin herë djathtas e herë
    majtas, krejtësisht të humbur, përderisa disa prej tyre ishin
    gjunjëzuar me duar të mbledhura, vetëm duke pritur… E kaploi një frikë
    e madhe dhe panikë kur e kuptoi se ku gjendet. Kjo ishte Dita e
    Gjykimit!!!

    Derisa ishte gjallë kishte ndëgjuar për dhënjen e llogarisë në Ditën e
    Gjykimit, por kjo i dukej shumë largë! A thua kjo mund të jetë fryt i
    imagjinatës së tij, diçka çka mendja e tij kishte trilluar?! Jo, pritja
    dhe frika ishin aq të mëdha – është e pamundshme që kjo të jetë e
    pavërtetë. Hulumtimet ende vazhdonin. I dëshpruar filloi të vrapojë
    herë tek njeri e herë tek tjetri duke pyetur se a e kishin thirrur
    emrin e tij. Askush nuk kishte mundësi t’i përgjigjet.

    Papritmas, ndëgjoi një zë duke thirrur emrin e tij, turma e njerëzve
    filloi të ndahej duke i bërë rrugë për të kaluar. Dy veta e kapën për
    dore dhe e tërhiqnin përpara. Kaloi në mes të turmës duke mos shikuar
    fare. Melekët e sollën deri në qendër dhe aty e lanë. Derisa koka e tij
    ishte e përulur, e gjithë jeta e tij i kalonte para syve, si të jetë
    ndonjë film.

    E shikontë babain e tij duke vrapuar nga ligjerata në ligjeratë, duke
    hargjaur shëndetin e tij në rrugën e islamit. E shikonte nënën e tij
    duke ftuar mysafir në shtëpinë e tyre, duke shtruar sofrën e mbushur me
    të gjitha të mirat. Filloi të mbrohet: »Edhe unë gjithnjë isha në atë
    rrugë. I kam ndihmuar të tjerët, e kam përhapur fjalën e Zotit, namazin
    e kam kryer, kam agjëruar Ramazanin. Të gjitha obligimet e All-llaht i
    kam kryer, ndërsa ato që i ka ndaluar, nuk i kam bërë« Filloi të çajë
    dhe të mendojë për atë sa e ka dashur All-llahun. E dinte se të gjitha
    që i bëri në jetë nuk ishin aq sa e meriton All-llahu. E dinte se
    All-llahu është Mbrojtësi i vetëm i tij…

    Djersitej dhe dridhej sa asnjëherë në jetën e tij. Sytë e tij ishin të
    ngulitur në peshojën e veprave, duke pritur vendimin. Më në fund,
    vendimi është marrë. Dy melekë, duke mbajtur fletët në duart e tyre, u
    kthyen në drejtim të turmës. Këmbët i kishte para kolapsit. I mbylli
    sytë posa filluan të lexojnë emrat e atyre të cilët shkojnë për në
    Xhehennem. Emri i tij ishte i pari. U gjunjëzua dhe filloi të bërtasë
    me zë të lartë »Si mund të jamë unë për në Xhehennem? Tërë jetën time i
    kam shërbyer të tjerët, e kam përhapur fjalën e All-llahut në mesin e
    njerëzve të tjerë…«

    I humbi shikimi, filloi të dridhej në tërë trupin. Ata dy melekë e
    kapën për duar. Përderisa këmbët i zvarriteshin, ata e tërhiqnin nëpër
    turmë në drejtim të humnerës së Xhehennemit. Bërtiste, dhe i dëshpruar
    mendonte se a ka ndokush prej njerëzve që mund t’i ndihmojë… I
    thërriste të gjitha veprat e mira të cilat i kishte bërë: ndihmën të
    cilën ia kishte bërë babait të tij, agjërimin e tij, namazet e tij,
    Kur’anin të cilin e kishte lexuar, pyeste se amund t’i ndihmojë
    ndonjëra vepër të cilën e kishte kryer!? Por, melekët edhe më tej e
    tërhiqnin në drejtim të Xhehennemit.

    Iu afruan zjarrit. Shikimi i tij i fundit pas vete… A nuk kishte thënë
    Resulullahi s.a.v.s., i pastër është ai person i cili pastrohet në lumë
    pesë herë në ditë, ashtu edhe namazi i kryer pesë herë në ditë pastron
    nga gjynahet?! Filloi të bërtasë: »Namazi im? Namazi im? «

    Melekët nuk u ndalën dhe arritën buzë grëminës së Xhehennemit. Filloi
    ta ndien nxehtësinë e zjarrit në fytyrën e tij. Shpresat e fundit ishin
    humbur, është dënuar në zjarr të përhershëm…Njëri nga melekët e shtyri
    në zjarr dhe ai filloi të bie, duke shikuar fundin i cili afrohej sa më
    shumë … Papritmas, një dorë e fortë e kapi dhe e tërhoqi prapa. E fshiu
    pluhurin nga fytyra dhe para veti pa një plak me mjekërr të gjatë dhe
    të bardhë. E pyeti: » Kush je ti?« Plaku u përgjigj: »Unë jam namazi yt«

    »Po ku ishe deri tani? Më shpëtove në momentin e fundit! edhe pak dhe do të përfondoja në fund të Xhehennemit!«

    Plaku buzëqeshi dhe tha: » Po, edhe ti mua më ke kryer gjithmonë në momentin e fundit, a ke harruar?!«

    Në atë moment i hapi sytë dhe e ngriti kokën nga sexhdeja. Ishte
    tërësisht i djersitur. Ndëgjonte zërat të cilat vinin nga jashtë dhe
    ndëgjoi ezanin e jacisë. Menjëhërë u ngrit dhe shkoi të marrë abdest.

    “Pra shkatërrim është për ata që falen, Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm”. (El Ma’un, 4,5)












    __________________











    Sponsored content

    (N) Re: Lexoji keto Letra (Tregime) C'lodhje

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Thu Oct 19, 2017 1:14 am