Mjerë për lënësin e namazit, në ditën e gjykimit

    Share
    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Mjerë për lënësin e namazit, në ditën e gjykimit

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 12:09 pm

    All-llahu, subhanehu ve teala, në librin e tij fisnik thotë: “O ju
    njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës
    së kijametit është një llahtari e madhe. Atë ditë, kur ta përjetoni
    atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjiri dhe secila
    shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të
    dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i
    ashpër.” [Haxh: 1-2]. Kjo pra është dita e gjykimit, dita e dhënies së
    llogarisë, dita kur krijesat do të dalin para Zotit të tyre dhe do të
    paraqiten veprat e tyre. Në këtë ditë besimtarët e devotshëm do të kenë
    dritë dhe do të jenë nën hije, do të freskohen dhe do të gëzohen, kurse
    mëkatarët do të jenë të trishtuar, do t’i kafshojnë duart e veta nga
    mjerimi, do të jenë të zhytur në djersët e veta, do të shpresojnë të
    kthehen në këtë dunja për ta përmirësuar gabimin, mirëpo do të jetë
    vonë. Ata e dinin se All-llahu ka zbritur libër dhe ka dërguar
    Pejgamber, mirëpo nuk i kushtonin rëndësi aspak këtij fakti, bile ia
    kthenin shpinën fjalëve të Zotit, e as që u interesuan për to. Tërë
    jetën e kaluan në mirësi të panumërta që u dha All-llahu, mirëpo
    All-llahun nuk e falenderuan, e injoruan dhe e haruan, këshillat e Tija
    nuk i dëgjuan, robërit e Tij të devotshëm i luftuan dhe nga rruga e
    drejtë u munduan t’i ndalin. Këta janë kriminelët e vërtetë, andaj në
    këtë ditë për ta nuk ka kthim dhe nuk ka arsyetim. Zoti është i
    hidhëruar me ta, nuk i shikon ata, e as që i pastron nga mëkatet. Për
    ta ka dënim të rreptë. Prej atyre që do të pendohen në këtë ditë dhe do
    të mjerohen janë ata që e lanë namazin në këtë botë dhe nuk e falën,
    janë ata që nuk ranë në sexhde për All-llahun e Madhërishëm, janë ata
    që kur thirrte namazi e kalonin kohën në gjëra të kota dhe i jepnin më
    shumë rëndësi kësaj bote sesa Zotit të tyre. Janë ata që edhe pse e
    thithnin ajrin që All-llahu e krijoi, e pinin ujin që All-llahu prej së
    larti e lëshoi dhe i hanin ushqimet që All-llahu i krijoi, ata këto të
    mira të All-llahut i kthyen me mëkate, ia kthyen shpinën Zotit dhe nuk
    e falën namazin, bile u vinte rëndë të ngrihen në namazin e sabahut.
    Ata urdhërat e Zotit nuk i dëgjuan, nga ndalesat e Tij nuk u larguan,
    librin e Tij nuk e lexuan dhe Pejgamberin e Tij nuk e pasuan. All-llahu
    i Madhërishëm këtyre u thotë: “A nuk e dinë të tillët se kanë për t'u
    ringjallur? Në një ditë të madhe, Në ditën kur njerëzit ngrihen (prej
    varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.” [Mutaffifin: 4-6]. Ta
    shohim pra se si do të jetë gjendja e atyre që e lanë namazin, ta
    shohim çka do të përjetojnë ata në ditën e gjykimit, ta shohim se çka
    na ka treguar All-llahu dhe i Dërguari i Tij, sal-lallahu alejhi ve
    sel-lem, për këtë gjë: 1- All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Atë
    ditë është mjerim për ata që mohuan të mirat e Zotit. Dhe kur atyre u
    thuhej: “Përkuluni!”, (bini në ruku sh.r.) ata nuk përkuleshin. Atë
    ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan.” [Murselat: 47-49]. Pra
    mjerim do të jetë atë ditë për përgënjeshtruesit, për ata që ia kthyen
    shpinën Zotit të tyre, për ata që nuk e falënderuan All-llahun për të
    mirat e tyre, për ata që e tradhëtuan besën që ia dhanë All-llahut dhe
    Pejgamberit, për ata që u bën miq të shejtanit, edhepse ai ishte armik
    i tyre i hapët, për ata që e pasuan epshin e tyre dhe iu dukën të rënda
    udhëzimet e All-llahut, edhepse ato ishin në dobi të tyre. Pra, mjer
    për ata, sepse kur u thuhej atyre përkuluni, bëni ruku, faleni namazin
    dhe keni frikë nga Zoti, mos ia ktheni shpinën atij, faleni namazin,
    ata nuk u përgjigjën, po u kthyen në anën tjetër. 2- Pejgamberi,
    sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Për të parën gjë që do të
    pyetet robi do të jetë namazi. Nëse ai është në rregull, të gjitha
    punët e tij të tjera do të jenë në rregull, e nëse nuk është në
    rregull, atëherë të gjitha punët e tij nuk do të jenë në rregull” Për
    të parën gjë që do të pyetet robi i All-llahut është namazi. Nëse
    namazin e ka kryer si duhet, me përkushtim dhe sinqeritet, të gjitha
    punët tjera do të jenë në rregullë, sepse namazi i falur si duhet të
    largon nga veprat e këqija dhe të shëmtuara, siç thotë All-llahu,
    subhanehu ve teala: “...fal namazin, vërtet namazi largon nga të
    shëmtuarat dhe të irituarat...”. Pra, namazi i falur si duhet, të
    largon nga veprat e këqija dhe të afron drejt veprave të mira. Njeriu i
    tillë do t’i ketë punët tjera në rregullë, sepse në librin e tij do të
    jenë të shkruara veprat e mira dhe ai do të jetë prej banorëve të
    xhennetit. Ndërsa, ai që nuk e ka namazin në rregullë, ai i cili nuk
    është falur, apo është falur një herë në vjet, apo një herë në javë dhe
    nuk i ka kushtuar rëndësi namazit, nuk e ka falur rregullisht, punët e
    këtij personi nuk do të jenë në rregull. 3- Pejgamberi, sal-lallahu
    alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush rregullisht e kryen namazin do t’i
    jetë dritë, shpëtim dhe dëshmi në ditën e Gjykimit, e kush nuk e kryen
    rregullisht atë, nuk do të ketë dritë, shpëtim e as dëshmi dhe në ditën
    e Gjykimit do të jetë me shoqërinë e Karunit, faraonit, Hamanit dhe
    Ubejj b. Halefit.” [Imam Ahmedi]. Pra, kush rregullisht e fal namazin,
    namazi i tij do të jetë dritë në ditën e gjykimit, dritë të cilën e ka
    përmend All-llahu, subhanehu ve teala, kur ka thënë: “O ju që keni
    besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që
    Zoti juaj t'i largojë prej jush të këqijat, t'ju shpie në xhennete nën
    të cilët rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron
    Pejgamberin, e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre
    ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: “Zoti ynë,
    vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo
    send”.” [Tahrim: 8]. Përveç kësaj, namazi do të jetë shpëtim për të,
    shpëtim nga zjarri i xhehennemit, shpëtim nga dënimi i dhembshëm, si
    dhe do të jetë dëshmi për besimin e tij, do të jetë dëshmi për
    sinqeritetin e tij, do të jetë dëshmi për përkushtimin e tij. Po ata që
    nuk e falën namazin? Ata do të jenë në terr, nuk do të kenë dëshmi për
    ta, ata nuk do t’i njohë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem,
    sepse ai i njeh besimtarët nga pjesët e trupit, të cilat i kanë larë
    gjatë marrjes së abdesit. Këta njerëz do të ringjallën me njerëzit më
    të poshtër, më të këqij, siç është Faraoni dhe të tjerët. Ibën Kajjimi,
    rahimehull-llah, duke e komentuar këtë hadith thotë: “Atë që nga falja
    e largon dëshira për pushtet, do të jetë i ringjallur pranë Faraonit;
    ai që e ka lënë namazin nga dëshira për pasuri do të ringjallet pranë
    Karunit; atë që kryelartësia dhe pozita e kanë penguar nga falja do të
    ringjallet në shoqëri të Hamanit, ndërsa nëse është në pyetje tregtia,
    atëherë do të ringjallet pranë Ubej b. Halefit.” 4- All-llahu,
    subhanehu ve teala, thotë: “(Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çështja
    deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po
    nuk munden. Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon
    poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa
    ishin të shëndoshë (të gjallë në dunja).” [Kalem: 42-43]. Pra, në Ditën
    e gjykimit njerëzit do të tubohen në Mahsher, dhe do t’i urdhërojë
    All-llahu që të bëjnë sexhde. Besimtarët e devotshëm do të bëjnë sexhde
    për All-llahun e Madhërishëm, të gëzuar dhe të lumtur, sepse kjo është
    nderë për ta, kjo është krenari për ta. Kurse, ata që nuk kanë bërë
    sexhde në këtë botë, do t’u shtanget kurrizi dhe nuk do të mund t’i
    bëjnë sexhde All-llahut, do t’i kaplojë nënçmimi dhe frika, do të
    poshtërsohen dhe do të trishtohen. Ata nuk do ta kenë atë nderë që t’i
    bëjnë sexhde Krijuesit të tyre, sepse nuk bënin sexhde kur ishin në
    këtë botë, po e kthenin shpinën dhe largoheshin nga udhëzimi i Zotit.
    Adhurimi i All-llahut është nderë dhe krenari, e këta nuk e fitojnë
    këtë nderë, sepse ishin të larguar nga Zoti i tyre. Prandaj ata nuk do
    ta shijojnë kënaqësinë e adhurimit ndaj All-llahut, nuk do ta shijojnë
    kënaqësinë e sexhdes për All-llahun, e as që do ta shohën All-llahun,
    subhanehu ve teala. E lusim All-llahun që të na mundësoj të pendohemi
    dhe të kthehemi në rrugën e Zotit, ta falim namazin dhe të jemi prej
    atyre që do t’i bëjnë sexhde Atij në Ditën e Gjykimit. 5- All-llahu,
    subhanehu ve teala, duke e përshkruar ditën e gjykimit thotë: “Secili
    njeri është peng i veprës së vet. Përveç atyre të djathtëve. Që janë në
    xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit, Përkitazi me kriminelët (e u
    thonë): “Çka u solli juve në Sekar?” Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej
    atyre që faleshin (që bënin namaz); Nuk kemi qenë që ushqyenim të
    varfërit; Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota.
    Dhe kemi qenë që nuk e besonim ditën e gjykimit. Derisa na erdhi e
    vërteta (vdekja)!” [Muddeththir: 38-47]. Pra pasi të kenë hyrë banorët
    e xhennetit në xhennet dhe pasi të kenë hyrë banorët e xhehennemit në
    xhehennem, banorët e xhennetit do t’i pyesin banorët e xhehennemit:
    “Pse keni hyrë në Xhehennem?” Ata do të përgjigjën “Sepse nuk e falnim
    namazin.” Pra, mosfalja e namazit është një ndër shkaqet kryesore për
    të hyrë në xhehennem, All-llahu na ruajt prej tij.

      Ora është Wed Apr 26, 2017 1:29 pm