Pacolli: Komoret njohin Kosovën

    Share

    loti the hacker
    WebMaster
    WebMaster

    Postimet : 522
    Pikët : 1499
    Thanks : 7
    Location : TeToVa
    Join date : 07/05/2009

    (N) Pacolli: Komoret njohin Kosovën

    Mesazh nga loti the hacker prej Mon May 18, 2009 6:30 am



    Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur për të përditshmen Express se është njoftuar që Unioni i Komoreve (Union of the Comoros) ka njohur pavarësinë e Kosovës.
    Pacolli ka shpjeguar se njohja pritet t’i konfirmohet edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

    "…Republika e Komores praktikisht ka marrë vendim që ta njohë pavarësinë e Kosovës…Unioni i Komoreve ka vendosur ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë për këtë gazetë Pacolli, duke theksuar se atij i është konfirmuar njohja, ndërkohë që pritet që njoftimi t’i shkojë edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

    Pacolli ka thënë se njohja nga Komoret është rezultat direkt i punës së tij me autoritet e atjeshme. “Ky është edhe rezultat i vizitës time në Ligën Arabe dhe gjatë qëndrimit në Doha. Kjo është vendosur kur do të vijë njoftimi në Ministri nuk e di. A do të ndodhë nesër apo pas disa ditësh, nuk e di”, ka thënë ai.

    Unioni i Komoreve ndodhet në brigjet lindore të Afrikës në Oqeanin Indian, është 1862 km katrorë dhe ka 800 mijë banorë. /Express/Telegrafi/

      Ora është Tue Jan 24, 2017 4:09 am