Këtë vjeshtë vjen Microsoft Zune HD

    Share

    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Këtë vjeshtë vjen Microsoft Zune HD

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 31, 2009 5:10 am

    Ka arritur edhe vërtetimi
    zyrtar i thashethemeve të cilat për një kohë po sillen nëpër internet.
    Për këtë vjeshtë, Microsoft ka përgatitur versionin e pajisjes së vet
    multimediale Zune me të cilën përdoruesit do të mund të shfletojnë
    internetin, të riprodhojnë filma në rezolucion HD dhe të kanë radio
    pranues digjital.


    “I riu Zune HD është tentim i drejtpërdrejt i Microsoft të grabis
    pjesët e tregjeve të cilat i mban aktualisht iPod Touch i kompanisë
    Apple”, ka deklaruar Chris Stephenson, drejtor i marketingut të
    Microsoft Zune.

    Pajisja do të përmbajë ekran të neshëm
    në prekje OLED, do të vihet në funksion nga versioni i përshtatur i
    sistemit operativ Windows CE, derisa në të do të gjendet edhe versioni
    i Internet Explorerit për qasje në përmbajtjet e internetit, mirëpo i
    përshtatur për ekranin e tij.

    Çmimi dhe kapaciteti i pajisjes mbeten të panjohura, mirëpo në
    Microsoft kanë zbuluar se në vend të diskut të fort si hapësirë për
    ruajtje të dhënave në HD Zune do të jetë e pranishme memoria flash.

    Të gjitha detajet Microsoft do t’i plotësojë në panairin e radhës E3.

    Për fat të keq, siç po qëndrojnë gjërat tani, Microsoft Zune HD do të jetë i pranishëm ekskluzivisht në SHBA.

    www.zune.com

      Ora është Mon Feb 27, 2017 6:25 pm