Sony ka paralajmëruar dy fotoaparate Cybershot të
dedikuara për publikun që dëshiron që parametrat e fotografimit t’i
lihen krejt automatizmit.Modelet Cybershot W180 i W190 janë
fotoaparate digjitale të thjeshta dhe tërësisht të automatizuara. Në të
dy modelet janë integruar teknologjitë e njohjes dhe fokusimit të
fytyrës së personit i cili fotografohet dhe integrimi i teknologjisë më
të fundit të quajtur Smile Shutter. Smile Shutter automatikisht bën
fotografi në atë moment kur njeh buzëqeshjen në fytyrën e personit i
cili fotografohet.
Të dy fotoaparatet shfrytëzojnë stabilizimin elektronik të fotografisë të cilën në Sony e quajnë SteadyShot dhe lavdërohen me neshmërinë e lartë prej 3.200 ISO.
W180 e W190 kanë objektiv të njëjtë me zmadhim të trefishtë të kuadrit,
mirëpo modeli W180 ofron 17x zmadhim digjital derisa modeli W190 ofron
18x zmadhim digjital.
Dallimi në mes të modeleve është edhe rezolucioni i çipit CCD i cili
tek W180 është 10.1 megapiksela, derisa tek W190 është 12.1
megapiksela.
Të dy aparatet do të dalin në shitje gjatë muajit korrik të këtij viti.