Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Muszaphar Shukor - Astronauti i parë i cili agjëroi në kozmos

    loti the hacker
    loti the hacker
    WebMaster
    WebMaster


    Postimet : 522
    Pikët : 1499
    Thanks : 7
    Location : TeToVa
    Join date : 07/05/2009

    (N) Muszaphar Shukor - Astronauti i parë i cili agjëroi në kozmos

    Mesazh nga loti the hacker Mon Jun 01, 2009 8:40 am

    Hulumtimi dhe udhëtimi në kozmos është ëndërr e secilit njeri. Pas vitit 1961 kur astronauti rus Yuri Gagarin ndërmori udhëtimin historik në kozmos, ambicjet e njeriut për hapësirat kozmike në tërësi u ndezën.
    Nga: Ez'her Beganoviq

    "Përderisa kam agjëruar dhe falur namazin në kozmos kam përjetuar momentet më magjepse në jetën time."

    Pas disa përpjekjeve të pasukseshme dhe për shkak të preokupimit të shumtë të Sheikh Muszaphar-it, këto ditë më në fund patëm sukses ta bëjmë intervistën me të. Në bisedën tonë eksluzive për revistën tonë, Sheikh Muszaphar flet si ka agjëruar në kozmos gjegjësisht në mënyrën si ka arritur të harmonizojë obligimet islame përderisa është rrotulluar rreth Tokës.

    Hulumtimi dhe udhëtimi në kozmos është ëndërr e secilit njeri. Pas vitit 1961 kur astronauti rus Yuri Gagarin ndërmori udhëtimin historik në kozmos, ambicjet e njeriut për hapësirat kozmike në tërësi u ndezën. Deri më sot në kozmos kanë udhëtuar astronautë bile nga 39 shtete. Në tërësinë e këtyre misioneve kanë udhëtuar nëntë astronautë mysliman.

    Myslimani i fundit i cili pati nderin me udhëtuar në kozmos ishte astronauti malajzias Sheikh Muszaphar Shukor. Sheikh Muszaphar është myslimani i parë i cili kaloi një pjesë të Ramazanit në kozmos. Ka qenë anëtar i ekipit ndërkombëtar në flutaraken ruse të hapësirës Soyuz TMA-11 e cila ka fluturuar në hapësirë më 10 tetor 2007 nga baza Bajkonur në Kazakistan. Sheikh Muszaphar dhe pjesa tjetër e ekspeditës ka qëndruar në stacionin hapësinor Ndërkombëtar (ISS) deri më 21 tetor 2007. Në bisedën eksluzive për revistën tonë, Sheikh Muszaphar flet si ka agjëruar në hapësirë, gjegjësisht në çfarë mënyre ka arritur t'i harmonizojë obligimet islame përderisa rrotullohej rreth Tokës. Sheikh Muszaphar Shukor al-Masri bin Sheikh Mustafa ka lindur më 27 korrik 1972 në Kuala Lumpur. Me profesion është kirurg-ortoped.

    I nderuar doktor Muszaphar, ju jeni myslimani i nëntë që keni pasur nderin me udhëtuar në hapësirë. Mirëpo, ju jeni myslimani i parë i cili ka shijuar ëmbëlsirën e agjërimit në hapësirë. Përveç që jeni nderuar të udhëtoni në hapësirë, keni përjetuar që juve Allahu xh.sh. t'u nderojë me qenë robi i Tij i parë i cili ka bërë ibadet në mënyrë të veçantë. A mund të na thoni diç për këtë përvojë të veçantë?
    Muszaphar: "Si mysliman, për mua ka qenë shumë me rëndësi t'i tregojë tërë botës që islami si mënyrë e jetës pa marrë parasysh se ku gjindemi, në Tokë ose në hapësirë, myslimani duhet t'i kryejë obligimet e tij. Qëndrimi im në hapësirë dhe çdo gjë që ndodhi lartë duke përfshirë agjërimin dhe faljen e namazit, është diç më magjepse dhe më spektakulare që ka mundur të më ndodhë në jetë. Kjo magjepsje dhe bukuri nuk mund të përshkruhet me fjalë. Dëshiroj që me tërë botën ta ndaj këtë përvojë magjepse. Përderisa kam qenë në stacionin hapësinor Ndërkombëtar kam agjëruar vetëm dy ditë të Ramazanit. Me agjëruar në hapësirë është përvojë jashtë kësaj bote dhe kjo përvojë dhe kjo magjepsje nuk mund të përshkruhen me asnjë fjalë."

    Myslimani i parë që ka udhëtuar në hapësirë ka qenë princi Sulltan bin Selman Abdul-Aziz al-Saudi nga Arabia Saudite. Pas kthimit nga hapësira ai është ankuar se nuk ka ditur si ta përcaktojë kiblën për faljen e namazit. Si, ju e keni përcaktuar kiblën kur keni qenë në stacionin hapësinor Ndërkombëtar, si keni përcaktuar kohët e namazit dhe kohën e agjërimit dhe iftarit, dhe a keni mundur me marrë abdes?
    Muszaphar: "Para shkuarjes sime me mision, Malajzia, gjegjësisht Enti malajzias për çështje islame ka publikuar udhërrëfyesin e parë për astronaut se si me i kryer obligimet fetare islame në hapësirë. Për shkak të shpejtësisë prej 27.000 km në orë sa ecë flutarakja hapësinore Ndërkombëtare, Dielli lind dhe perëndon çdo 45 minuta që paraqet sprovë të vërtetë për secilin që vendos të agjërojë ose të kryejë namazin. Gjatë qëndrimit tim në flutaraken hapësinore Ndërkombëtare kam falur pesë kohët e namazit, kam agjëruar dy ditë të Ramazanit dhe me kolegët e kam festuar Bajramin. Kohën e namazit, fillimin dhe mbarimin e agjërimit e kam përcaktuar sipas orientimeve kohore që vlejnë për Kazakistan, prej nga kam fluturuar për misionin hapësionr. Sa i përket abdestit, për shkak të sasisë së kufizuar të ujit kam marrë tejemum për çdo namaz. Kiblën e kam përcaktuar në mënyrë të thjeshtë, vetëm jam kthyer kah Toka, e cila ka qenë kible."

    Kozmosi është një prej shenjave më madhështore të fuqisë së Allahut, kur shikojmë nga Toka në kupën e pafund të qiellit mbesim të mahnitur me këtë bukuri dhe harmoni të Allahut. Si duket kur "hyni" në kozmos, në këtë hapësirë të bukurisë dhe fuqisë?
    Muszaphar: "Udhëtimi dhe qëndrimi im në hapësirë, shikimi në këtë bukuri dhe fuqi madhështore definitivisht ka ndryshuar shikimin tim për jetën. Kur jeni lartë, në një mënyrë ndieni se jeni afër Allahut, ky është moment i paharruar magjik i afrimit te Allahu i madhërishëm. Shikimi në Tokën e vocërr e rrethuar me mijëra yje shkakton gjendjen e frikërespektit ndaj fuqisë së Krijuesit."

    Siç thamë, ju jeni myslimani i nëntë i cili e ka kryer misionin hapësinor. Mjerisht, ende asnjë shtet mysliman nuk ka ndërmarrur mision hapësinor të pavarur. Si komentoni që shtetet myslimane, përveç Malajzisë përgjithësisht, nuk punojnë asgjë në zhvillimin dhe progresin e programve shkencore siç është programi hapësinor?
    Muszaphar: "Unë besoj kushdo që pushton hapësirën do të pushtojë tërë botën. Për këtë mendoj që ka rëndësi të veçantë për gjithën myslimanët që të bashkohen për t'ia kthyer lavdin islamit në shkencë dhe astronomi siç kanë bërë myslimanët dikur.
    Secili shtet mysliman i cili dëshiron të arrin sukses, duhet të fokusohet në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë. Studentët myslimanë duhet të jenë të vendosur që në ndarjet e tyre studenteske të fokusohen në këto lëmenj."

    I nderuar dr. Muszaphar, ata boshnjakë që ju njohin thonë se jeni të njoftuar mirë për rrethanat e BeH dhe se e duani shtetin tonë?
    Muszaphar: "Populli i BeH gjithmonë ka qenë në zemrat tona dhe ne malajziasit gjithnjë e kemi ndihmuar dhe do ta ndihmojmë BeH. Unë jashtëzakonisht e dua popullin e BeH."

    Në fund, lejoni që këtë bisedë ta përfundojmë me mesazhin tuaj për myslimanët në botë?
    Muszaphar: "Mesazhi im për myslimanët e botës është që të bashkohemi dhe të fokusohemi më tepër në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë. Duhet kthyer islamit lavdin.
    Do të duhej që sa më shumë myslimanë të udhëtojnë në hapësirë për të arritur shkallën e lartë të diturive shkencore dhe teknologjike. Shtetet myslimane duhet t'i qasen zhvillimit të programeve hapësinore. Dhe ajo që është më me rëndësi, duhet të bashkohemi në mënyrë dinjitoze dhe të përgatitur të garojmë me botën tjetër në arritjet shkencore dhe teknologjike."

    HISTORIKU I MYSLIMANËVE NË HAPËSIRË


    Myslimani i parë që ka udhëtuar në hapësirë ka qenë princi Sulltan bin Selman Abdul-Aziz al-Saudi nga Arabia Saudite në vitin 1985. Ai iu bashkangjit ekipit të misionit STG-51G në space shuttlen "Discovery" amerikan me detyrë për të ndihmuar në vendosjen e satelitit arab ARABSAT 1-B në orbitë.

    Myslimani i radhës në hapësirë ka qenë siriani Muhammed Faris i cili në korrik të vitit 1987 iu bashkangjit ekipit rus të misionit SOYUZ TM-3.

    Në dhjetor të vitit 1987 azerbejxhanasi Musa Manarov fluturoi si pjesë e ekipit rus SOYUZ TM-4.

    Piloti i forcave ajrore të Afganistanit, Abdul Ahad Mohmand, ka qenë pjesë e misionit SOYUZ TM-6.

    Pas kësaj kaluan më shumë se dhjetë vite deri te myslimani tjetër që fluturoi në hapësirë. Kësaj radhe ky ishte Tokhtar Aubakirov nga Kazakistani, i cili në vitin 1991 iu bashkua misionit SOYUZ TM-13.

    Edhe një nga Kazakistani, Talgat Musabayer, ka shkuar pas tij në hapësirë në vitin 1994, si pjesë e ekipit SOYUZ TM-19, d.m.th. si inxhinier e më vonë udhëheqës i dy misioneve të reja në vitin 1998 dhe 2001.

    Në të njëjtin vit në hapësirë fluturon Shakirovich Sharipov nga space shuttlen amerikan "Endeavour".

    I fundit në këtë varg, por jo edhe i mbrami nëse do Zoti, ka qenë malajziasi Shekih Muszaphar Shokur.

    Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

      Ora është Wed May 08, 2024 1:13 pm