Jezusi/Isai i dërguari besnik i Zotit.

    Share
    avatar
    loti the hacker
    WebMaster
    WebMaster

    Postimet : 522
    Pikët : 1499
    Thanks : 7
    Location : TeToVa
    Join date : 07/05/2009

    (N) Jezusi/Isai i dërguari besnik i Zotit.

    Mesazh nga loti the hacker prej Mon Jun 01, 2009 8:40 am

    Jezusi/Isai i dërguari besnik i Zotit
    "Edhe pse që nga fëmijëria isha edukuar në frymën krishtere, kurrë nuk mund ta pranoja idenë se Krishti është bir i Zotit. Mendoj se shumica e besimtarëve të krishterë, nuk janë asnjëherë të sigurt në besimin e tyre." Philip John Halford – prift protestan

    Nga: Ajni Sinani

    Krishterimi në formën e vet origjinale ka qenë po e njëjta fe që Zoti ua ka shpallur të gjithë të dërguarve që t'ia komunikojnë njerëzimit të vërtetën për Njëshmërinë e Tij.

    Sipas botëkuptimit të hershëm judeo-kristian, Jezusi asnjëherë nuk u identifikua me Zotin, dhe as që pati për qëllim me fjalën "Unë" vetë Zotin sepse ai ishte vetëm një profet i rëndësishëm hebre. Kur'ani na mëson se Jezusi/Isai është njëri prej pejgamberëve më të zgjedhur përkrah Ibrahimit, Musait, Nuhit dhe Muhammedit a.s.

    Por, pas Isait, pati prej atyre që i ndryshuan mësimet origjinale dhe të vërtetat që ai predikoi. Ishte Shën Pali ai që iu shmang shpalljes burimore dhe porosive të saj dhe predikoi një religjioni të ri, që më vonë filloi të quhej Krishterizëm. Prandaj, sipas shumë studiuesve, Pali konsiderohet themeluesi i vërtetë i Krishterizmit.

    Prej miteve që Kisha inkorporoi brenda Krishterizmit, zyrtar nën ndikimin e romakëve pagan, ishte edhe koncepti i birit të Zotit. Kjo shmangie nga feja burimore që kishte sjellë Isai rezultoi me sajimin e një besimi që shkaktoi shqetësim të vazhdueshëm shpirtëror dhe mendor në mesin e të krishterëve të arsimuar. Pali e zëvendësoi doktrinën e parë të vërtetë monoteiste me doktrinën politeiste. Ai i shtoi Jezusit vizionin e tij personal sipas të cilit Jezusi nuk përshkruhet si i dërguar i Zotit, por si Zot.

    Për hebreokrishterët Pali ishte tradhtar i mësimeve të Jezusit. Dokumentet hebreo-krishtere e konsiderojnë atë armik duke e paditur për shkak të dyfytyrësisë taktike. Një kohë të gjatë është zhvilluar luftë e ashpër ndërmjet asaj që quhet krishterizëm palian dhe hebreokrishterizëm. Gradualisht i pari e mposhti të dytin dhe krishterizmi palian ngadhënjeu ndaj atij hebreokrishter. Feja që sot quhet Krishterizëm është shtrembërim dhe deformim i mësimeve të Jezusit dhe të nxënësve besnik të tij.

    Prandaj nuk duhet të çuditemi kur dëgjojmë prej të krishterëve të sotëm se si Perëndia i përjetshëm, "Ai që ka qenë, u bë për ne ai që nuk ishte, dhe ndërsa nuk iu largua natyrës, mori nga brumi ynë" u bë gjoja Zot-njeri ose Perëndi-njeri.

    Kjo bindje është kulmi i absurditetit dhe mosbesimit: "Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: "All-llah është ai, Mesihu, biri i Merjemes". E vetë Mesihu, (Isai), tha: "O beni israilë, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës." (El Maide:72)

    Ungjilli i Lukës e thërret Isën pejgamber prej fillimit deri në fund; ideja se Isa është hyjnor është një zhvillim i mëvonshëm, shpesh i keqkuptuar nga të krishterët.

    Pali e të tjerë njerëz me mendje të helenizuara e keqkuptuan shprehjen 'fjala e Zotit' sikur kishte kuptimin "Zot". Intrigat e tij i zbuloi Ungjilli i Barnabës.

    Sipas priftit Arius (260-336) të Aleksandrisë, Jezusi është krijuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Zoti. Jezusi, sipas tij, ishte i lartësuar mbi njerëzit, por nuk ishte as i përhershëm dhe as i barabartë me Zotin. Këtë mendim e kishte numri më i madh i peshkopëve në Lindjen dhe Perëndimin e krishterë, deri në shekullin e katërt.

    Ndërkaq për shumicën dërmuese të krishterëve të mëvonshëm deri në ditët tona, shprehja 'bir i Zotit' ka kuptim plotësisht të fjalëpërfjalshëm.

    Besimi në birërinë e fjalëpërfjalshme të Jezusit bie ndesh me besimin islam. Kur'ani na mëson se Jezusi, ashtu sikurse Ademi, u krijua nga Zoti, por nuk u lind prej Tij:

    "Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: "Bëhu"! ai u bë." (Ali Imran:59).

    "Birëria e Hyjit" me kalimin e kohës shpuri nga ideja antropomorfe e vetë Zotit, që mori formën e plakut shpirtmirë, me mjekër të dendur e të bardhë.

    Të krishterët ishin të detyruar të zgjidhnin ndërmjet mendimit logjik që do t'i bënte heretikë në sytë e Kishës dhe miteve të përvetësuara nga Kisha duke hequr dorë nga besimi i logjikshëm. Në fund, shumë prej tyre hoqën dorë nga këto dyja dhe si rezultat i kësaj në truallin e Evropës lindën rryma të ndryshme ateiste.

    Sot, në shumicën e kishave perëndimore, Jezusi përshkruhet si burrë i bardhë flokëverdhë me sy të kaltër, ndryshe nga njerëzit me çehre të zeshkët në kajde të ullirit, që ndeshen kudo në zonën e Palestinës.

    All-llahu na hadithin kudsi thotë: "Unë krijoj dhe adhurohet dikush tjetër e jo Unë. Unë furnizoj me ushqim dhe falënderohet dikush tjetër e jo Unë."

      Ora është Sun Oct 22, 2017 3:50 am