Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

3 posters

    Horoskopi 2009

    e.Xtract
    e.Xtract
    Moderator
    Moderator


    Postimet : 83
    Pikët : 163
    Thanks : 0
    Location : Hajvali
    Join date : 15/05/2009

    (N) Horoskopi 2009

    Mesazh nga e.Xtract Sat May 16, 2009 5:52 am

    Horoskopi 2009


    Dashi

    Vjen nga një vit jo shumë brilant, në të cilin mania jote për t‘u dukur është frenuar shpesh, e bllokuar nga transiti i dyshimtë i Jupiterit. Edhe Dashi më fatlum është gjendur përpara shqetësimeve të tipit ekonomik, si dhe ndonjë mërzi në fushën profesionale. Nëse lumturia është objektivi kryesor i vitit, 2009-a do të dhurojë atë që gjithmonë ke ëndërruar, ose pothuajse, ëndrrat dhe shpresat do të realizohen njësoj sikur të kishe në dorë një shkop magjik. Shumë planetë janë në anën tënde.

    Në radhë të parë, Jupiteri i mrekullueshëm do të mbështesë pjesën e njëmbëdhjetë të diellit. Miqësitë, raportet me të tjerët dhe e gjithë bota do të jenë një burim i madh rritjeje dhe force. Nëse dëshiron të shumosh avantazhet, duhet të njohësh sa më shumë njerëz dhe të shpërthesh në horizonte të reja për të zgjeruar rrezen tënde të aksionit drejt vendeve të largëta. Kurrë dhe për asnjë arsye nuk duhet të ndalosh. Mos u ndalo nga pritat e sferës afektive, jeta është e jotja: shijoje. Afërdita, planeti i dashurisë dhe kreativitetit, në të gjitha format do të mbështesë shenjën tënde, duke u nisur nga shkurti deri më 5 qershor. Kjo do të jetë një periudhë kur do të bësh një udhëtim fantastik në universin e dashurisë. Objektivi i vitit: rritja e suksesit, duke synuar në ndihmën e miqve të fuqishëm, si dhe të harrohesh në krenarinë tënde.

    Demi

    Pas disa vitesh të vështira nga aspekti emocional në të cilën të është dashur të modifikosh disa ngjarje të pakëndshme, viti 2008 për demin ka qenë viti i fitoreve të mëdha. Hyn në vitin 2009 në një formë të mirë, përveç rasteve të rralla për të lindurit në dhjetëditëshin e dytë. Nisja e mbarë do të manifestohet në aspektin ekonomik si sigurime, apo një llogari bankare më solid.

    I gjithë ky bagazh do të shërbejë për të mbajtur qëndrueshëm pozicionet e tua gjatë muajve të ardhshëm. Në mënyrë sintetike, 2009-ta do të jetë një vit pune i fortë, por që nuk do të shkojë kot. Do të shërbejë për të bërë atë kërcim cilësor që nuk ke pasur kurajën ta bësh deri tani. Planeti mbështetës do të vazhdojë të jetë Saturni, në veçanti për të lindurit nga data 6 deri në 20 maj. I mençuri i zodiakut do të vazhdojë ta përqendrojë vëmendjen te kreativiteti. Është periudha ideale për të vënë në qendër të vëmendjes talentet e tua artistike, por edhe për të kuptuar më mirë atë që dëshiron të bësh në jetë. Puna dhe ndjenjat do të kenë nevojë për një pikë referimi. Urani i paparashikueshëm ofron mundësi të mira për të kryer ndryshime harmonike në jetën e demave të lindur gjatë fazës së fundit kohore të kësaj shenje. Objektivi i vitit: të pranosh pa frikë e kushtëzime përgjegjësi të reja.

    Binjakët

    Pjesa më e madhe e të lindurve në shenjën e binjakëve vijnë prej një periudhe impenjative, të rënduar e tepër kufizuese për një shenjë fleksibël që i pëlqejnë kontaktet me të tjerët. Të lindurit në 15 ditët e para të kësaj shenje janë gjendur të bllokuar nga detyra e impenjime, nga shpenzime të paparashikuara, nga ndryshime në vendet e punës apo të partnerëve. Gjatë vitit të ardhshëm të gjithë do të ndihen shumë më mirë. Në fakt, 2009 paralajmërohet si vit mjaft i mbarë, me ringjallje e zgjerim të gjithanshëm. Dhe në rast se i ke kaluar pengesat, në vend që t‘i kesh anashkaluar, do të gjendesh i çliruar, do të ndihesh i lirë, i rilindur e do mund të nisësh ngjitjen finale drejt sipërmarrjes mbi të cilën po punon prej kohësh. Të lindurit mes datave 13,14,15,16,17 nën goditjet tinëzare të Uranit do bëjnë mirë t‘i shmangin kthesat e forta dhe vendimet e marra befas, sidomos kur bëhet fjalë për çështje kaq të rëndësishme sa ç‘janë shtëpia apo vendi i punës.

    Objektivi i vitit: rilindja, arritja e synimeve ekzistenciale të niveleve më të larta, duke qenë i përqendruar tek ajo që do e dëshiron më shumë për të mos shpenzuar energji të tepërta e pa e lënë veten të biesh në kurthin e shantazheve lidhur me ndjenjat.

    Gaforrja

    Në vitin që sapo kaloi nuk do kenë munguar mundimet e vështirësitë për të lindurit në shenjën e gaforres. Jupiteri kundërshtues sigurisht që nuk të ka dhuruar situata entuziazmuese, ndoshta jo katastrofike, por sigurisht që ndonjë ngjarje të pakëndshme do ta kesh ndeshur rrugës. Nëse ke qenë furnizuar me masa mbrojtëse nga Saturni e Urani duhet të dish që edhe këtë vit që të dy do të vazhdojnë të të mbështesin. Yjet të shohin ta rimarrësh veten në masë të konsiderueshme, ndoshta të duhet të rinisesh e mbase disa çështje janë ende për t‘u formëzuar, por më e keqja ka kaluar. Do të gëzosh mbështetjen e energjive pozitive të ardhura nga yjet, të cilat këtë vit do të dinë të të mbushin me vendosmërinë për t‘i shkuar në fund synimeve të tua personale.

    Për ta jetuar qetësisht Vitin e Ri duhet më shumë se kurrë të gjesh dhe të mbash një ekuilibër të qëndrueshëm brenda vetes, pasi do të mjaftonte një shkëndijë e vogël për të të shtyrë në krizë. Do jesh para nevojës për shumë garanci, për pika referimi, për dikë tek i cili të mund të hapesh sinqerisht dhe pa frikë.

    Objektivi i vitit: të mësosh nga gabimet dhe përvojat e vështira e vitit të mëparshëm dhe të punosh me vetveten për të pasuruar botën shpirtërore.

    Luani

    Vjen prej një viti që nuk të ka ofruar as gëzime të mëdha e as dëshpërime të mëdha: një 2008 e qetë me ndonjë përjashtim të vogël. Në vitin 2009 Jupiteri do hyjë brenda Ujorit dhe do jetë mirë mos ta ngarkosh menjëherë egon personale me shumë qëllime ambicioze, pasi mund të të shkaktohet një ndjesi se nuk po merr shpërblimin e duhur. Motoja e vitit të ardhshëm mund të jetë: lum ai që kënaqet me atë që i ofrohet. Raportet bashkëshortore dhe ato me bashkëpunëtorët e afërt do të kenë nevojë për rishikim, ekziston edhe mundësia e ndarjeve, largimeve, ndoshta për shkak të transferimeve për motive pune. E rëndësishme është të mos lejosh të tërhiqesh nga situatat e mbushura me pengesa që në të vërtetë mund të të shkaktojnë edhe pakënaqësi. Në rast se do të mbetesh optimist duhet të analizosh më së miri atë që po të ndodh. Do të zbulosh se gjërat nuk janë aq keq sa ç‘mund të të duken në një moment të parë.

    Shpirti luftarak i Marsit do të të transformojë në një luftëtar energjik të aftë të kalojë çdo lloj pengese. Nga gjysma e tetorit në jetën tënde do të nisë një fazë e gjatë tranzicioni që do të marrë fund në qershorin e vitit 2010: energjia nuk do të pakësohet dhe do të jesh në progres të pandërprerë.

    Objektivi i vitit: të mos lejosh të ngadalësosh hapin prej pengesave që të vë përpara Jupiteri dhe të ndash gjithçka me ata që të rrethojnë.

    Virgjëresha

    Pas disa vitesh jo të lehtë gjatë 2008-ës vërejte avantazhe të konsiderueshme. Shumë të lindur nën shenjën e virgjëreshës do të kenë mësuar të mendojnë pozitivisht, t‘u gjejnë zgjidhje problemeve që kanë të bëjnë me lidhje të dikurshme apo situatave të pakëndshme në punë. Nëse je mes atyre që kanë ditur t‘u përshtaten ndryshimeve të nevojshme për të përmirësuar vetveten, gjatë vitit 2009 nuk do të të duhet të bësh tjetër veç ta vazhdosh edhe më tej atë proces rritjeje personale, pjekjeje, gjetjes së stilit më pak përzgjedhës e kritik të të jetuarit.

    Nuk do të mungojë sensi i përgjegjësisë e kjo do të lejojë t‘u shkosh në fund planeve të tua. I vetmi aspekt negativ (përveç atyre periudhave të shkurtra të ndikuara nga planetët e shpejtë) do të jetë ai i përcaktuar nga kundërshtitë e Uranit. Ky planet i paparashikueshëm mund të shkaktojë një dëshirë të papërmbajtshme për çlirim brenda teje, por gjëja më e mençur do të ishte kujdesi, nuk duhet të reagosh menjëherë ndaj provokimeve të tij me lëvizje të vrullshme. Muajt e fundit të vitit të ardhëm do të jenë më të mirët kur vjen fjala për të ndërmarrë vendime të rëndësishme në jetën dhe karrierën tënde.

    Objektivi i vitit: të shqetësohesh më pak në gjykimin e të tjerëve dhe të mos lësh të shpëtojnë rastet e mira për sukses në fushat praktike e sportive.
    e.Xtract
    e.Xtract
    Moderator
    Moderator


    Postimet : 83
    Pikët : 163
    Thanks : 0
    Location : Hajvali
    Join date : 15/05/2009

    (N) Re: Horoskopi 2009

    Mesazh nga e.Xtract Sat May 16, 2009 5:52 am

    Peshorja

    Pas një 2008-te të trazuar e të mbushur me ngjarje të pakëndshme ja tek vjen 2009-a, viti i ringritjes. Astrologjikisht bëhet fjalë për një vit shumë të mirë, me kreativitet, dashuri, seks, fëmijë, ku dëfrimi do jetë në plan të parë. Do të të duhet ende të sistemosh disa çështje të lëna pezull, por pas kësaj mund ta shijosh suksesin tënd sa të duash. Me pak fjalë, duket se ka mbërritur çast yt: jetoje me madhështi dhe mos lejo askënd të ta ulë moralin.

    Jupiteri do të jetë pro teje për të 12 muajt dhe premton atë kthesë që e kërkoje me aq ngulm. Gjendja shpirtërore, truri e mendja nuk do të frenohen më nga ajo egoja e errët e tinëzare, dhe më në fund do kesh mundësinë të shprehësh pjesën tënde më aktive.

    Edhe Neptuni do të jetë i favorshëm ndaj teje. Venusi, planeti yt udhëheqës do të jetë për një fazë të gjatë disi kundërshtues (gjatë verës) dhe këto do të shohësh edhe ndonjë përplasje me ata që të ndodhen pranë. Mund të ketë edhe tensione, pengesa të bartura nga e shkuara që ndofta do të të pengojnë disi ta jetosh dashurinë tënde në mënyrë të shpenguar. Por në vjeshtë do të zgjidhet diçka si për mrekulli e gjërat do të marrin për mbarë.

    Akrepi

    Për shumë njerëz që kanë lindur nën shenjën e akrepit ky vit ka shënuar një etapë të rëndësishme të jetës së tyre. Ishin aq të shumtë planetët në favor të tyre sa në një mënyrë a në një tjetër do t‘ua kenë lehtësuar gjërat me influencën e tyre pozitive. Bëhej fjalë për atë rikompensim që e prisje prej kohësh e që mund të jetë manifestuar në formën e parave, dashurisë, miqve, sukseseve profesionale.

    Do hysh në vitin 2009 i sigurt që problemet e pengesat nuk do jenë në gjendje të ta cenojnë atë që ke arritur. Mund të ketë mbetur ende ndonjë gjë për t‘u shpënë në fund, sidomos për ata që kanë lindur gjatë ditëve të fundit të shenjës, por në vija të trasha do kesh mundësinë të shijosh sa duhet të gjitha ato që ke arritur.

    Ndërkaq, Jupiteri do jetë më pak bujar me ty, por ndikimi i tij negativ nuk do jetë aq i fortë. Influenca e tij mund të të shtyjë të ndërrosh shtëpi, të shkosh të jetosh në një qytet tjetër, ndoshta të shesësh e të blesh. Duhet të veprosh në të gjitha rastet brenda caqeve të ligjit dhe të lexosh me vëmendje çdo klauzolë të kontratave që do nënshkruash.

    Objektivi i vitit: të mbash fort pozitat që ke arritur, të mbash në jetë atë që vlen vërtet e të ndahesh nga njerëzit pa vlera e nga realitetet subjektive.

    Shigjetari

    Viti që sapo kaloi thuajse të ka shndërruar në automat që veç i përsërit vetvetes përgjegjësitë: punë, impenjime të pafundme, më shumë energji e ndoshta edhe para të vëna në dispozicion të detyrimeve të shumta. Të gjitha këto rendje e impenjime duhet të të kenë shkaktuar një stres jo të vogël.

    Por për shumë prej të lindurve në këtë shenjë, Viti i Ri do të thotë largim prej gjithë këtyre situatave të lodhshme e kthim te interesi për lumturinë vetjake. Nuk do të mungojë ndonjë shpërqendrim apo devijim nga objektivat e rëndësishëm, por dora e fatit do të të udhëheqë drejt rezultateve të shkëlqyera.

    E megjithatë, jo gjithë qielli do të jetë tërësisht pozitiv. Në fakt, Saturni do të jetë i ashpër me të lindurit mes datave 8 dhe 21 dhjetor. Planeti racional do të të kërkojë të punosh shumë, të heqësh dorë nga teprimet e veprimet impulsive.

    Të lindurit gjatë ditëve të fundit të shenjës do të përballen me shtysa të forta rebelimi, sidomos në kuadrin familjar. Do të jetë mirë që kjo gjë të mbahet shumë parasysh, që do të thotë të mendohesh mirë para se të veprosh, pasi kthimi prapa do jetë më i vështirë nga sa mund të mendosh.

    Objektivi i vitit: eksperimentimi me më shumë impulsivitet e me më shumë shpirt përpara mundësive që të shfaqen përpara.

    Bricjapi

    Një qiell bujar si ai i vitit 2008 sigurisht që do të ketë lënë një kujtim të bukur për shumë njerëz të shenjës së Bricjapit, edhe pse me këtë pesimizëm të thellë do të lodhesh për ta pranuar. Do të kesh mësuar që të jesh më pozitiv, më i pranueshëm dhe tolerant kundrejt të tjerëve dhe mbi të gjitha kundrejt vetë jetës. Do të ketë më shumë mundësi për të sistemuar llogarinë tënde bankare, si dhe për të rregulluar çështje të vjetra financiare. Logjika jote natyrale do të jetë një thirrje kundër iluzioneve që krijon Jupiteri në disa periudha dhe do të bëjë që të rriten shpenzimet tuaja.

    Nëse ke lindur më 22, 23, 24 dhe 25 tranzitimi i tij këtë vit do të të interesojë drejtpërdrejt dhe mund të sjellë ato ndryshime ekzistenciale për të cilat aspiron që prej kohësh. Do të jetë një metamorfozë e gatshme që të amplifikojë perspektivën tënde pa të lënë që të burgosesh në atë vizion të mallkuar fiks që zakonisht ke mbi gjërat dhe jetën. I vetmi aspekt negativ do të prezantohet nga lëvizja e Venerës te dashi (nga 3 shkurti deri më 6 qershor). Kush përjeton dy histori dashurie (një zyrtare dhe një klandestine) do të gjendet shpesh në krizë dhe mes prillit dhe majit do të jetë i detyruar që të zgjedhë. Nga ana tjetër pjesëtarët e familjes tënde të origjinës do të kërkojnë shumë nga energjitë e tua.

    Objektivi i vitit: Largo ndjenjën e fajit. Organizo punët në mënyrë që të përfitosh sa më shumë kohë të lirë.

    Ujori

    Çdo vit yjet i dedikojnë favore të mëdha një shenje në mënyrë të veçantë dhe në 2009 i takon pikërisht ujorit një gjë e tillë.

    Do të harroni kohën e vështirë, sakrificat dhe provat veçanërisht në fushën sentimentale që kaluat gjatë dyvjeçarit 2005-2007. Tanimë përmes një maturie të veçantë do të kesh rigjetur ekuilibrin, dhe një dëshirë të këndshme për të rihyrë në lojë. Planeti bujar do të dijë që të rrisë potencialet e tua, tërheqjen tënde dhe t‘i hapë vend entuziazmit. Do të përdorësh në mënyrë të frytshme frymën krijuese, idetë dhe projektet dhe rezultatet nuk do të zhgënjejnë. Do të mund t‘i lejosh vetes gjithçka që të është mohuar deri tani, sepse fati i mbarë do të jetë në krahun tënd. Por duhet të mësosh se Jupiteri është edhe një maestro i madh i iluzionit dhe pikërisht për këtë duhet të mbash parasysh këshillën që t‘i mbash këmbët në tokë. Kjo do të duhet gjithnjë. Neptuni në shenjë që prej vitesh do të influencojë kryesisht të lindurit nga 11 deri më 16 shkurt, duke i shtyrë drejt ndryshimeve të mëdha nga një impuls i brendshëm. Do të jetë i aftë që të të garantojë fitime të reja financiare, jo të marra nga një prekje fati, por si pasojë e një pune të kryer me impenjim.

    Objektivi i vitit: Shfrytëzo momentet e lumtura dhe fatin.

    Peshqit

    Me Saturnin kundër dhe Jupiterin në favor, viti që u mbyll do të përshkruhet nga situata me ulje dhe ngritje të herëpashershme për shumë të lindur të peshqve. Kjo varet shumë nga data e lindjes personale dhe nga temperamenti bazë, por e sigurt është që ke kaluar shpesh nga apatia në sulm, nga sinqeriteti në trillim, nga realiteti në misticizëm. 29 tetori do të shënojë edhe rënien e kundërshtimeve ndaj teje. Nga kjo datë e që pas do të mund të mbledhësh shumat dhe të vazhdosh një rrugëtim të këndshëm të jetës. Urani, i paparashikueshëm dhe tronditës, do të qëndrojë për vitin e fundit në shenjë dhe do të ndikojë kryesisht mbi të lindurit mes 14 dhe 18 marsit. Nëse ke lindur në këto ditë mund të mbështetesh mbi një rritje të madhe të cilësive intuitive, krijuese dhe psikike dhe mbi një evolucion më të madh. Për fat të keq, përplasja me Saturnin, që koincidon me periudhën e verës mund të të shpjerë drejt një tjetërsimi të ekzistencës e shkaktuar nga ngjarje të paparashikuara. Sektorët në rrezik, jeta në çift, martesa dhe shoqëritë e biznesit. Objektivi i vitit: të bëhesh i ndërgjegjshëm për personalitetin tënd plot gërshetime, të kesh kujdes për trupin dhe shpirtin si të mira të çmuara dhe të pazëvendësueshme, të dish të dëgjosh zërin e tyre dhe të respektosh nevojat e dukshme.
    barcelona
    barcelona
    Antar/e 10%
    Antar/e 10%


    Postimet : 60
    Pikët : 106
    Thanks : 2
    Location : Prizren
    Join date : 26/05/2009

    (N) Re: Horoskopi 2009

    Mesazh nga barcelona Tue May 26, 2009 1:34 pm

    valla si besoj horoskopit
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Horoskopi 2009

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Thu May 28, 2009 1:31 am

    PsE!

    Sponsored content


    (N) Re: Horoskopi 2009

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Sun Apr 28, 2024 6:55 am