Kështu ishte Muhammedi (s.a.v.s)

    Share
    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Kështu ishte Muhammedi (s.a.v.s)

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 11:33 am

    Incidentet e fundit që ndodhen në Danimarkë dhe vende tjera, tregojne
    qartë se njerëzit jo-muslimanë, nuk e njohin sa duhet Muhammedin (a.s.)
    andaj edhe kanë krijuar stereotipe dhe paragjykime të shumta dhe shumë
    të gabuara për te.

    Dijetarët musliman gjatë kampanjës së tyre në përkrahje të Muhammedit
    (a.s.), kanë thënë se njëra prej mënyrave për ti dalur në krah dhe për
    ta ndihmuar Pejgamberin (a.s.), është edhe prezentimi i pastër dhe i
    plotë i personalitetit të këtij burri, me qëllim të largimit të
    paragjykimeve që janë krijuar në mendjen e jomuslimanëve.

    Dukja e fizionomisë së Pejgamberit (s.a.v.s)

    Nëse dëshirojmë të kemi pasqyrë të plotë të pamjes dhe dukjes së
    fizionomisë së Pejgamberit (a.s.), duhet tu referohemi librave që
    flasin mbi jetën, pamjen, virtytet dhe veprat e tija.

    Në mesin e këtyre librave është edhe libri "Virtytet e Pejgamberit
    (a.s.)" të Imam Tirmidhiut, libër, të cilin Muhadithi i këtij shekulli
    e ka përpunuar dhe ka bërë klasifikimin e haditheve që gjinden në këtë
    libër.

    Nëse i përmbledhim të gjitha hadithet që e përshkruajnë Pejgamberin (a.s.), do të kishim nxjerë këto tipare:
    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Kështu ishte Muhammedi (s.a.v.s)

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 11:34 am

    Fytyra

    Fytyra e të Dërguarit të Allahut (Paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut
    qofshin mbi të) ishte e bukur, e rrumbullakët, e ndritshme dhe e bardhë
    në të kuqe. I shkëlqente si hëna pesëmbëdhjetë; kur gëzohej, i
    shndriste si një copë e hënës. Ballin e kishte të gjerë; i vetëtinte,
    ashtu siç vetëtinte dielli pas një reje të ngarkuar. Kur e shikoje atë,
    sikur shikoje diellin kur lindte. Djersët e tij në fytyrë dukeshin si
    margaritarë; era e djersëve të tij ishte më e këndshme se myshku. Kur
    zemërohej, dukej sikur shega të kishte derdhur ngjyrën e saj në faqet e
    tij. Faqet i kishte të lëmuara. Vetullat i kishte si hark dhe të plota,
    por jo të bashkuara (thuhet edhe se i kishte të bashkuara). Sytë i
    kishte të mëdhenj. E bardha e tyre ishte e përzier pak me të kuqe.
    Beben e syrit e kishte shumë të zezë dhe qerpikët i kishte të gjatë e
    të dendur. Po ta shikoje, do të mendoje se i ka lyer sytë, por ai nuk i
    kishte lyer ata. Pamjen e tij të bukur e mbulonte një dritë që
    gjithkush e vinte re. Gojën e kishte të bukur dhe të madhe. Dy dhëmbët
    e parë i kishte të ndarë nga njëri-tjetri. Dhëmbët e tij shndrisnin;
    kur buzëqeshte ata dukeshin si margaritarë; kur fliste, dukej sikur
    dilte dritë nga dhëmbët e tij të përparmë. Kishte gojën më të bukur.
    Mjekrrën e kishte të bukur dhe të dendur, të mbushur nga njëri vesh tek
    tjetri. Ajo i mbulonte fytin dhe një pjesë të gjoksit. Ishte shumë e
    zezë. Anash nofullave dhe mbi fyt ajo ishte pak e bardhë.
    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Kështu ishte Muhammedi (s.a.v.s)

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 11:34 am

    Koka, qafa dhe flokët

    I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
    të) e kishte ballin të gjerë, kokën të madhe, qafën të gjatë. Flokët i
    arrinin deri te gjysma e veshëve (thuhet edhe deri në bulat e tyre).
    Ndonjëherë shkonin edhe më poshtë dhe i arrinin deri te supet. Mbi
    ballë kishte ca qime të bardha, por sikur të mblidheshin me ato të
    mjekrës nuk bëheshin as njëzet. Flokët i kishte edhe pak kaçurrela.
    Flokët i ndante në mes.
    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Kështu ishte Muhammedi (s.a.v.s)

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 11:34 am

    Anët dhe gjymtyrët

    I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
    të) i kishte kockat të mëdha: bërrylat, shpatullat dhe gjunjët. Ai i
    kishte të gjata kërsikët dhe të mëdhenj krahët. Shputat e këmbëve dhe
    pëllëmbët i kishte të shtruara. Duart i kishte të buta, më të buta se
    mëndafshi, më të ftohta se dëbora dhe me erë më të mirë se myshku.
    Llërët, krahët dhe gishtat i kishte të mbushur. Kërcijtë nuk i kishte
    të mbushura. Ishte shpatullgjerë. Gjymtyët i kishte të plota dhe
    gjoksin të gjerë e pa qime. Nga fyti deri te kërthiza kishte një vijë
    qimesh të drejta. Përveç këtyre nuk kishte qime të tjera as në bark dhe
    as në gjoks. Te krahët dhe te shpatullat kishte qime. Nën sqetulla
    kishte shumë qime. Shpina e tij dukej si argjend i derdhur.
    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Kështu ishte Muhammedi (s.a.v.s)

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 11:36 am

    Shtati i tij

    I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
    të) ishte i pashëm. Trupi i tij ishte i drejtë, as i shkurtër dhe as i
    gjatë. Megjithatë ai ishte më shumë i gjatë sesa i shkurtër. Kur ecte
    me ndonjërin, sado i gjatë të ishte shoqëruesi, dukej më i gjatë
    Profeti (Paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të). Trupi
    ishte i drejtë dhe i fortë, jo shumë i shëndoshë dhe jo i rrudhur e i
    thyer. Po të ishte midis dy njerëzve, do të ishte më i bukuri dhe më i
    miri i të dyve.
    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Kështu ishte Muhammedi (s.a.v.s)

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 11:36 am

    Era e tij e mirë

    Trupi i tij dhe gjymtyrët e tij kishin një erë më të mirë se myshku. Enesi thotë:

    “Unë nuk kam nuhatur kurrë ndonjë myshk a erëz tjetër më të këndshme se
    era e të Dërguarit të Allahut (Paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut
    qofshin mbi të).”

    Edhe Xhabiri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë:

    “Në çdo rrugë që kalonte Profeti (Paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut
    qofshin mbi të), kuptohej se kishte kaluar ai, nga era e mirë që vinte
    prej tij.”

    Kur Profeti (Paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)
    takonte dikë, tjetri e ndiente erën e mirë të Profetit në dorë, tërë
    ditën. Kur Profeti (Paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
    të) e vinte dorën e vet mbi kokën e ndonjë fëmije, fëmija dallohej
    midis të tjerëve nga era e mirë që kishte. Ummu Sulejmi ruajti djersën
    e tij në një shishe për ta hedhur në erëzën e saj, sepse djersa e tij
    ishte më e mirë se çdo erëz.











    __________________
    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Kështu ishte Muhammedi (s.a.v.s)

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 11:37 am

    Ecja e tij

    I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
    të) e kishte ecjen të shpejtë. Ai ecte si ai, që kalon nëpër treg. Nuk
    ishte as i ngathët dhe as përtac. Atë nuk e arrinte askush në ecje. Ebu
    Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:

    “Unë nuk kam parë ndonjë që të ishte më i shpejtë në ecje se sa i
    Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
    të); dukej sikur toka shtrihej për të. Kur ecnim me të mundoheshin për
    ta arritur, ndërsa ai nuk sforcohej fare.”

    Kur e vinte këmbën në tokë e vinte plotësisht, sepse e kishte këmbën të
    shtruar. Kur donte të shikonte anash, kthehej me gjithë trup. Kur donte
    të kthente kokën në një drejtim, kthehej andej me gjithë trup. Kur
    çohej nga vendi, çohej menjëherë. Kur ecte, ecte shpejt, sikur zbriste
    nga ndonjë vend i ngritur. Ai i hidhte hapat të plotë dhe ecte lehtë.
    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Kështu ishte Muhammedi (s.a.v.s)

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 11:37 am

    Zëri i tij dhe fjala e tij

    I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
    të) e kishte zërin pak të ngjirur, fjalën e kishte të ëmbël dhe në
    fjalët e tij dallohej urtësia. Kur heshtte, ishte tërë urtësi; kur
    fliste fytyra e tij zbukurohej. Ai fliste qartë dhe rrjedhshëm, duke i
    shqiptuar fjalët si rruazat që zbresin pas njëra-tjetrës. Ai e fillonte
    dhe e mbaronte fjalën qartë dhe kuptueshëm. Fliste fjalë të prera; as
    nuk e zgjaste shumë fjalën, as nuk e shkurtonte atë. Kur fliste, i
    dallohej çdo tingull i fjalës. Ai ishte gojëtar. Kishte natyrë të qetë
    dhe fjalën e kishte me vend. Për këtë nuk ia kalonte kush, sado gojëtar
    të ishte. Allahu i kishte dhënë atij mundësinë që me pak fjalë të
    shprehte shumë kuptim. I ishte dhënë urtësia. Ai dinte t’i ndante
    fjalët. (shiko: "Nektari i vulosur i Xhennetit").
    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Kështu ishte Muhammedi (s.a.v.s)

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 11:38 am

    Virtytet e Muhammedit (s.a.v.s.)

    1) Personaliteti i tij:

    Ishte njeri i madh dhe këtë madhështi e kishte fituar me besimin e madh
    që kishte në principet e veta dhe qëndrueshmërinë e tij në këto
    principe. Ky besim dhe qëndrueshmëri ishte e stolisur me moral të mirë,
    sjellje korekte me dashamirët dhe armiqtë, modesti dhe thjeshtësi, larg
    çdo komplikimi dhe shtirjeje.

    Ishte i sinqertë me vetveten, kishte synime të përcaktuara dhe vizion të qartë.

    U mbeti besnik principeve të veta derisa e kumtoi shpalljen hyjnore dhe
    i përhapi mësimet fisnike, të cilat shumica e atyreve që e armiqësojnë
    dhe ofendojnë nuk i njohin.

    Ky burrë i ka përmbledhur të gjitha tiparet e mirësisë që janë në
    përputhje me natyrën e njeriut dhe të gjitha tiparet e plota njerëzore
    që i shpresojnë njerëzit e mençur.

    Bukuria fizike, bukuria morale dhe bukuria intelektuale e nxorën këtë diell i cili i dha kuptim jetës në ruzullin tokësor.












    __________________
    avatar
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator

    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Re: Kështu ishte Muhammedi (s.a.v.s)

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; prej Sun May 17, 2009 11:38 am

    2) Sjellja e tij me familjen e vet.

    Ai që analizon me vëmendje jetën e Muhammedit (a.s.), do të habitet nga
    fakti që një njeri që vjen nga një ambient shkretiror e i vrazhde, ku
    dominon injoranca dhe kaosi të arrijë kulmin e suksesit të themelimit
    të familjes dhe kujdesit ndaj saj.

    Ishte burim i dashurisë, ngrohtësisë, ndjenjave, emocioneve dhe dhembshurisë për familjen e vet.

    E përkedhelte gruan e tij, bënte shaka me te dhe bisedonte me të
    përplot me emocione të ngrohta. Shikoni se çfarë shembulli jep
    Pejgamberi (a.s.) në këtë drejtim. Ai e vëndonte gojën e tij aty ku
    kishte vënduar gruaja e tij, Aisheja (r.a.) gojën, duke pirë nga një
    enë. Ai nuk e kishte haruar as gruan e tij të vdekur, Hadixhen (r.a.),
    të cilën e kujtonte shpesh pas vdekjes së saj.

    Edhe pse Muhammedi (a.s.) kishte peshë të madhe dhe detyra gjigante
    sikur kryetar i shtetit, komandant i ushtrisë, udhërrëfyes shpirtëror
    dhe moral i popullit të vet, ai nuk neglizhonte që të jetë i dashur dhe
    i afër me familjen e tij. Këtë e manifestonte duke qenë në shërbim të
    familjes dhe u ndihmonte grave të tija në punët e tyre shtëpiake.

    E kanë pyetur Aishen (r.a.): çka bënte Pejgamberi (a.s.), kur ishte në familje të vet? Tha:

    "I kryente punët shtëpiake, kurse kur vinte koha e namazit, ngritej që të falet". (Buhariu).

    Sponsored content

    (N) Re: Kështu ishte Muhammedi (s.a.v.s)

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Sat Apr 29, 2017 7:25 pm