Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kujt i obligohet agjërimi

    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX;
    Administrator
    Administrator


    Postimet : 617
    Pikët : 1454
    Thanks : 1
    Join date : 14/05/2009

    (N) Kujt i obligohet agjërimi

    Mesazh nga A.[s].W.-TeaM | tR1pLeeX; Sun May 17, 2009 11:50 am

    Kujt i obligohet agjërimi

    Pyetja:
    Kujt i obligohet agjërimi i Ramazanit?

    Përgjigje:
    Falënderimi i takon All-llahut s.v.t..

    Agjërimi i obligohet personit, i cili i plotëson këto kushte:

    1. Të jetë musliman
    2. Të jetë i vetëdijshëm (për veprimet e veta) (mukallaf)
    3. Të jetë në gjendje të agjërojë
    4. Të jetë i vendosur (jo udhëtarë)
    5. Të mos ketë ndonjë pengesë për të agjëruar

    Nëse plotësohen këto pesë kushte, njeriut i bëhet obligim agjërimi.

    Kafirët (jo besimtarët) përjashtohen me që nga kushti i parë. Qafiri
    nuk obligohet të agjërojë dhe nëse agjëron, agjërimi i tij është i pa
    vlerë.Nëse bëhet musliman, ai nuk është i obliguar që t´i kompenzojë
    ditët e kaluara që nuk i ka agjëruar.

    Argument për këtë është ajeti, në të cilin All-llahu s.v.t. thotë:

    “Asgjë tjetër nuk pengon që t´u pranohet ndihmesa e tyre, përveç asaj
    se ata nuk besuan All-llahun dhe të Dërguarin e Tij (Muhammed a.s.) dhe
    se nuk erdhën në falje (të Namazit) veçse me përtesë, edhe për atë se
    ndihmesën e tyre e japin krejt pa dëshirë.”
    [el-Teube 9:54]

    Pasi që kontributi i tyre nuk është i pranueshëm edhepse iu bëhet mirë
    të tjerëve, për shkak të kufrit të tyre, atëherë veprat e tjera të
    adhurimit janë edhe më të papranuara.

    Atij nuk i obligohet kompenzimi i ditëve të kaluara pa agjërim, sepse All-llahu s.v.t. thotë:

    “Thuaju atyre që nuk kanë besuar, në qoftë se ndalohen (prej mosbesimit), e shkuara e tyre do t´u falet,...”
    [el-Enfal 8:38]

    Dhe është vërtetuar se i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve
    Selem) nuk u ka thënë atyre që bëheshin muslimanë që t´i kompenzojnë
    detyrat e obliguara të cilat kanë kaluar (para se ta pranojnë Islamin).

    A do të dënohet qafiri në Ahiret për mosagjërimin e tij, nëse nuk është bërë musliman?
    Përgjigja është: Po, ai do të dënohet për mosagjërim, siedhe për
    moskryerjen e obligimeve tjera fetare, sepse kur marrim parasysh se
    edhe muslimani i cili iu ka nënshtruar All-llahut s.v.t. dhe Urdhërave
    të Tij do të dënohet për moskryerjen e tyre, atëherë është më se e
    pritur që ai (qafiri) duhet dënuar për to. Pasi që qafiri do të dënohet
    për begatitë e All-llahut s.v.t. të cilat ai i shfrytëzi në këtë botë,
    si ushqimi, pijet dhe veshëmbathja, atëherë është më se logjike se do
    të dënohet për veprimin e harameve dhe mosaplikimin e detyrave të
    obliguara. Kjo është sipas analogjisë.

    Sipas teksteve, All-llahu s.v.t. thotë se të Drejtët (d.m.th. besimtarët) do t´u thonë jobesimtarëve:

    " ´ Çka ju shtyri juve që të hyni në Zjarr?´
    Ata do të thonë:‘ Ne nuk ishim prej atyre që kryejnë Namazin,
    E as nuk ushqenim El‑Miskin (të varfërit);
    Dhe flisnim fjalë të kota (të gjitha ato që All-llahu s.v.t. i ka bërë të urryera) me bashkëbisedues mendjemëdhenjë (arogant)
    Dhe përgënjeshtronim Ditën e Llogarisë.´ "
    [el-Muddeththir 74:42]

    Këto katër gjëra do t´i shyejnë ata në Zjarr.

    " Ne nuk ishim prej atyre që kryejnë Namazin" d.m.th. se ata nuk
    faleshin; “ E as nuk ushqenim El‑Miskin (të varfërit)” d.m.th. se ata
    nuk paguanin Zeqatin; “ Dhe flisnim fjalë të kota( të gjitha ato që
    All-llahu s.v.t. i ka bërë të urryera) me bashkëbisedues mendjemëdhenjë
    (arogant)” d.m.th. se ata talleshin me ajetet e All-llahut s.v.t.; “
    Dhe përgënjeshtronim Ditën e Llogarisë.”

    Kushti i dytë:

    Të jetë i vetëdijshëm (mukallaf). Mukallaf është ai, i cili ka arritur
    moshën e pjekurisë (pubertet, bylyk) dhe ka mendje të shëndoshë, sepse
    i papjekuri dhe i sëmuri psiqik (i çmendur) nuk janë të vetëdijshëm.

    Njeriu me mendje të shëndoshë është e kundërta e njeriut të sëmurë
    psiqik, i cili ka humbur mendjen, d.m.th. është i çmendur. Çdo njeri që
    ka humbur mendjen, në çfarëdo mënyre qoftë, nuk është i vetëdijshëm dhe
    nuk është i obliguar të zbatojë obligimet Islame, qoftë falja, agjërimi
    apo ushqimi i të varfërve; ai nuk është i obliguar me asgjë.

    Kushti i Tretë:

    Të jetë në gjendje të agjërojë. Ai, i cili nuk është në gjendje të agjërojë nuk i obligohet agjërimi,All-llahu s.v.t. thotë:

    “...ndërsa kushdo që është i sëmurë ose në udhëtim, i njëjti numër ( i
    ditëve të cilat ai nuk i agjëroi në kohën e tyre, duhet të plotësohet)
    nga ditë e tjera...”
    [el-Bekareh 2:185]

    Pamundësia e agjërimit bie në dy kategori:
    pamundësi e përkohëshme dhe pamundësi e përherëshme.

    Pamundësi e përkohëshme është ajo e cila u përmend në ajetin e
    mësipërm, si njëri i cili është i sëmurë por shpreson se do të
    shërohet, dhe udhëtari. Këtyre personave u lejohet të mos agjërojnë,
    pasi që ata duhet të kompenzojnë ditët e paagjëruara.

    Ata të cilët përgjithmonë nuk janë në gjendje të agjërojnë, si njëri i
    cili është i sëmurë dhe nuk ka shpresë për shërim, ose ata të cilët
    janë të moshuar dhe nuk janë në gjendje të agjërojnë, janë përmendur në
    ajetin:

    “...Ndërsa përsa u përket atyre të cilët kanë të vështirë agjërimin
    (p.sh. të sëmurët, të moshuarit, etj), ata kanë të drejtë zgjedhje: ose
    të agjërojnë, ose të ushqejnë një të varfër për çdo ditë,...”
    [el-Bekareh 2:184]

    Sipas komentimit të ibn Abazit r.a., këtu bëhet fjalë për mashkullin
    ose femrën e moshuar të cilët nuk munden të agjërojnë, kështu që ata
    duhet të ushqejnë një njeri të varfër për çdo ditë.

    Kushti i Katërt:

    Të jetë i vendosur (jo udhëtarë). Nëse është udhëtarë, nuk i obligohet agjërimi, sepse All-llahu s.v.t. thotë:

    “...ndërsa kushdo që është i sëmurë ose në udhëtim, i njëjti numër ( i
    ditëve të cilat ai nuk i agjëroi në kohën e tyre, duhet të plotësohet)
    nga ditë e tjera..."
    [el-Baqarah 2:185]

    Dijetarët janë të pajtimit se udhëtarit nuk i obligohet agjërimi.
    Është më mirë për udhëtarin të veprojë si është më lehtë. Nëse agjërimi
    paraqet rrezik për të, atëherë atij i bëhet haram agjërimi, sepse
    All-llahu s.v.t. thotë:

    "...Dhe mos e mbytni veten tuaj (as edhe njëri-tjetrin). Sigurisht që All-llahu është gjithnjë Mëshirëplotë ndaj jush.”
    [En-Nisa’ 4:29]

    Kjo tregon se çdo gjë që dëmton njeriun është e ndaluar(haram) për
    të.Nëse pyet, cila është shkalla e dëmtimit, e cila rezulton ndalimin e
    agjërimit, përgjigja është:

    Dëmtimi mund të jetë psiqik, ose dikush e këshillon atë se agjërimi
    mund ta dëmtojë. Sa i përket dëmtimit psiqik, do të thotë se njeriu
    ndjen se agjërimi e dëmton dhe ndien dhimbje, e ngadalson shërimin e
    tij (nga sëmundja që ka) etj.
    Sa i përket këshillës, këtu nënkuptohet këshillimi i mjekut të ditur
    dhe të besueshëm, i cili e këshillon se agjërimi e dëmton atë.

    Kushti i Pestë:

    Nuk duhet pasur ndonjë pengesë. Kjo vlenë posaçërisht për femrat.
    Femrat, të cilat kanë menstruacionet ose gjakderdhjet pas lindjes nuk
    duhet agjëruar, sepse i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., ka thënë: “ A
    nuk është rasti me femrën e cila kur ka periodin e saj, ajo nuk falet
    dhe nuk agjëron?”

    Kështu që ajo nuk duhet të agjërojë dhe agjërimi i saj është i pa
    vlerë, sipas konsensit (mendimit të përbashkët) të dijetarëve. Dhe ajo
    duhet kompenzuar ditët e kaluara pa agjërim, poashtu duke u bazuar në
    mendimin e përbashkët të dijetarëve.

    El-Sharh el-Mumti’, 6/330.




    All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri.

      Ora është Fri Apr 26, 2024 9:39 am