Sjelljet morale në praktikën e njerëzve

    Share

    loti the hacker
    WebMaster
    WebMaster

    Postimet : 522
    Pikët : 1499
    Thanks : 7
    Location : TeToVa
    Join date : 07/05/2009

    (N) Sjelljet morale në praktikën e njerëzve

    Mesazh nga loti the hacker prej Mon Jun 01, 2009 8:37 am

    Paqëndrueshmëria e dënueshme është kalimi nga një stil i sfrocuar dhe i pakuptimtë jetese në një tjetër stil të ngjashëm të sforcuar dhe të pakuptimtë, nga një gjendje absurde në një tjetër gjendje absurde, pa pasur asnjë shkak shtrëngues. Për sa i përket dikujt që përvetëson zakone sipas mundësisë dhe nevojës, duke lënë mënjanë gjithçka të tepërt dhe të panevojshme, veprimi i tij është një prej burimeve të mëdha të arsyes dhe mençurisë.



    I dërguari i Allahut Muhamedi (paqja qoftë me të), shembulli i çdo të mire,- të cilin Allahu e ka lavëdruar për moralin e tij, ku kishte mbledhur virtyte nga më të ndryshmet e më të përsosurat dhe kishte larguar çdo mangësi,- i vizitonte të sëmurët bashkë me shokët e vet, duke përshkuar në këmbë cepat më të largët të Medinës, pa veshur as këpucë e as sandale, as kapelë e as çallmë. Kur kishte, vishte rroba leshi, por mund të vishte edhe rroba të qëndisura, nëse i kishte. Asnjëherë nuk sforcohej për të pasur diçka që nuk i nevojitej, por nuk e harronte atë që i duhej. Gjithmonë mjaftohej me atë që gjente, duke mos ndier nevojë për diçka që se kishte.



    Nganjëherë ecte në këmbë dhe zbathur, kurse nganjëherë vishte shapka dhe ecte hipur mbi një mushkë ëtë mrekullueshme në ngjyrë hiri. Ndonjëherë ngiste kalë arab ose deve, dhe ndonjëherë ngiste gomar, duke mbajtur prap shokët e vet. Ndonjëherë hante hurma arabike pa bukë ose vetëm bukë të thatë, kurse herë tjetër mund të hante qengj të pjekur, shalqi me hurma ose hallvë, duke marrë aq sa i nevojitej, ndërsa tepricën e shpërndante. Atë që si nevojitej e linte, dhe nk sforcohej të merrte më shumë seç i duhej. Asnjëherë nuk zemërohej kur i cenohej e drejta e vet, por asnjëherë nuk e shmangte zemërimin kur cenohej e drejta e Allahut të Plotfuqishëm.



    Qëndrushmëria që është përmbajtje ndaj një marrëveshjeje të drejtë dhe qëndrushmëria që është kokëfortësi, janë dy sjellje të ngjashme, të cilat nuk i dallon kush, përveç atij që i njeh mirë sjelljet. Dallimi midis tyre qëndron në faktin se kokëfortësia është këmbëngulje në gabim ose në zbatim e një vendim të marrë më parë, pavarësisht se personi e ka të qartë se ky vendim është i gabuar. Kjo sjellje është e dënushme, dhe e kundërta e saj është drejtësia. Kurse qëndrueshmëria që është përmbajtje ndaj një marrëveshjeje të drejtë, do të thotë ti përbahesh diçkaje të drejtë e të vërtetë, ose diçkaje që beson se është e drejtë, duke mos pasur arsye të mendosh të kundërtën. Kjo është sjellje e lavdërushme. E kundërta e saj është luhatja. Në të vërtetë, lloj i parë i qëndrushmërisë (kokëfortësia) është i dënueshëm, vetëm sepse të pengon të mendosh e të hulumtosh mbi vendimin e më parshëm, mbi saktësinë apo gabueshmërinë e tij.



    Arsyeja e shëndoshë përkufizohet si vënie në praktikë e bindjes ndaj Allahut dhe e virtyteve. Ky përkufizim përmban mënjanimin e mëkateve dhe të veseve. Allahu i Lartësuar e ka theksuar më shumë se një herë ne Librin e Tij, se kush e kundërshton Atë, vepron pa arsye. Duke treguar për një popull, Ai ka thënë ‘’Ata do të thonë; ‘’Sikur të kishim dëgjuar ose menduar, nuk do të gjendeshim midis banorëve të Zjarrit flakërues!’’(Kuran, 67:10).



    Më pas, Ai i pohon fjalët e tyre si të vërteta, dukë thënë: ‘’Kështu, ata e pranuar gjynahun e tyre. Larg qofshin prej mëshirës së Allahut banorët e Zjarrit flakërues!’’ (Kuran, 67:11).



    Budallallëku përkufizohet si ushtrim i mëkatëve dhe veseve. Kurse agresiviteti, gjuajtja me gurë dhe të folurit përçart, në të vërtetë, është çmenduri dhe çrregullim mendor. Budallallëku është e kundërta e arsyes, siç thamë më parë. Midis arsyes dhe budallallëkut ka vetëm një pikë të ndërmjetme: absurditeti.



    Përkufizimi i absurditetit është të bësh apo të flasësh gjëra të padobishme, që nuk i shërbejnë as fesë, as jetës e as moralit të shëndoshë. Këto gjëra nuk janë as kundërshtim, as bindje (ndaj Allahut), dhe nuk të shtyjnë në akte të tilla. Ato nuk janë as virtyte e as vese të dëmshme, por janë dërdëllisje dhe punë të pakuptimta, Sipas shpeshtësisë apo rallësisë së këtyre dy akteve, njeriu meriton ose jo epitetin ‘’absurd’’. Megjithatë njeriu mund të sillet me absurditet në një çështje, mund të sillet me mençuri në një çështje tjetër dhe mund të sillet me budallallëk në një çështje të tretë.



    E kundërta e çmendurisë është aftësia për të dalluar midis sendeve dhe kapaciteti për të përdorur me lehtësi diturinë dhe njohuritë teknike. Kjo është ajo që të lashtët e quanin ‘’aftësia e të arsyetuarit’’. Nuk ka pikë të ndërmjetme midis këtyre dy skajeve.



    Për sa i takon aftësisë së dikujt për rregullimin e punëve të veta dhe miklimin e njerëzve me mjete amorale, si marrëveshjet false, të turpshme etj., që të mund të fitojë miratimin e tyre apo të shpëtojë nga një situatë e caktuar, kjo nuk është zgjuarsi. Po ashtu, edhe përdorimi i mashtrimit për të rritur pasurinë dhe reputacionin, apo arritja e lavdisë nëpërmjet krimeve dhe sjelljeve të ulëta, nuk quhet zgjuarsi.



    Ata për të cilët Allahu na ka informuar me vërtetësi se janë njerëz që nuk arsyetojnë, janë pikërisht ata që e dinë mirë se ti drejtojnë punët e tyre tokësore, si ti shtojnë pasuritë dhe si ti ruajnë pozitat e veta, duke u bërë lajka sundimtarëve. Kjo sjellje quhet finokëri, që është e kundërta e mençurisë dhe ndershmërisë. Megjithatë, nëse për të arritur të njëjtat qëllime, dikush vepron me vetëpërmbajtje dhe dinjitet, ky veprim quhet qëndrueshmëri, ndërsa e kundërta e tij quhet dobësi dhe humbje.



    Seriziteti, aftësia për të thënë çdo fjalë në vendin dhe kohën e duhur, mënyra e moderuar e drejtimit të jetesës dhe trajtimi i njerëzve me mirësjellje, quhet qetësi dhe vetëpërmbajtje, që është e kundërta e mendjelehtësisë.



    Besnikëria është cilësi që përbëhet nga drejtësia, bujaria dhe guximi. Ngaqë një njeri besnik mendon se është padrejtësi të mos ia mbash fjalën dikujt që të ka besuar apo të ka bërë mirë, ai vepron me drejtësi. Ngaqë ai e quan fat të plotësojë bujarisht një nevojë urgjente pasojë të mosmbajtjes së fjalës, vepron me bujari. Ngaqë ai ka vendosur të durojë pasojat që mund të sjellë besnikëria, ai vepron me trimëri.



    Të gjia virtytet kanë katër rrënjë, të cilat përbëjnë çdo virtyt: drejtësia, mençuria, guximi dhe bujaria. Nga ana tjetër, të gjitha veset kanë katër rrënjë, që përbëjnë çdo ves. Ato janë të kundërtat e rrënjëve të virtytit, pra: padrejtësia, injoranca, burracakëria dhe koprracia.



    Ndershmëria dhe përmbajtja janë dy prej llojeve të drejtësisë dhe bujarisë. Dëlirësia e shpirtit është virtyt i përbërë nga ndërthurja e guximit me bujarinë. I tillë është edhe durimi.



    Zemërgjerësia është një prej llojeve të veçanta të guximit.



    Kënaqja me ato që ke është një virtyt i përbërë nga ndërthurja e bujarisë me drejtësinë, kurse lakmia është ve që lind nga dëshira për të pasur sa më shumë. Dëshira për të pasur sa më shumë lind nga zilia. Prej lakmisë lindin vese të mëdha, midis të cilave janë degjenerimi, vjedhja, zemërimi, kurvëria, vrasja, pasioni dhe ankthi i varfërisë.



    Lypja e mallit që është pronë e të tjerëve, është një pikë ndërmjet lakmisë dhe dëshirës për të pasur sa më shumë. Dallimin midis lakmisë dhe dëshirës për të pasur sa më shumë e bëjmë vetëm nga fakti se lakmia zbulon dëshirën për të pasur sa më shumë, e cila qëndron fshehur në shpirt.



    Kënaqja e të tjerëve është një virtyt i përbërë nga zemërgjerësia dhe durimi.

    Ai që të përcjell një gënjeshtër, do të kthehet prej teje me një të vërtetë. Arsyeja është se ai që të transmeton një gënjeshtër që ia atribuon një njeriu të tretë, do të vërë në lëvizje karakterin tënd dhe ti do të deklarohesh; në këtë mënyrë, ai do të kthehet prej tje me përgjigjen tënde, që është e vërtetë. Mbaje vath në vesh këtë dhe deklarohu vetëm pasi të saktësosh vërtetësinë e fjalëve që të përcillen.



    Nuk ka gjë më të shëmtuar sesa gënjeshtra. Ç’mund të thuhet atëherë për një faj, një prej llojeve të të cilit është vetë mohimi i besimit?! Çdo lloj mohim besimi është gënjeshtër, pra gënjeshtra është trungu, kurse mohimi i besimit është një prej degëve të tij. Gënjeshtra lind nga padrejtësia, burracakëria dhe injoranca. Vërtetë, burracakëria e poshtëron shpirtin. Një gënjeshtar ka shpirt të ulët, çka është shumë larg madhështisë së lavdërueshme të tij.

    Kam vënë re se njerëzit, në lidhje me të folurën e tyre, e cila i dallon nga gomarët, qentë dhe insektet, ndahen në tri kategori:



    -Kategoria e parë janë njerëz që nuk e vrasin mendjen se çfarë flasin. Ata flasin ç’tiu vijë për goje, pa ndihmuar as në triumfin e një të vërtete, as në mohimin e një të pavërtete. Kështu ndodh me shumicën e njerëzve.



    -Kategoria e dytë janë njerëzit që flasin për të mbrojtur atë çka ata në vetvete e quajnë si të vërtetë, ose për të sulmuar atë çka ata e kujtojnë si të pavërtetë, pa u përpjekur të kërkojnë të vërtetën, por thjesht këmbëngulje për të nxjerrë të vetën. Edhe kjo ndodh me shumë njerëz, por jo sa rasti i parë.



    -Kategoria e tretë janë njerëz që çdo fjalë e vënë në vendin e saj. Këta njerëz janë më të rallë se squfuri i kuq. Njeriun që e zemëron e vërteta, e pret një ankth i pafund.



    Dy lloje njerëzish jetojnë në një qetësi të madhe: i pari meriton çdo lavd, kurse i dyti meriton çdo qortim. Ata janë përkatësisht njeriu që nuk do t’ia dijë për kënaqësitë e kësaj bote, dhe njeriu që nuk do t’ia dijë për turpin.



    Sikur nga largimi prej kënaqësive boshe të kësaj jete, të mos kishte përfitim tjetër, përveç faktit se çdo njeri në botë kur fle natën, harron gjithçka që e shqetëson atë ditën, çdo frikë dhe çdo lakmi, kaq do të mjaftonte. Në një gjendje të tillë, ai nuk do të kujtonte as fëmijët e as familjen, as lavdinë e as mosnjohjen, as ngjitjet në përgjegjësi e as shkarkimet, as varfërinë, as pasurinë e as fatkeqësitë.



    Një mësim i tillë duhet të mjaftojë për këdo që arsyeton.

    Një prej mrekullive të Allahut në rregullimin e botës është se gjërat më të domosdoshme Ai i ka bërë të lehta për tu arrirë, siç është rasti me ujin dhe me gjëra më të domosdoshme se ai (p.sh. ajri). Kurse gjërat që nuk janë të nevojshme, Ai i ka bërë më të ralla, si p.sh. rubinët, apo gjëra akoma më pak të nevojshme.



    Në lidhje me mundimet në këtë jetë, njerëzit janë si një këmbësor që ecën mes një shkretëtire: sa herë që ai kalon një pjesë prej saj, sheh para vetes pjesë të tjera. Në të njëjtën mënyrë, sa herë që një njeri kryen diçka, dalin para tij detyra të tjera të mundishme.



    Është e vërtetë ajo që ka thënë dikush, se i mençuri lodhet shumë në këtë botë. E vërtetë është edhe ajo që ka thënë dikush tjetër, se i mençuri pushon në këtë botë. I mençuri lodhet kur sheh përhapjen e së keqes, dominimin e pushtetit të saj, që e pengon për të nxjerrë në pah të vërtetën. Nga ana tjetër, ai është i qetë, sepse nuk shqetësohet për gjërat e kota të kësaj jete, të cilat shqetësojnë njerëzit e tjerë.

    loti the hacker
    WebMaster
    WebMaster

    Postimet : 522
    Pikët : 1499
    Thanks : 7
    Location : TeToVa
    Join date : 07/05/2009

    (N) Re: Sjelljet morale në praktikën e njerëzve

    Mesazh nga loti the hacker prej Mon Jun 01, 2009 8:38 am

    Kujdesu që të mos pajtohesh me një shok të keq dhe të mos i ndihmosh bashkëkohësit e tu në punë që të dëmtojnë sadopak jetën tënde në këtë botë dhe në botën tjetër, sepse s’do të fitosh gjë tjetër veç pendesës, në një kohë kur ajo s’do të të bëjë dobi. Edhe ata që i kishe ndihmuar, nuk do lavdërojnë. Përkundrazi, ata do të gëzohen për fatëkeqësinë tënde dhe, më e pakta, por që është e sigurt, ata as që do të mërziten për pasojat e këqija të veprimit tënd dhe për fundin e trishtueshëm. Kujdesu që të mos i kundërshtosh, sado pak, shokët apo bashkëkohësit e tu në gjëra që nuk dëmtojnë jetën tënde në këtë botë dhe në botën tjetër, sepse prej kësaj do të korrësh dhimbje, braktisje dhe armiqësi. Madje kjo mund të të sjellë vetëm dëme të mëdha dhe aspak përfitim.



    Në qoftë se duhet patjetër të zemërosh ose njerëzit, ose Allahut e Plotfuqishëm, në qoftë se nuk ka rrugë tjetër përveçse të largohesh ose nga njerëzit, ose nga e drejta, atëherë zgjidh të zemërosh njerëzit e të largohesh prej tyre dhe mos e zemëro Zotin tënd e as mos u largo nga e drejta.



    Është detyrim të ndjekësh shembullin e Profetit, Allahu i dhëntë paqe dhe shpëtim, në këshillimin e njerëzve të padijes, mëkateve dhe veseve. Kushdo që këshillon ashpër dhe vrenjtur, gabon dhe nuk zbaton metodën e Profetit (a.s.). Madje, një veprim i tillë shpesh bëhet shkak që i këshilluari të këmbëngulë në të vetën me kokëfortësi dhe për inat të këshilluesit. Kështu që me këtë këshillë ai prish dhe nuk ndreq punë. Në rastin kur një njeri këshillon me urtësi, buzëqeshje dhe butësi, si të jetë duke dhënë një mendim, ose duke folur për një të tretë kur kritikon fajet e atij që i drejtohet e folura, atëherë këshilla do të ishte më e arrirë dhe më e frytshme. Nëse këshilla nuk pranohet, atëherë këshilluesi duhet të prekë sedrën e të këshilluarit, por privatisht. Në qoftë se edhe kështu këshilla nuk pranohet, atëherë këshilluesi duhet ti flasë atij në prani të dikujt, prej të cilit ai ka turp. Kjo është edukata që kërkon Allahu, kur urdhëron përdorimin e ‘’fjalëve të buta’’.



    Profeti, Allahu i dhëntë paqe dhe shpëtim, nuk jepte këshillë të drejtëpërdrejtë, por u thoshte dëgjuesve: ‘’Çfarë kanë disa njerëz që bëjnë kështu?!’’. Ai vetë e ka lavdëruar mirësjelljen dhe na ka urdhëruar të jemi lehtësues e të mos nxisim largim dhe neveri. Ai i ndryshonte predikimet, që të mos bëhej i mërzitshëm. Allahu i Plotfuqishëm ka thënë ‘’ Sikur të ishte i ashpër dhe zemërvrazhdë, ata do të largoheshin prej teje’’ (Kuran, 3:159).



    Ashpërsia dhe vrazhdësia duhet të përdoren vetëm në zbatimin e ndonjë prej ndëshkimeve të Allahut të Madhërishëm. Në mënyrë të veçantë, butësia nuk i lejohet njeriut që i është dhënë detyra e zbatimit të një ndëshkimi të tillë.



    Një faktor tjetër që e bën këshillën më të efektshme është të lavdërosh në prani të fajtorit dikë që ka vepruar ndryshe nga ai. Kjo është një shtytje që ai të sillet më mirë. Nuk di ndonjë dobi tjetër të dashurisë për lëvdata, përveç faktit se një njeri që dëgjon dikë të lavdërohet, ndjek shembullin e atij. Për këtë arsye duhet të regjistrohemi historitë e virtyteve dhe veseve, në mënyrë që kush i dëgjon ato, të largohet nga aktet e shëmtuara të atyre për të cilët ka dëgjuar, dhe të dëshirojë të kryejë veprat e bukura të atyre që kanë kaluar, ose të mësojë prej historisë.

    Kam medituar gjatë për gjithçka që ndodhet nën kupën e qiellit, dhe kam vënë re se çdo gjë, e gjallë ose e pajetë, ka prirje natyrale që, kur forcohet, ti zhveshë të tjerët nga cilësitë e tyre dhe tu japë cilësitë e veta. Kështu p.sh. një njeri i virtytshëm do të dëshironte që të gjithë njerëzit të ishin të virtytshëm, kurse një njeri i mangët (nga morali) do të dëshironte që të gjithë njerëzit të ishin të mangët (nga morali). Mund të vësh re: kushdo që përmend diçka drejt së cilës i shtyn të tjerët, thotë: ‘’Edhe unë bëj kështu’’. Çdo njeri që ka përqafuar një doktrinë të veçantë, do të dëshironte që të gjithë njerëzit të pajtoheshin me të. Këtë dukuri mund ta shohësh edhe tek elementet natyrorë: kur disa bëhen më të fortë se të tjerët, i kthejnë ata në llojin e vet. Mund ta vëresh këtë gjë edhe te pemët se si formohen, tek ushqimi i bimëve e pemëve me ujin dhe lagështirën e dheut, duke i shndërruar ata në substanca të vetat. Prandaj, i lëvduar qoftë Ai që i ka krijuar dhe organizuar të gjitha këto, nuk ka Zot tjetër përveç Atij!



    Një nga mrekullitë e fuqisë të Allahut të Madhërishëm është se, pavarësisht numrit të madh të krijesave, nuk gjen asnjërën që ti ngjajë tjetrës, pa pasur asnjë dallim midis tyre. Kam pyetur një burrë shumë të vjetër, që i kishte arritur të tetëdhjetat, se a kishte parë ndonjëherë në të kaluarën ndokënd që të ngjante në mënyrë identike me ndonjërin sot. Ai më tha: ‘’Jo! Përkundrazi, çdo formë ka diçka të vetën që e dallon nga të tjerat’’. Kështu ndodh me çdo gjë që ekziston në këtë botë.



    Kushdo që i studion objektet dhe të gjitha trupat e përbëra prej tyre dhe i vrojton ato gjatë e në mënyrë të vazhdueshme, atëherë ai do të arrijë të bëjë dallimin midis tyre dhe do të dijë se si ndryshojnë ato nga njëra-tjetra në bazë të nuancave që i njeh shpirti, por që fjalët nuk i shprehin dot. Prandaj, i lëvduar qoftë i Plotfuqishmi, i Urti, fuqia e të Cilit është e pafundme.



    Një prej çudive të kësaj bote janë disa njerëz që mposhten nga shpresa të mbrapshta, rezultati i të cilave në fillim është sfilitja, ndërsa më pas shqetësimi dhe mëkati. I tillë është për shembull një njeri që dëshiron shtrenjtësimin e ushqimeve, i cili mund të jetë me pasoja të rënda për disa njerëz. Edhe pse rritja e çmimeve mundë ti sjellë përfitim këtij njeriu, dëshira e tij nuk do të përshpejtojë arritjen e fitimit, sepse asgjë nuk ndodh pa qenë e caktuar nga Allahu. Sikur ai të dëshironte të mirën dhe mirëqenien e njerëzve të tjerë, do të përshpejtonte shpërblimin, qetësinë, virtytin dhe nuk do ta lodhte veten aspak. A nuk habiteni me këto vese të këqija, që s’kanë asnjë dobi?!





    Marë nga libri: El-Akhlan we el-sijar
    Autori: Ibn Hazem el Andaluzi
    Përgatiti dhe përshtati: Teuhid.net

      Ora është Sat Jan 21, 2017 1:35 am