Thënie të arta nga Imam Shafiu rahimehullah në lidhje me pasimin e Sunnetit

    Share
    avatar
    loti the hacker
    WebMaster
    WebMaster

    Postimet : 522
    Pikët : 1499
    Thanks : 7
    Location : TeToVa
    Join date : 07/05/2009

    (N) Thënie të arta nga Imam Shafiu rahimehullah në lidhje me pasimin e Sunnetit

    Mesazh nga loti the hacker prej Mon Jun 01, 2009 8:39 am

    1."Sunnetet e të Dërguarit (salallahu alejhi we selem) sikurse që mbërrijnë, ashtu edhe i ikin secilit prej nesh.Prandaj, sa herë që e them një mendim ose formuloj ndonjë parim, në kundërshtim me atë që ekziston nga i Dërguari (salallahu alejhi we selem), atëherë pikëpamje e saktë është ajo çka i Dërguari (salallahu alejhi we selem) ka thënë, dhe ajo është pikëpamje imja."



    2."Muslimanët janë pajtuar njëzëri që nëse një sunnet i të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi we selem), i është qartësuar dikujt, nuk është e lejuar për të që ta lë atë për fjalët e ndokujt tjetër".



    3."Nëse gjeni në shkrimet e mia diçka në kundërshtim me Sunnetin e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi we selem), atëherë flitni duke u bazuar në Sunnetin e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi we selem) dhe lini atë që unë kam thënë."
    Në një transmetim thuhet:"...atëherë pasojeni atë (Sunnetin) dhe mos shikoni në thëniet e askujt".



    4."Nëse vërtetohet se një hadith është sahih, atëherë ai është medh'hebi (rruga) im."



    5."Ju (duke iu drejtuar Ahmed Ibn Hanbelit rahimehullah) keni më shumë se unë njohuri për Hadithin dhe transmetuesit, prandaj kur një hadith është sahih, më informoni për të, qoftë ai nga Kufa, Basra a Siria, që kështu ta marrë atë pikëpamje të Hadithit, përderisa ai është i vërtetë."



    6."Në çdo çështje, për të cilën Njerëzit e Hadithit (Muhadithët) gjejnë një transmetim nga i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi we selem) të jetë sahih, i cili është në kundërshtim me atë që unë kam thënë, atëherë unë tërhiqem nga mendimi im, qoftë gjatë jetës sime, qoftë pas vdekjes".



    7."Për çdo gjë që them, nëse ekziston diçka autentike nga i Dërguari (salallahu alejhi we selem) e kundërt me fjalët e mia, atëherë hadithi i të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi we selem) vjen në rend të parë, prandaj mos e pasoni mendimin tim".



    8."Çdo hadith nga i Dërguari (salallahu alejhi we selem) është gjithashtu pikëpamje imja, edhe nëse ju nuk e dëgjoni atë nga unë".



    Vazhdon me thëniet e Imam Ahmed Ibn Hanbelit rahimehullah
    Burimi:Libri Forma e Namazit nga Imam Albani rahimehullah

      Ora është Thu May 25, 2017 9:33 pm