Subject: Përse muslimanët janë të prapambetur?Përse muslimanët janë të prapambetur?!?
Një ndër pyetjet më të shpeshta në periudhën e dekadencës muslimane është: Përse jemi të dobët? Përse jemi të prapambetur? Përse bota muslimane është shërbetore e botës perëndimore? Përse shkalla e arsimimit në botën muslimane është e ulët? Këso dhe pyetje të ngjashme mund të rradhiten në pafund?
A qëndron kjo pyetje? A qëndrojnë këto dilema?, apo janë pjellë e imagjinatës së të papunëve!
Pa dyshim pyetja është e saktë dhe e qëndrueshme dhe është pozitive që muslimanët janë të vetëdijshëm për gjendjen e tyre. Në botën muslimane ka luftëra qytetare, në botën muslimane ka varfëri, në botën muslimane ka refugjatë, në botën muslimane ka arsimim të ulët, në botën muslimane çdo katastrofë natyrore (vërshim, termet apo diç e tillë) vretë mijëra e dhjetëra mijëra njerëz (kurse katastrofa të ngjashme në vendet perëndimore vretë 90-95% më pak njerëz.) Përse? Ku qëndron engima, misteri?!
Edhe përgjigje janë ofruar nga muslimanët dhe nga jomuslimanët, por deri sot nuk kënaq asnjë prej tyre! Përse e themi këtë! Sikur ndonjë përgjigje të ishte me vend, bota muslimane do të kapërcente dobësinë, amullinë, konfuzionin ideor dhe praktik dhe do të bëhej fuqi kreative në botë.
Gjendjen e muslimanëve në mënyrë meastrale e ka përshkruar një koleg boshnjak. Ai thotë se muslimanëve nuk do t'i bëjë mirë vetëm një medikament, sepse bota muslimane i ngjan të sëmurit i cili ka arritur buzë vdekjes dhe nga dera e mjekut ky pacient nuk del me një diagnozë dhe me një medikament, por me shumë diagnoza dhe me shumë medikamente. (Ahmet Alibašić, Zašto smo slabi?, në: http://www.alibasic.ba. = boshti i shkrimit është nga ky burim).
Përgjigje kanë ofruar shumë dijetarë, shumë politikanë, por ato disi nuk kanë gjetur mbështetje në jetën konkrete. Pëgjigje ofroi edhe Ibn Halduni, edhe Ibn Tejmije, edhe Abdulvehabi, edhe Afganiu e Abduhuja, edhe Ikballi edhe Izetbegoviqi. Emra të mëdhenjë por të gjitha këto diagnoza disi janë joadekuate, të pjesëshme, të përkohshme, në disharmoni me kohën dhe vendin që ofrohen.
Sot bota muslimne është rreth një miliardë e gjysmë, mirëpo nuk paraqet faktor relevant për qendrat e vendosjes. Jemi mjaft në kuantitet, por kontributi ynë është i mangët, i pamjaftueshëm madje herë-herë kontributi ynë është kundër nesh. Përse kështu?
Edhe pse dijetarët kanë mendime të ndryshme, mendoj se kthimi në burimet islame dhe në përvojën pozitive historike, do të ofrojë përgjigje. Ta lexojmë Kur'anin së pari:
"... E, nëse ju ia ktheni shpinën dhe i largoheni Atij, Ai do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, i cili nuk do ta ndjekë shembullin tuaj." (Muhammed, 38).
"... Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç'kanë në vetvete. Kur Ai dëshiron ta ndëshkojë një popull, askush nuk mund ta pengojë Atë; dhe ata, përveç Tij, s'kanë asnjë ndihmës." (Er-Rra'd, 11)
Ta lexojmë edhe një hadith të Muhammedit a.s.:
"Do të vijë koha kur shumë popuj do të ju mësyjnë juve, sikurse populli i uritur që mësyn enën me ushqim. Dikush nga të pranishmit pyeti: A mos është kjo pse do të jemi pak? Jo, u përgjigj Pejgmberi a.s.. Përkundrazi, do të jeni shumë por do të jeni sikurse shkuma. Allahu nga krahërori i armiqëve tuaj do ta heq frikën që e kanë ndaj jush kurse në zemrat tuaja do të hedhë dobësi. Cila është kjo dobësi, o pejgamberi i Allahut, pyeti? Dashuria ndaj dynjasë (botës) dhe përbuzja ndaj vdekjes." (Ebu Davud, Sunen. Sipas: Hasen el-Benna, Mexhmu'atu resail (Kairo: Daru 'd-da've, 1990), 54).
Të mendojmë pak. Numri i muslimanëve nuk është i vogël, por fuqia e tyre vërtet është sikurse shkuma e lëngut të gazuar të Coca-Colës apo Shvepsit. Edhe pse në fillim gota duket shumë e mbushur, për pak çaste e shohim gjysmë të zbrazët.
A ndalohet sipas Islamit të dëshirohet bota? A ndalohet sipas Islamit të frikësohemi nga vdekja? Jo, edhe njëra edhe tjetra janë normale. Të dëshirohet bota dhe të mirat e saj është normale, madje imperativ islam. Por, edhe të kemi frikë nga vdekja është normale, madje është provë që të bëhemi më të kujdesshëm sa jemi të fortë e në moshë të re. Por, nuk kemi të drejtë ta teprojmë në dashuria ndaj botës të kalojë në lakmi dhe frika ndaj vdekjes të kalojë në demoralizim. Ne vazhdimisht duhet ta ndjekim parimin islam: I lutemi Allahut të madhërishëm për të mirat në këtë botë dhe të mirat në botën tjetër:
Rabbena atina fi 'd-dun'ja haseneten ve fi 'l-ahireti haseneh.
"O Allahu ynë! Na jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën tjetër."
Kur një as'hab bleu petka dhe iu lavdërue shokëve për petkat e reja, një nga shokët e tij e qortoi se kjo nuk i ka hije një besimtari. As'habi që kishte blerë petka shkoi te Pejgamberi a.s. dhe e pyeti Muhammedin a.s. a mos ka gabuar, kurse Pejgamberi a.s. iu përgjigj se kjo nuk qëndron, sepse Allahu i don shenjat e bukurisë së begative të Tij në krijesat e Tij. (Imam Ahmed, Musned, nr. 7759).
Po ashtu, kur Muhammedi a.s. e pa Amr ibn Asin me pasuri, briti me gëzim: "Pasuri e mirë te njeriu i mirë." (Imam Ahmed, Musned, nr. 17096).
Edhe frika nga vdekja është njerëzore. Edhe Ademi a.s., edhe Musai a.s. kanë reaguar ndaj vdekjes. Edhe Muhammedi a.s. ka reaguar ndaj vdekjes së birit të tij, Ibrahimit, ndaj vdekjes së Hadixhes dhe Ebu Talibit. Por, frika nuk duhet të kalojë në lemeri, në tmerr, në humbje të vetëdijes dhe ekuilibrit.
Lakmia na bën të dobët
Të dëshiroj njeriu botën, shtëpinë e bukur, automjetin e bukur, gruan e bukur, qytetin e bukur, nuk është mëkat, me kusht që pasuria të jetë arritur në mënyrë të lejuar dhe nëse është dhënë sadakë gjatë kohës së grumbullimit të pasurisë. Por, mëkat është lakmia për botën dhe për gjësendet e botës, atëherë kur nuk e posedojmë ne botën por bota na posedon neve. Lakmia është e dëmshme, një lloj sëmundje e rëndë, për të cilën Muhammedi a.s. ka thënë:
"... Ruajuni nga lakmia sepse ajo i ka shkatërruar ata para jush: ka bërë që t'i ndërprejnë lidhjet farefisnore dhe të drejtat dhe obligimet e njëri tjerit kanë filluar t'i rrëmbejnë; u dhanë pas shfrenimit dhe filluan të vriten...". (Ibn Hibbani në Sahih dhe Hakimi në El-Mustedrek).
Të përkujtojmë sidomos ata që grinden për disa centimetra tokë megje, kurse duke u shtyrë në gjykatë shpenzojnë shumëfish më shumë se vlera e asaj copë toke; për ato motra dhe vëllezër që grinden për trashëgiminë e të parëve; për shitblerjen jokorrekte për shkak të lakmisë së tepruar nga ana e tregtarëve etj.
Për shkak të mosbesimit ndërmjet veti, shumë mjete shkojnë dëm, shumë mjete dalin jashtë rrethit tonë; fitojnë të tjerët, ne humbim, sepse mendojmë në mënyrë shkurtpamëse. Lakmia e çon bashkësinë në shkatërrim. Imam Ebu Hamid El-Gazaliu në librin Këshilla qeveritarëve, rrëfen një hiqaje këshilluese për tre vjedhës nga koha e Isait a.s.. Qenë tre vjedhësa të cilët e gjetën një thesar të madh. Vendosën të ndahen mes veti, por vendosën ta hanë edhe një drekë së bashku. Njëri shkoi të blejë drekë dhe gjatë rrugës mendoi ta helmojë ushqimin që t'i vrasë dy vëllezërit e tij. Edhe këta të dytë vendosën t'ia bëjnë një kurth atij që shkoi për të marrë ushqim. Meqenëse u sendërtuan të gjitha planet e vjedhësve, që të gjithë vdiqën kurse thesari mbeti i pashfrytëzuar. (El-Gazali, Savjeti vlastima, Sarajevo, El-Kalem, 2001, fq. 96). Kështu na ndodh shpesh neve shqiptarëve. Ne bëjmë plane të këqija, kurse të tjerët vjelin edhe ato pak vlera që na kanë mbetur.
Sakrifikimi si burim i forcës dhe i pushtetit
Shkaku i dytë i dobësive tona, sipas Muhammedit a.s. është frika ndaj vdekjes, respektivisht, mosgatishmëria e individit në sakrifikimin e pasurisë, të jetës dhe të vlerave të tjera që posedojmë. Mirëpo, pikërisht kjo gatishmëri është burimi i forcës, madje kulmi i saj. Nga këtu vjen ndryshimi i vetvetes, i rrethit, vendit dhe ndryshimi i botës.
Sot Perëndimi është i fortë jo për shkak të tij, por për shkak të ndihmesës nga ShBA-të. ShBA-të e shpëtuan disa herë Evropën: në LPB më 1918, në LDB më 1944 dhe në Luftën e Ftohtë pas LDB. (sipas: http://www.alibasic.ba.)
Por, përse ShBA e jo Franca apo Anglia? Përse Evropën ta shpëtojë ShBA-ja? Anketat e bëra tregojnë se amerikanët janë më të përpiktë në këtë çështje, janë më sakrifikues. Madje, këtë ShBA-të e dëshmuan edhe në Luftën e Kosovës kundër Serbisë, kur asnjë amerikan nuk e humbi jetën. Kjo ndodhi para së gjithash sepse ata e studiuan problemin mirë dhe mbrojtën vlerat e tyre.