Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Mesime Rreth Bankomatav Dhe Telefonav

    loti the hacker
    loti the hacker
    WebMaster
    WebMaster


    Postimet : 522
    Pikët : 1499
    Thanks : 7
    Location : TeToVa
    Join date : 07/05/2009

    (N) Mesime Rreth Bankomatav Dhe Telefonav

    Mesazh nga loti the hacker Sat May 16, 2009 10:22 am

    ATM

    Nëse ju ndodh qe ndonjë hajdut ose dikush ju detyron që t’i nxjerrni të hollat tuaja prej bankomatit, atëherë shkruane PIN-in tuaj nga prapa...

    Kështu nëse PIN-i juaj është 1254 atëherë, atëherë ju shkruani 4521. Bankomati do t’i nxjerr parat tuaja, por automatikisht do të alarmoj policinë për të cilën hajduti nuk e din.

    Ky opcion ekziston në të gjitha bankomatet, por shume njerëz nuk e dinë.

    SI MUND QË MOBILI JUAJ TË JU NDIHMOJË NË KUSHTE TË JASHTËZAKONSHME

    Si në gjithë botën mund të thirrni ndihmën e shpejt, policinë...

    Numri i vetëm për situatat e jashtëzakonshme që prej mobilit tuaj mund të thirrni në gjithë botën është 112. Nëse mobili juaj nuk ka rrjetë, atëherë kërkone numrin 112 dhe telefoni juaj do të kërkoj rrjetin më të afërt që e ka në dispozicion. Pastaj në display do të ju paraqiten numrat e thirrjeve emergjente ne rajonin ku gjendeni. Interesant është se numri 112 mund të thirret edhe kur telefoni juaj është i koduar ose kur tastiera e juaj është e mbyllur.

    ÇELËSAT PËR HAPJEN AUTOMATIKE TË VETURËS MBETEN BRENDA TË MBYLLURA NË VETURË

    Kjo mënyrë e veprimit ndoshta ndonjëherë në jetë do të ju nevojitet. Nëse çelësi juaj i veturës mbetet brenda në veturë kurse dyert e veturës janë të mbyllura, atëherë mos u brengosni se ekziston zgjidhje, po qe se dispononi me një çelës rezerv automatik në shtëpi. Veproni kështu: bëni një telefonatë në shtëpi dhe mobilin tuaj afrone afër derës së veturës 30 cm. Personi në shtëpinë tuaj duhet të mbaj çelësin automatik afër mobilit dhe të shtyp tastin për hapjen e veturës. Kështu vetura juaj do të hapet. Largësia nuk është me rëndësi , e rëndësishmë është vetëm të thirrni personin në shtëpi i cili e ka çelësin rezerv të veturës tuaj.

    REZERVA E FSHEHTË E BATERISË SË MOBILIT TUAJ

    Nëse ndodh që të jeni në rrugë apo dikund tjetër dhe nuk e keni në dispozicin mbushësin (adapterin), atëherë mos u mërzitni se ka zgjidhje. NOKIA telefonat e kanë mundësinë e baterisë rezerve. Ju vetëm duhet ta aktivizioni në këtë mënyrë: shtypni * 3 3 7 0 # dhe kështu telefoni juaj do të ketë 50% baterinë e mbushur. Mobili juaj këtë rezerv përsëri do ta kompensoj gjatë mbushjes së ardhshme.



    NËSE DIKUSH UA VJEDH MOBILIN SI MUNDESH T’IA BLLOKOSH QË TË MOS E PËRDOR AI!

    Pikë së pari duhet ta dini numrin serik të mobilit tuaj! Që ta dini se cili është numri serik i mobilit tuaj, shtypni * # 0 6 # dhe në display do të paraqitet nurmi serik 15 shifror. Ky numër është i veçantë për secilin mobil. Shkruane këtë numër dhe ruajeni në vend të sigurtë. Nëse ndokush ua vjedh telefonin, thirrne operatorin tuaj, diktojani numrin serik, dhe operatori mund ta bllokoj telefonin tuaj, i cili do të jetë i pa shfrytëzuar nga ana e vjedhësit edhe nëse vjedhësi ia ndrron sim kartelën. Edhe pse nuk mund ta ktheni prapa telefonin tuaj, por do të jeni të sigurtë se vjedhësi nuk mund ta shfrytëzojë telefonin tuaj. Nëse të gjithë kështu do të vepronin, atëherë prej vjedhjes nuk do të ketë dobi
    __________________

      Ora është Fri Apr 26, 2024 2:31 am