Dashuria ndaj Allahut s.t.

    Share
    avatar
    loti the hacker
    WebMaster
    WebMaster

    Postimet : 522
    Pikët : 1499
    Thanks : 7
    Location : TeToVa
    Join date : 07/05/2009

    (N) Dashuria ndaj Allahut s.t.

    Mesazh nga loti the hacker prej Mon Jun 01, 2009 8:38 am

    Dashuria ndaj Allahut s.t duhet të jetë më e madhe se ndaj çdo gjëje tjetër.

    Shkruan: Abdullah KLINAKU

    Besimtari i denjë beson Allahun s.t., i nënshtrohet Atij,e do Atë me shumë se çdo gjë tjetër sepse kjo është pjesë e besimit të tij në Allahun s.t.
    Dashuria ndaj Allahut s.t duhet ta mbush zemren e muslimanit dhe ti jep efektet e veta ne jetën e besimtarit.
    I dashuruari në Allahun mundohet vazhdimisht të veproj atë që i Dashuri Allah ja ka obligu, të largohet prej asaj që i Dashuri Allah ja ka ndalu dhe gjatë tërë këtij rrugëtimi ai ndjen kënaqësi. Besimi dhe Dashuria në Allahun janë qendra prej të cilës burojnë ndjenjat e muslimanit që të veproj vazhdimishte të mirën dhe të luftoj vazhdimisht të keqen.

    Dashuria ndaj Allahut s.t duhet të jetë më e madhe se ndaj çdo gjëje tjetër. Thotë Allahu në Kuran: "Thuaj (o i dërguar): Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur". (Et-Teube 24)

    Ky ajet duhet të shihet dhe shumë thellë mbi të, të meditohet.
    Ky ajet nuk komentohet mbi syrin e trurit por të zemrës, sepse, para tij zemra vendoset në sprovë.
    A e do më shumë Allahun apo nënën dhe babain?.. më shumë fëmijën apo Allahun?...,më shumë pasurinë apo Allahun?..., kë e do më shumë?
    Zemrës drejtoju dhe shihe si po të përgjigjet dhe se çka po ndjen.
    Nëse zemra nuk të kthen përgjigjjen që mendja jote e dëshiron atëher duhet të vazhdojmë tutje të punojmë vepra të mira dhe të lexojmë më shumë për Allahun s.t deri sa zemra ta kthej përgjigjjen e merituar.
    Kjo dashuri më e madhe për Allahun se për tërë ato qka tham nuk nënkupton injorimin e tyre.
    Por, kjo nënkupton se dashuria ndaj gjithë atyre kategorive të përmendura në ajet të buroj nga Dashuria për Allahun.
    Ta duam dikë se Allahu s.t thotë me desht, ti duam prindërit se Allahu thotë ashtu, ta duam, ta ruajmë dhe ta shpërndajm pasurinë se Allahu thotë ashtu e kështu me radh.
    Të gjitha këto veprime pozitive duhet të burojnë nga ndjenja e besimit dhe dashurisë ndaj Allahut s.t.

    Pejgamberi s.a.s thotë: "Tri gjëra tek ai i cili gjinden e ka shiju ëmbëlësin e Imanit: të jetë Allahu dhe pejgamberi s.a.w.s. tek ai më i dashur se çdo gjë tjetër" (Buhari). Këtë dashuri të madhe për Allahun e kanë kultivuar shumë besimtarë të denjë që nga sahabet,tabiinët dhe shumë dijetarë e të devotshëm të tjerë. Ata kanë sjell fjalët që kanë buru nga zemra e ushqyer me dashuri dhe sinqeritet. kanë sjellë veprat që janë burim i dashurisë ndaj Allahut s.t., kanë sjell shembujt më të mirë të mundshëm për dashurinë ndaj Allahut s.t.

    El-Xhevzi ka thënë: "Dashuria e madhe për Allahun është nja shkallë që kanë garu shumë njerëz para nesh, është ushqim i zemrës, kënaqësi e robit, është jetë e kush nuk e shijon këtë ka humb, është një dritë që nëse nuk e ki jeton në errësirë, kjo dynja për ata që këtë dashuri nuk e kan është rraskapitje dhe brengosje".

    Ibrahim En-Nevevi ka thënë: "Ajo qka e ka dallu dhe e ka bërë Ebu Bekrin më të shquarin e sahabeve ka qenë dashuria ndaj Allahut s.t dhe këshilla ndaj njerëzve".

    Ibni Maliku ka thënë: "Uallahi edhe unë kam dashur që ta dua njëher dikë, por, nuk munda sepse dashuria ndaj Allahut e kishte zënë zemrën time".

    Hasan El-Basriu ka thënë: "Dashuria ime e madhe për Allahun nuk ka lënë vend në zemër për ti urrejt njerëzit".

    Selim En-Nehaiu ka thënë: "Një natë e kam ndëgjuar Ukbe Ibni Gulamin që e ka kalu natën me një fjalë: O Allahu im, nëse më dënon të dua, nëse më mëshiron të dua sepse dashuria ndaj teje ka zënë zemrën time".

    Ebu Derda ka thënë: "E dua fukarallëkun sepse jam modest te Allahu, e dua sëmundjen sepse mi pastron gjynahet dhe e dua vdekjen sepse jam përmallu për Allahun". Po ashtu Ebu Derda thotë: "Njeriu e do Allahun aq sa e njeh. Dhe ai që e njeh Allahun e arrin këtë dashuri me këto vepra: 1. Vdekja e nefsit, 2. ngjallja e zemrës, 3. kujtimi i Ahiretit, 4. largimi nga zemra i dunjas, 5. me synu vazhdimisht xhenetin, 6. me desht atë qka njerëzit e urrejn e ajo është vdekja (takimi me Allahun)".

    Hudhejfe ibni Jemame në momentin e vdekjes thotë: "Mirë se erdhe oj vdekje, i dashuri erdhi pas një mungese të gjatë. O Allah deshmoj se e dua takimin me ty dhe Ti duaje takimin me mua".

    Pejgamberi s.a.w.s. po i tregon Ubejje Ibni Kabit se Allahu s.t. e ka përmend në suren Bejjineh. Ky sahab i nderuar ja filloj dhe qaj disa ditë për shkak të gëzimit që e ka përmend më i dashuri i tij, Allahu.s.t
    Madje sa herë që e shihte pejgamberin s.a.s e pyste o i dërguar i Allahut a mua më ka përmend Allahu? Pasi që merrte përgjigjje prape fillonte të qante nga gëzimi. O ju musliman ky i nderuar ka qajt se Allahu e ka përmend, e i Lartëmadhëruari Allah nuk na ka privu as neve nga kjo mundësi, thotë Allahu në Kuran: "Më kujtoni Mua, unë ju kujtoj ju..." (El-Bekare 152). Kush dëshiron ta dijë se a e përmend atë Allahu madje edhe në shoqëri më të mirë siq vjen në hadithe le ta pyes veten se sa e përmend ai Allahun.

    Ibrahim Musuli thotë: "Ajo zemër që e do Allahun ka dëshirë me u lodh dhe me u angazhu për Allahun sepse e di që dashuria ndaj Allahut nuk arrihet pa lodhje".

    Këto janë fjalët që burojnë nga zemrat e përmalluara për Allahun, nga zemrat e dashuruara në Allahun, nga shpirtërat e zgjuar peshë për Allahun, nga mendjet që mendojnë për Allahun, nga njerëzite që jetojnë dhe vdesin për Allahun.

    Abdullah ibni Xhahshi në një beteje po i thotë Sead ibni Muadhit: "Eja ta lusim Allahun s.t. për betejë, dhe po fillon Abdullahu të bëjë duan: O Allah më mundëso të takohem më një armik të cilin do të luftojë me të pastaj do ta vras, pastaj më tako me të dytin që edhe atë ta vras, pastaj më tako me të tretin e të luftoj me të derisa të vritem në rrugën tënde, o Allah".

    Një nënë e dashuruar në Allahun, nënë e cila i kishte edukuar edhe fëmijët e vet në këtë frymë, me dëshirë i dhuron Allahut qdo gjë që kishte nga familjarët, vetëm e vetëm për hir të Allahut.
    Djali i saj, një djal i ri, djal i shehidit, nip i shuhedave(dëshmorëve) i edukuar në frymen e besimit dhe dashurisë ndaj Allahut s.t. niset në një betejë pas Komandandit Ebu Kudames.

    Posa e sheh Ebu Kudame këtë djalosh e sheh se është shumë i ri, e lut të kthehet në shtëpi, por ai nuk pranon assesi.
    Madje thotë që ai do të shkojë në këtë betejë për të mos u kthyer, por, për të shkuar shehid te Allahu s.t.
    Pasi që Ebu Kudame e sheh se djaloshi është i vendosur e merr me vete. Udhëtojnë ushtria deri sa pushojnë në një vend.
    Djaloshin e zë gjumi, pas një kohe, Ebu Kudame vjen me e zgju nga gjumi për të fillu udhëtimin.
    Posa i afrohet e sheh se po qeshet, po e shikon dhe nuk e po zgjon deri sa i doli gjumi nga të qeshurit. Kur u zgjua Ebu Kudame po e pyet, se për qfarë qeshe në ëndërr? Djaloshi po i thotë se ishte një ëndërr e zakonshme! Por Ebu Kudame po këmbëngul që ta dij se qfarë ka parë ëndërr? Atëher djaloshi po thotë: Unë po të tregoj por ju mos i tregoni askujt deri sa te jem unë gjallë.

    Thotë: Erdhen më morren melaqet e Allahut dhe më futen dyrve të Xhennetit. Deri sa hyna në disa dhoma të pallateve të Xhennetit.
    Aty më pritnin gra shumë të bukura sa që vetëm Allahu mi rujti syt se thash po më verbohen.
    Thash këto qenkan grat e mia, hyrinjtë e xhentit, por më thanë se këto janë vetëm shërbëtoret e tua.
    Deri sa i shihja ato u ndegjuan disa zëra se po vjen një grua, ajo ishte hyrija ime e Xhennetit.
    Bukuria e saj ishte e ndritshme e vetëm Allahut i qofshim fal i cili mi ruajti syt. Desha t'i afrohem e ajo më tha jam në pritjen tënde, e kjo do të ndodh në mbrëmje. Prandaj unë InshaAllah do të jem shehid i Allahut.
    U nisën përgaditjet për betejë, u rreshtuan rreshtat dhe Ebu Kudame thotë isha i interesuar të shoh ku është djaloshi.
    E kërkova në rendin e fundit e nuk e gjeta, fillova ta kërkoj rresht për rresht e nuk e gjeta deri në rreshtin e parë.
    Ju afrova dhe i thash: O djalosh shko në rreshtin e fundit se je i ri, e lufta është e rëndë, po ashtu nëse bëjmë luftë dhe fitojmë edhe ti fiton e nëse humbim ndoshta shpëton. Ky djalosh i dashuruar në Allahun dhe përmallimin për takim me Allahun po i thotë, Ebu Kudames: O Ebu Kudame unë këtë nga ti nuk e kam prit, unë nuk kam ardhë këtu me u kthy, unë kam ardhë me shku shehid te Allahu. Ebu Kudame thotë e lejova se ndryshe nuk donte.

    Filloj beteja dhe çdo kush bënte xhihadin e vet dhe kishte vështirësitë e veta. Pas betejës thotë Ebu Kudame fillova ta kërkoj ku është djaloshi. E gjeta thotë dikur por nuk e njihja për shkak të plagëve të mëdha që i kishte në fytyrë.
    Ishte gjallë dhe po thotë: O Ebu Kudame merre këtë rrobe timen e boni nënës sime selam se djali i saj ka shku shehid te Allahu, e per juve do të ndermjetësoj inshaAllah.
    Beteja përfundoj dhe ushtria po kthehet.
    Të gjitha nënat po i prtinin fëmijët e tyre, e edhe nëna e këtij djaloshi po pret me vajzën e saj. Çdo ushtar që kalonte kjo vajzë e vogël pyste a e kam me juve vëllaun?, A e ka ndokush vëllaun tim? Deri sa erdhi Ebu Kudame askush nga ushtarët nuk u përgjigj.
    Kur arriti Ebu Kudame vajza e vogël po pret se qfarë po i thotë për vëllaun e vet.
    Ndërkaq nëna po thotë o Ebu Kudame a po më përgëzon apo po më ngushëllon? Ai e pyet cili është përgëzimi e cili është ngushëllimi për ty oj nënë? Ajo ia kthen nëse Allahu e ka pranu këtë dhuratë nga unë atëher ky është përgëzimi...! Atëher Ebu Kudame i thotë të përgëzoj oj nënë, se djali yt është shehid i Allahut, inshaAllah.

    Sejjid Kutbi r.a., pishtar i thirrjes islame, muxhahid i shkrimit, punës, fjalës dhe veprës, pas torturimeve të shumta në burgjet e Egjiptit, mirret vendim për ekzekutimin e tij, vdekje me varje.
    Për derisa bëheshin përgaditjet për ekzekutim kanale të caktuar shtetërore insistonin që ai të deklarohet se është larg lëvizjes islame dhe të distancohet ndaj shkrimeve dhe aktiviteteve të tija.
    Një oficer i thotë ne e përgadisim shkrimin e ti vetëm nënshkruaje e kjo do të ishte lirim i menjëhershëm për ty.
    Sejjid Kutbi rahmetullahi alejhi thotë: "Ky gisht i cili ka dëshmuar në çdo namaz se Allahu është Një refuzon të nëshkruaj qoftë edhe një shkronjë të vetme me të cilën do të pranoja dhe kërkoja mëshir nga pushteti zullumqar". Oficeri ia kthen se kjo do të thotë vdekje për ty.
    Shehid Sejjid Kutbi r.a. thotë i qetë: "Mirëserdhe vdekje në rrugën e Allahut". Kështu ekzekutohet, si dhe gjatë ekzekutimit njëri nga ekzekutorët i afrohet dhe i thotë thuaje Shehadetin, tash. Shehid Kutbi ia kthen: "Po për këtë fjalë po vdes o i marrë".

    Këta dhe këto janë ata që e kanë dashur Allahun më shumë se çdo gjë tjetër, e kanë dashur Allahun edhe më shumë se veten e tyre.
    Allahu na mësovtë atë që nuk e dimë, na bëftë vepër mirë me atë që e dimë, dashurinë ndaj Tij na e shtoftë, e në xhenetet e Tij me këta e shumë të tjerë si këta të ndershëm na bashkoftë.

      Ora është Sat Apr 29, 2017 7:24 pm